Punonjësit e burgjeve, tashmë do të përballen edhe me disa rregulla të reja.
Bëhet me dije, se sipas një urdhëri të ri të nxjerrë nga ish-minstrja Etilda Gjonaj, punonjësit e burgjeve nuk duhet të jenë pjesë të asnjë partie. Gjithashtu, ata nuk duhet të takohen me familjarët e të dënuarve apo me persona të inkriminuar.
Nëse një nga këto rregullat nuk respektohet, atëherë punonjësit mund të përjashtohen nga puna.
URDHËR:
Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 7, pika 2, të ligjit nr. 8678, datë 14.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 45, pika 5, dhe nenit 49, pika 2, të ligjit nr. 80/2020, “Për Policinë e Burgjeve”,
- Miratimin e Rregullores së Disiplinës për Policinë e Burgjeve, sipas tekstit bashkëlidhur këtij urdhri dhe pjesë përbërëse e tij.
2.Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme Rregullatore e Çështjeve të Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, si dhe Komisioni i Apelimit të Masave Disiplinore për ndjekjen dhe zbatimin e tij.
- Urdhri nr. 3146, datë 16.4.2009, “Për përbërjen dhe funksionimin e Komisionit të Apelimit të Masave Disiplinore”, i ndryshuar, shfuqizohet.
- Ngarkohet Sektori i Arkiv-Protokollit për marrjen e masave për njoftimin e këtij urdhri. Ky urdhër hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
***
- Janë shkelje shumë të rënda
:a) mos përmbushja e rëndë e detyrave;
- b) mosrespektimi i përsëritur i afateve të caktuar në përmbushjen e detyrave, të cilat kanë sjellë pasoja shumë të rënda;
- c) moszbatimi haptazi i dispozitave ligjore për përmbushjen e detyrave funksionale;
ç) braktisja e punës ose mungesa e pajustifikuar dhe e vijueshme për 5 ditë pune ose më shumë;
- d) përfitimi në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë i dhuratave, favoreve, premtimeve ose trajtimeve preferenciale, të cilat jepen për shkak të detyrës;
- dh) fshehja, ndryshimi ose asgjësimi i dokumenteve zyrtare në formë shkresore ose elektronike;
- e) përsëritja e një shkeljeje të rëndë disiplinore, për të cilën është në fuqi një masë disiplinore;
ë) përdorimi, në mënyrë të përsëritur, i statusit si punonjës i Policisë së Burgjeve, me qëllim krijimin e përfitimeve për vete ose për të tjerët;
- f) mos marrja nga eprori e masave të nevojshme për parandalimin e pasojave të mëtejshme në rastet e shkeljeve të rënda disiplinore të kryera nga vartësit e tyre; g) anëtarësimi në një parti politike ose shprehja publikisht e bindjeve ose preferencave politike gjatë ushtrimit të detyrës.
- Janë shkelje të rënda:
- a) mos përmbushja e detyrave;
- b) braktisja e punës ose mungesa e pa justifikuar dhe e vijueshme për 3 ditë pune ose më shumë;
- c) shkelje e përsëritur e rregullave të etikës;
ç) sjellja e parregullt, në mënyrë të përsëritur, gjatë kohës së punës me eprorët, kolegët, vartësit dhe me publikun;
- d) dëmtimi me dashje i pronës shtetërore, përdorimi i saj jashtë përcaktimit zyrtar apo keqpërdorimi i pronës shtetërore, veçanërisht nëpërmjet përdorimit të automjeteve, mjeteve teknike apo pajisjeve të Policisë së Burgjeve për interesa privatë, ose lejimi i përdorimit të tyre prej personave të tjerë;
- dh) përfitimi i padrejtë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë i dhuratave, favoreve, premtimeve ose trajtimeve preferenciale të çfarëdo lloji, të cilat jepen për shkak të detyrës që ushtron ose si rrjedhojë e shfrytëzimit të statusit si punonjës i Policisë së Burgjeve; e)shkelja e rregullave për ruajtjen e informacionit të klasifikuar apo të mirëbesimit për të dhënat e klasifikuara si të tilla;
ë) moszbatimi i urdhrave të ligjshëm të eprorëve, kur kanë sjellë pasoja;
- f) ushtrimi i detyrës në kushtet e konfliktit të interesit;
- g) shkelje e kërkesave dhe e rregullave për garantimin e rendit dhe të sigurisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale;
- gj) përdorimi ose lejimi i përdorimit të forcës në mënyrë të paligjshme;
- h) mbajtja e armës së zjarrit në kundërshtim me normat dhe rregullat e vendosura;
- i) mos raportimi i përdorimit të armës së zjarrit;
- j) paraqitja në detyrë ose shërbim nën efektet e alkoolit ose të lëndëve narkotike, apo konsumimi i tyre gjatë kryerjes së detyrës;
- k) mos marrja nga eprorët e masave për rastet e konstatuara të ngacmimeve seksuale ose për të cilat është vënë në dijeni;
- l) lejimi i përdorimit të emrit dhe të fotografisë së tij nga persona të tjerë ose nga persona juridikë;
- ll) përdorimi i uniformës në ambiente publike apo në situata të cilat nuk kanë lidhje me detyrën që kryen;
- m) shoqërimi me persona që janë nën ndjekje penale, janë subjekt të një procedimit penal ose me persona të dënuar dhe të pa rehabilituar, kur nuk kanë lidhje të ngushta gjaku ose ligjore me punonjësin e Policisë së Burgjeve ose vendosja e marrëdhënieve të papërshtatshme të biznesit me këta persona;
- n) shoqërimi ose mbajtja e kontakteve me familjarët e personave të dënuar që vuajnë dënimin në institucionin e ekzekutimit të dënimeve penale ku punonjësi ushtron detyrën;
- nj) mos informimi i eprorëve mbi fillimin e procedimit penal ndaj tij;
- o) përsëritja e një shkeljeje të lehtë disiplinore, për të cilën është në fuqi një masë disiplinore.
- Janë shkelje të lehta:
- a) mungesa e pajustifikuar në punë deri në 3ditë pune;
- b) shkelja e rregullave të etikës për Policinë e Burgjeve;
- c) sjellja e parregullt, gjatë kohës së punës, me eprorët, kolegët, vartësit dhe me publikun;
ç) moszbatimi i urdhrave të ligjshëm të eprorëve;
- d) ndërhyrja ose ndikimi i padrejtë në ushtrimin e detyrës së një punonjësi tjetër të Policisë së Burgjeve;
- dh) dhënia e këshillave, sugjerimeve apo rekomandimeve për familjarët e personave të dënuar, që vuajnë dënimin në institucionet e ekzekutimit të dënimeve penale;
- e) komunikimi me medien apo me persona të tjerë, në kundërshtim me ligjin për Policinë e Burgjeve;
ë) mbajtja apo përdorimi i dokumentit identifikues, të pa miratuar nga autoriteti përkatës, si punonjës i Policisë së Burgjeve;
- f) mbajtja e armës, në mënyrë tillë që shihet nga publiku, nga punonjësit e Policisë së Burgjeve, të cilët janë pa uniformë;
- g) mos njoftimi, nga punonjësi i Policisë së Burgjeve, i eprorit dhe i autoriteteve kompetente, sipas ligjit, për ndërhyrjet ose format e tjera të ndikimit nga punonjësit e tjerë të Policisë së Burgjeve, avokatët, funksionarët politikë, funksionarët publikë ose subjektet e tjera;
- gj) raste të tjera të sjelljes që diskrediton pozitën dhe figurën e punonjësit të Policisë së Burgjeve dhe dëmton besimin e publikut në sistemin në sistemin penitenciar, të kryera brenda ose jashtë ushtrimit të detyrës.