• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi LAJMI I FUNDIT

Ministria e Brendshme e Kosovës: Janë lëshuar mbi 6.000 targa të përkohshme për tri ditë

13:44 : 23/09/2021
në LAJMI I FUNDIT, RAJONI

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka njoftuar se prej 20 shtatorit e deri në përfundim të ditës së mërkurë, ka lëshuar 6.375 targa të përkohshme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PPK) dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në tërë territorin e Kosovës.

Sipas njoftimit të Ministrisë, mbi 3.000 targa të përkohshme janë lëshuar në të gjitha vendkalimet kufitare Kosovë – Serbi, ndërkaq, numri më i madh i tyre është lëshuar në vendkalimet kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdar.

Në rrugët që çojnë drejt vendkalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, në veri të Kosovës, të cilat janë bllokuar nga serbët lokalë, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë lëshuar 24 tabela të përkohshme.

Pjesa tjetër e numrit të përgjithshëm të targave të përkohshme janë lëshuar në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve, nëpër komunat e ndryshme, përfshirë edhe katër komunat në veri të Kosovës.

Autoritetet e Kosovës, të hënën, më 20 shtator, kanë nisur zbatimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për masën e reciprocitetit për veturat me targa të Serbisë që hyjnë në Kosovë.

Lexo edhe:

BE thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses, s’ka më kohë për të humbur!

Kosovë/ Kushtetuesja: Kreu i Kuvendit zgjidhet me votim të hapur, kandidati të votohet deri në 3 herë

Sipas këtij vendimi, të gjitha automjetet me targa të Serbisë që hyjnë në Kosovë duhet të pajisen me targa të përkohshme, të lëshuara nga autoritetet e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë të mërkurën se Prishtina dhe Beogradi duhet t’i heqin plotësisht targat e përkohshme për të zgjidhur situatën e krijuar.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të martën se Kosova duhet të ndryshojë vendimet e saja “të këqija” ose në të kundërtën, shteti i tij do të ndërmarrë masa, pa specifikuar se për çfarë masash bëhet fjalë.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka bërë thirrje të mërkurën për ulje të menjëhershme të tensioneve në veri të Kosovës, duke thënë se “të gjitha marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, nga nisja e tij në vitin 2011, mbeten të vlefshme dhe obliguese për të dyja palët”.

/REL/

Etiketa: kosovetargat e perkohshme

Lajme të lidhura

RAJONI

BE thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses, s’ka më kohë për të humbur!

21:21 : 08/08/2025
AKTUALITET

Kosovë/ Kushtetuesja: Kreu i Kuvendit zgjidhet me votim të hapur, kandidati të votohet deri në 3 herë

18:49 : 08/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Hasani: Dispozitivi i Kushtetueses i qartë, por me dy defekte

15:09 : 08/08/2025
Lajmet e Dites

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

13:06 : 08/08/2025
RAJONI

Kriza institucionale në Kosovë, Kushtetuesja vendos sot për konstituimin e Kuvendit

10:09 : 08/08/2025
RAJONI

FOTO/ 34-vjeçari serb arratiset nga paraburgimi në Mitrovicën e Veriut

20:31 : 07/08/2025
Para

“Mos u vaksinoni, shihemi së shpejti”, agjensia funerale jep mesazhin sensibilizues

TË GJITHA

Amerika jep 50 milionë euro për “kokën” e Maduros, reagon qeveria e Venezuelës

15:51 : 09/08/2025

Bllokimi i News24/ Safe Journalists: Alarmante! Ndërhyrja kërkon vëmendje urgjente

15:36 : 09/08/2025

EMRI/ Goditet trafiku i armëve Shqipëri-Itali, arrestohet kreu i bandës, në pranga dhe dy të tjerë

15:32 : 09/08/2025

“Topi i Artë”/ Ousmane Dembele shihet si favorit për të fituar trofeun

15:18 : 09/08/2025

Fikja e sinjalit të News24/ Lubonja: Sulm banditesk që kapërcen ligjin, nga banda e Edi Ramës

15:18 : 09/08/2025

Zjarr i madh në Lushnjë, rrezikohen banesat

15:09 : 09/08/2025

SHBA, BE dhe zyrtarë ukrainas takohen sot në Britani, para takimit Trump–Putin

14:59 : 09/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com