• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çfarë do të thotë rritje ekonomike 18%?

13:48 : 30/09/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

E sigurt është që kjo shifër nuk ka lidhje me ekonominë reale të shqiptarëve. Ajo tregon më së shumti rënien e një viti më parë, paratë e hedhura para zgjedhjeve për të ashtuquajturin “fond rindërtimi” dhe gjithashtu paratë e shpenzuara për shëndetësi, të cilat janë paradoksalisht “rritje ekonomike”.

Në Romën e lashtë, perandori Vespasian vendosi të taksojë urinën, një lëndë që në atë kohë përdorej si produkt pastrimi. Kur perandorit i vunë në dukje natyrën e pistë të taksës, ai supozohet se deklaroi Pecunia non olet (paraja nuk mban erë). Ky besoj se është një shpjegim i vlefshëm për shifrën bombastike të deklaruar nga INSTAT për rritjen ekonomike të tremujorit të dytë 2021, 18% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e këtij tremujori përbëhet në masën më të madhe nga rënia e një viti më parë, ndërsa në një pjesë më të vogël, përbëhet nga paratë që qeveria shpërndau para zgjedhjeve të 25 prillit për “rindërtimin”, fonde që u etiketuan si ‘korrupsion elektoral’. Në një pjesë tjetër, kjo rritje ekonomike vjen si pasojë e faktit se dhjetëramijëra shqiptarë gjatë gjysmës së parë të këtij viti ishin të sëmurë me COVID-19. Këta dhjetëramijëra u detyruan të shpenzojnë dhjetëramilionë euro për shërbime shëndetësore, ilaçe, pajisje mjekësore dhe këto para janë gjithashtu pjesë e “suksesit ekonomik”, pra rritjes me 18%.

Për ta kuptuar më thjeshtë, le të supozojmë se ekonomia në vitin 2019 është 100 lekë. Në vitin 2020, ajo bie me 11.33%, pra bie në 88.67 lekë. Në vitin 2021 ajo rritet me 17.9% nga niveli i vitit 2020 dhe arrin në 104.54 lekë. Në krahasim me periudhën e para krizës, jemi rritur me 5.2% dhe kemi humbur një vit jetë.

Le ta zbërthejmë pak trashë: INSTAT ka rishikuar në rënie rritjen ekonomike të vitit 2020. Sipas saj, në tremujorin e dytë 2020, ekonomia ra me 11.33%. Nga rritja 17.9%, duke zbritur rënien e një viti më parë, na del një rritje neto prej 4.54%. Pra, në rast se ekonomia më 2020 do të ishte në stanjacion në krahasim me vitin 2019, rritja e vitit 2021 do të ishte 4.45%. Në rast se nuk do të kishim pandemi më 2020 por rritje ekonomike normale pak më shumë se 2%, atëhere rritja e këtij viti do të ishte gjithashtu 2-3%, pra një shifër aspak e jashtëzakonshme.

Lexo edhe:

No Content Available

Problemi është që edhe kjo shifra e fundit duket se është furnizuar në një masë aspak të vogël nga “fondi i rindërtimit”. Këto janë paratë që qeveria shqiptare po merr borxh për të paguar procesin e rindërtimit. Ministria e Financave i ka deklaruar këto para në raportet e saj mujore.

Sipas këtyre të dhënave, në muajt prill-qershor, janë shpenzuar 8 miliardë lekë fond rindërtimi; të barabarta me 0.5% e PBB-së vjetore. Në PBB-në tremujore, pesha natyrshëm është katër herë më shumë.

Këto nuk janë kontributi i vetëm i qeverisë në PBB. Në fund të tremujorit të dytë të këtij viti, administrata qendrore, pushteti vendor dhe ndërmarrjet e sektorit publik patën 12 mijë të punësuar më shumë se sa një vit më parë. Këto gjithashtu janë PBB. Edhe korrupsioni elektoral është rritje ekonomike dhe për këtë nuk ka dyshim. Vetëm se kjo lloj rritjeje paguhet me borxh, pra para të marra borxh nga qeveria. Këtë borxh do ta paguajnë qytetarët.

Tremujori i dytë i këtij viti ishte gjithashtu edhe periudha më e vështirë për shqiptarët sa i përket shëndetësisë. Më 1 prill, në Shqipëri kishte 39,390 të sëmurë me COVID-19. Deri më 30 qershor, sipas statistikave zyrtare, 38,143 shqiptarë u shëruan nga COVID-19. Nëse supozojmë se secili prej tyre ka shpenzuar 100 euro ilaçe, atëhere atëhere kemi disa miliona euro rritje ekonomike shtesë. Në një notë më të zymtë, e njëjta gjë vlen edhe për numrin e arkivoleve të prodhuara gjatë një pandemie. Edhe ata llogariten si rritje ekonomike.
Me pak fjalë, Pecunia non olet.

/Birn/

Etiketa: cfare do te thote rritje ekonomike

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Rrëmbeu dhe vrau 33-vjeçaren, dënohet me burg të përjetshëm polici

TË GJITHA

Nuk deklaroi dënimin në Greqi, SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka

23:30 : 03/07/2025

Horoskopi, e premte, 4 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 03/07/2025

Mbyllen mbi 500 biznese në dy vite në Korçë

22:56 : 03/07/2025

Më të mira kundër fryrjes së stomakut, zbuloni 6 ushqimet më të mira për të lehtësuar shqetësimet

22:51 : 03/07/2025

Presidenti i Lille e konfirmon zyrtarisht: Zhegrova ka kërkuar largimin!

22:47 : 03/07/2025

“Spiropali theu rekord”/ Krasniqi: E vetmja në Europë që përjashtoi 60 deputetë në një ditë

22:43 : 03/07/2025

“Pazari i Roskovecit”/ Andi Bushati: Zegjineja, bibë e pilotuar nga Rama!

22:38 : 03/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com