Sula paralajmëroi se SHBA ka një listë tjetër me emra që do të shpallen ‘non grata’ edhe nga radhët e PS, ndërsa theksoi, se zoti Berisha për të mirën e PD duhet të heqë dorë nga aksioni i tij brenda partisë për rivendosjen e kushtetutshmërisë, pasi kjo do e dëmtonte PD.
Vendimi i Bashës për të përjashtuar Berishën, ishte i drejtë apo jo?
Dashnor Sula: Shpreh keqardhjen për gjendjen e krijuar. Por sigurisht sot jemi në rrethana të tjera, në një situatë jo normale për PD. Duke pasur parasysh që PD duhet të ishte në pushtet dhe do të flisnim me një gjuhë tjetër sot. Por duke marr parasysh situatën që ndodhemi dhe vendimet e marra nga PD do të bëhet një analizë e thellë, për të kuptuar se pse erdhi ky muaji. Shkaku kryesor, e këtë e them jo si deputet, por si qytetar, ka qenë masakra elektorale. Kjo solli dhe pasojën e këtij rezultati. Vota popullore ka qenë për PD, por u devijua. Nëse do të bëjmë një analizë të hollësishme, kuptohet që kanë qenë dhe faktor të jashtëm që ndikuan në këtë rezultat. Ç’kuptojmë me këtë? Natyrisht përfshihet dhe ndryshimet e kodit zgjedhor, që u prish nga zoti Rama, pasi do të flisnim me një rezultat tjetër në zgjedhje. Kjo pse ndodhi, pse nuk u ndërhy nga ndërkombëtarët, sepse dihet se çfarë roli kanë ndërkombëtarët në Shqipëri, sepse ndikojnë drejtpërsëdrejti te shqiptarët. Pikërisht kjo lloj mosndërhyrje e drejtpërdrejt e SHBA-ve dhe vendeve të BE që ishin garante e marrëveshjes së 5 qershorit, por pikërisht pse s’u bë kjo ndërhyrje? Sepse PD kishte disa gjëra që nuk ishin në koherencë me SHBA-të. Sapo mbaruam zgjedhjet vjen vendimi për të shpallur ‘non grata’ Berishën. SHBA-të dihen kush janë, janë garanti i demokracisë në botë. Pa diskutim unë s’e lidh me emra konkretë, por edhe sikur sot kryetari Basha i cili është kryetari jonë, nëse do të ndodhte të ishte person non grata, unë do të isha i pari që do të kërkoja që ai të hapte rrugën sepse s’janë individët përpara partisë. Unë jam i bindur që SHBA-të siç flitet, kanë një listë tjetër të personave non grata, edhe brenda PS. SHBA-të zgjedhin kohën dhe momentin e duhur për të bërë këtë vendim. Mendoj dhe aludoj gjithnjë, që zoti Basha mund të kenë pasur dijeni për këtë vendim, sigurisht mund të ndikonte dhe te zgjedhjet e 25 prillit nëse ajo shpallej më herët. Mendoj se nëse është e vërtetë, zgjedhja është e drejtë. Ndjesia e demokratëve për zotin Berisha është shumë e madhe. Unë s’e teproj ta them që për mua dhe brezin tim zoti Berisha është udhëheqësi ynë shpirtëror.
Si e komentoni vedimin e marrë nga Basha në mënyrë individuale?
Dashnor Sula: Nga pikëpamja e procedurës lë për të dëshiruar, por nga pikëpamja e ruajtjes dhe ekzistencës së PD është për t’u falënderuar zoti Basha. Për mua nëse do të hidhej në votim, të jeni të sigurt që nuk do të realizohej ky vendim. Por nëse bëhej kjo do të kthehej PD në një organizatë. Pse e them këtë? E them se nga komunikimet e Reeker, PD do të ishte në një kolaps të thellë. Ndjej keqardhje si demokrat, si person që e admiroj zotin Berisha, por kjo ishte në të mirë të PD.
A e shmangu kaosin ky vendim?
Dashnor Sula: Zoti Berisha është babai jonë shpirtëror, ai duhet të bëjë sakrifica për PD.
Zoti Berisha thotë që është shkelur statuti
Dashnor Sula: Zoti Berisha ka beteja të mëdhaja, të jeni të sigurt që nuk zbehet kontributi i zotit Berisha për aq kohë sa do të jetë pjesë e politikës. Edhe sikur të mos ishte deputet, kontributi i Berishës zë vend. Është në dorë të zotit Berisha për të shpëtuar PD. Shpëtimi i saj nuk vjen në këtë formë. Zoti Berisha ka marrë një nismë ligjore që e vlerësoj. Zgjedhja e Bashës ka qenë e detyruar. Marrëdhënia e Berishës dhe Bashës ka qenë e ngushtë. Ai këto vite është këshilluar me zotin Berisha për shumë vendime. Fjala e zotit Berisha ka pasur peshë të drejtpërdrejt te Basha.
A të kishe dhënë dorëheqjen Basha do të ishte zgjidhje?
Dashnor Sula: Për mua jo. Nëse Basha do të merrte vendim tjetër do të ishte asgjësimi i PD. Kam bërë një krahasim të tillë, nëse besimi ekziston në Zot dhe s’e ka parë asnjeri, Zoti në tokë është SHBA, ajo ka ndikime në shumë vende dhe këtë duhet ta kuptojmë. Ne pa mbështetjen e Amerikës si PD s’do të kishim ekzistencën. Unë kam qenë jashtë grupit parlamentar 2017-2021, por e kam thënë dhe e rithem që ka qenë negative fakti që dogjën mandatet. Mua më vjen keq që ka ndodhur një gjë e tillë dhe nga aty ka ndodhur rrënimi i PD, por edhe zgjedhjet lokale.
Zoti Berisha e di mirë ekzistencën e SHBA dhe ai këmbëngul që ka pasur jo respektim të strukturave të PD, pati thyerje të statutit. Ai shkoi dhe më tej dhe tha që ky vendim erdhi si pasojë e një pazari. Berisha s’e konsideron të mirëfilltë këtë vendim. Edhe dje kur u larguat nga Kuvendi, edhe Berisha u largua me ju?
Dashnor Sula: Basha e shprehu që ka marrë përgjegjësitë për këtë vendim. Kjo tregon që zoti Basha nuk kërkon të çajë strukturat e PD. I vetmi shteg që kishte zoti Basha ka qenë ky shteg. Çdo gjë ka një fund. Kemi një betejë ligjore që zoti Berisha ka hapur, shpresoj të fitohet kjo dhe do të ishim të gjithë të qetë. I mëshoj faktit të situatës së momentit, apeloj për qetësi, maturi, sepse është një rrugë pa krye, nëse hyjmë në një konflikt strukturat e PD. Këtë e ka në dorë babai ynë shpirtëror Sali Berisha. Ai duhet të bëj sakrificë për të mbrojtur PD. Nuk është e moralshme, lufta e këdo me njëri-tjetri brenda.