• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Televizioni francez “nxin” Shqipërinë: Një nga vendet më të varfra të Europës, sundon droga dhe korrupsioni

09:35 : 25/09/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Për televizionin francez “TV5MONDE”, Shqipëria është një nga vendet më të varfra të Eurpoës, me popullsi të lodhur nga qeverisja, ku sundon droga dhe korrupsioni. Cilësimet u bënë në një kronikë të transmetuar nga “TV5MONDE”, që pati një intervistë me kryeministrin Edi Rama.

“A nuk është Shqipëria në një farë mënyrë një ferr për popullsinë e saj pasi ka eksod në masë, pasi shqiptarët largohen drejt Francës, largohen drejt Zvicrës”, u pyet kreu i qeverisë.

 

“Shqipëria është një nga vendet më të varfra të Europës. Ajo po zbrazet nga banorët e saj… Edi Rama ishte fituesi i një fushatë të dhunshme e shënuar gjithmonë nga fyerje akuza për mashtrime dhe blerje votash, por mbi të gjitha nga lodhja e popullsisë”, thuhet në kronikën e televizionit francez, që më tej citon një studente. “Normal që të lodhur jemi se rinia bën studime, shpenzon para për tu shkolluar mirë, për të gjetur punë. U beson premtimeve, por në fund nuk fiton asgjë. E vetmja gjë që duam, është të kemi punë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë”, shprehet ajo.

“Por sot, sipas vetë pohimit të kryeministrit të saj, Shqipëria nuk është ende gati, duhen kryer reforma të rëndësishme për të luftuar kundër korrupsionit dhe trafikut të drogës që sundojnë në vend”, vijon më tej kronika.

Lexo edhe:

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

Në përgjigjen e tij, Rama shprehet: “Së pari doja të thoja se nuk jemi ndër vendet më të varfra, jemi ndërmjet vendeve më pak të pasura dhe këtu ka një ndryshim, sepse kur ju flisni për një varfëri, kjo u jep teleshikuesve tuaj idenë e një vendi të varfër në ndonjë kontinent të largët. Ne jemi në mes të Eutropës, jemi ndër më më pak të pasurit, por po ecim për para.

E dyta, nuk patëm një fushatë zgjedhore të dhunshme, dhe nuk patëm një fushatë zgjedhore plot me fyerje. Patëm një fushatë me pjesëmarrje shumë të madhe, rreth 80 përqind e banorëve rezidentë në Shqipëri. Kjo besoj flet vetë për pjesëmarrjen dhe për gjallërinë e demokracisë sonë.  

Së treti, po jemi një vend europian në mes të Europës, kemi problemi, përpiqemi ti zgjidhim, bëjmë reforma, rruga është e gjatë sigurisht, por jemi në drejtimin e duhur pa dyshim. Përndryshe Këshilli Europian nuk do ta kishte marrë unanimisht vendimin për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë”.

Rama u pyet edhe për marrëdhëniet me Presidentin turk: Ju keni takuar këtë javë Presidentin turk Rexhep Taip Erdogannë Nju Jork. A po forcohet interesi për Turqinë, në dëm të Bashkimit Evropian?

Kryeministri Rama tha se Turqia është një vend mik i Shqipërisë prej një kohë shumë të gjatë. “Me Turqinë, Greqinë dhe Italinë kemi një partneritet strategjik dhe miqësia me Turqinë dhe marrëdhëniet me Turqinë nuk janë një alternativë ndaj Bashkimit Europian, aspak”, tha ai.

I pyetur, “a po përpiqeni të përfitoni favore nga Uashingtoni”, me strehimin e përkohshëm të afganëve, Rama u përgjigj:

“Jo. Nuk është kaq e thjeshtë. Së pari ne s’ua hapëm derën me kërkesë të qeverisë së SHBA. E hapëm derën sapo na kontaktuan disa organizata humanitare dhe të drejtave të njeriut në SHBA, dhe thamë ‘Po’. Sepse për ne, kjo është një çështje respekti ndaj historisë, ne jemi një vend mikpritës, një vend që me krenari ka qenë vendi i vetëm në Evropë që pati më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore sesa para saj dhe ku asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve. Jemi një vend që ka pritur gjysmë milion refugjatë lufte që u ikën masakrave të regjimit të Sllobodan Milosheviçit në 1999 dhe jemi një vend ku është shumë e rëndësishme që të mos harrohet se ka një kohë për të kërkuar dhe një kohë për të dhënë. Ne kemi qenë afganët para 30 viteve dhe po të mos kishte qene mikpritja e italianëve e të tjerëve nuk do të kishim mundur të dilnim nga ferri ynë, që nuk ishte një ferr i talibanëve islamistë, për ishte një ferr i talibanëve të kuq. Për të gjitha këto, për ne kjo është thjesht e natyrshme”.

“A nuk është Shqipëria në një farë mënyrë një ferr për popullsinë e saj pasi ka eksod në masë, pasi shqiptarët largohen drejt Francës, largohen drejt Zvicrës, a nuk ka një kontradiktë”, u pyet më tej Rama.

“Jo, sepse së pari, në të gjitha vendet e Lindjes, qofshin vende anëtare të BE apo kandidate, ka pasur një lëvizje masive të njerëzve drejt Perëndimit, dhe nëse për ata që janë anëtarë, bëhet fjalë për një lëvizje brenda një perimetri tregu të lirë të punës, për shqiptarët dhe të tjerët bëhet fjalë për një lëvizje që nuk është vërtet e lirë. Është një lëvizje e lidhur sigurisht me çështje ekonomike, por është e lidhur gjithashtu me rrjete të emigracionit të paligjshëm. Thënë kjo, këtu nuk ka pasur aspak kontradiktë, sepse ne jemi një vend mikpritës, i kemi pritur gjithmonë njerëzit në nevojë dhe do ta bëjmë gjithmonë”, tha ai.

Etiketa: Ramatvmonde

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
Para
Foto marrë nga Instagrami

Është frymëzuar nga Elvana Gjata? Elhaida Dani reagon ndaj kritikave

TË GJITHA

EMRAT/ Zbardhet vjedhja e 6 mln lekëve në Korçë, autorët detyruan djalin e pronarit t’i merrte nga kasaforta

17:21 : 08/06/2025

Izraeli ndalon anijen me të cilën Greta Thunbergut dhe aktivistë të tjerë po shkonin në Gaza

16:58 : 08/06/2025

1 muaj në ndjekje të vëllezërve Papa/ Andrew Bode ndërroi rrobat pas vrasjes, “Audit” i ndryshuan targat

16:46 : 08/06/2025

Do merrnin ushqim, Izraeli vret 6 palestinezë në pikën e shpërndarjes së ndihmave

16:28 : 08/06/2025

Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë

16:18 : 08/06/2025

FOTO/ Ky është Valmir Balliu, u kap me mbi 6 kg heroinë në Kapshticë

16:12 : 08/06/2025

SHBA: Hakmarrja ruse ende s’ka ndodhur, pritet sulm i pamëshirshëm

15:51 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com