• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Detajet e tre takimeve të fundit/ A e gënjeu hap pas hapi Basha, Berishën

16:44 : 11/09/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Përpara se Lulzim Basha të merrte vendimin personal, të beftë dhe të papritur për Sali Berishën ai ka pasur tre biseda të gjata me të: një në fundjavën e shkuar në Gjirin e Lalzit, një në Tiranë dhe të fundit në celular, pak minuta përpara se të bënte publik vendimin. Por në asjnjërën prej tyre, madje as në atë telefonike të minutave të fundit ai nuk i ka thënë copë ish mbrojtësit dhe promovuesit të tij se kishte ndërmend ta përjashtonte.

Gjithashtu mbetet mister edhe koha kur e ka marë këtë vendim. E ka vendosur që në fillim, kur në mes të majit sekretari i shtetit Blinken bëri publik aktin e shpalljes non grata, apo në ditët e fundit kur iu shtuan presionet dhe shantazhet nga diplomatët lokalë amerikanë.

Gjithësesi Berisha pretendon se Basha e ka bërë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij, pasi e kanë kërcënuar edhe atë me ndalimin e udhëtimeve në SHBA: “Ka disa vite që nuk shkon në SHBA. ka disa fluturime të anulluara. Gjithçka ka bërë vetëm për veten e tij. Gjithçka e ka bërë në funksion të interesit të tij personal”, tha Berisha mbrëmë në Zonë e lirë.

Nga sa pranojnë njohhje të përbashkëta Basha nuk ia ka hapur temën e përjashtimit gjatë takimit të parë në Lalëz. Ai i ka folur se ambasadorja amerikane e ka njoftuar vetë ish kryeministrin për këtë vendim, gjë të cilën Berisha e ka mohuar. Ai i ka thnë edhe se amerikanët po pretendojnë që nëse Berisha nuk tërhiqet do të ketë konseguaenca mbi fëmijët dhe familjarët.

Në takimin e dytë të martën në Tiranë Basha bën një hap të ngathët përpara. Ai teston Berishën lidhur me mundësinë që mazhoranca qeverisëse ta përjashtonte atë nga parlamenti me anë të ligjit të dekriminalizimit. Këtë version të bisedës e pohon edhe vetë Berisha: “Ai me mua ka bërë një bisedë 3 ditë përpara ku më thotë se si do ia bëjmë se na del problemi i atij ligjit, të dekriminalizimit. I them nuk ka asnjë lidhje. Ligji i dekriminalizimit penalizon njerëz për akuza konkrete kurse ato për mua janë në përgjithësi”, rrëfeu Berisha.

Lexo edhe:

Gjyqtarja Ulliri ka kërkuar dorëheqjen nga “Partizani”? GJKKO: Do t’iu njoftojmë për vendimin

Gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen, GJKKO shtyn seancën për dosjen “Partizani”

Një ditë më parë, të hënën, ai kishte dhënë një intervistë në Euroneës ku shpalli vendimin e tij për të hyrë në parlament dhe e kërcënoi Bashën me nisjen e një lëvizjeje në bazën e demokratëve, nëse ai imagjinonte të ndërmerrte ndonjë veprim të papritur.

Por, kryetari i PD-së ishte mes dy zjarresh. Po të njëjtën ditë ai ishte shantazhuar me një mesazh të botuar nga Lapsi.al edhe nga ambasadorja Yuri Kim, e cila kishte shkruar se do të procedohej me veprime të mëtejshme.

Vetë Basha i ka treguar kështu në kryesinë e PD- së tratativat me amerikanët. “Në këto dy muaj e gjysmë, unë kam shfrytëzuar çdo resurs që kam në SHBA, bashkë me doktor Berishën, por nuk e zgjidhëm dot problemin. Po ju them diçka që kam Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun dëshmitarë. Kur ka ardhur Philip Reeker që më ka takuar në seli, ka ardhur vetëm me kërkesën për të përjashtuar Berishën dhe nuk pranonte asnjë negociatë. Na është bërë i qartë vendimi i DASH-it për këtë. Ka më shumë detaje që nuk janë bërë publike për këtë çështje, por që nuk kam ndërmend t’i ndaj me askënd, por ky është vendimi më i duhur për Berishën dhe familjen e tij”, tha Basha para Grupit Parlamentar të enjten.

Në këtë deklaratë të Bashës ka disa inkoseguenca që nuk bindin. E para vizita e ndihmës sekretarit amerikan të shtetit të cilës ai i referohet ka ndodhur në 30 qershor. Basha thotë se ka dëshmitarë që Philip Reeker i ka paraqitur edhe prova që ai nuk do ti bëjë publike. Po mirë, lind pyetja, nëse këto prova qenë kaq të rënda a nuk duhet ai së paku ato ti’a tregonte Berishës, që e mohon ekzistencën e tyre? Po le të supozojmë një moment se gënjen Berisha dhe jo Basha dhe ata të dy kanë qenë në djeni të këtyre fakteve përvëluese. Si ka mundësi që Berisha me gjithë njohjen me to, ka vendosur të vazhdojë betejën për të zbardhur akuzat, ndërsa Basha qenka merkakosur më shumë se i zoti i punës për fatin e Berishës dhe të fëmijëve të tij? Mos e do vallë më shumë Luli, Shkëlzenin dhe Argitën sesa vetë Saliu? Vështirë të besohet.

Por ajo që është më flagrante qëndron në episodin final të kësaj drame politike dhe personale. Në momentin e komunikimit të fundit mes të dyve, vetëm 15 20 minuta përpara se vendimi i përjashtimit të Berishës të bëhej publik, Basha i bën një telefon doktorit që nuk gjendej në Tiranë, por në Lalëz. As në këtë moment ai nuk i flet sinqerisht. Në formë pyetjeje i kërkon mendim se ndoshta mos qe më mirë që të pezullohej për disa kohë nga grupi parlamentar që do diskutonte për këtë temë.

Pra nuk ia thotë si vendim por ia shtron si hipotezë. Tallja është e vivelit të lartë dhe si ujk i vjetër i politikës Berisha e nuhat se nuk bëhej fajlë për disa muaj, por për një përjashtim përfundimtar. Ai është i ndërgjegjshëm se betejen me “non grata-n” e amerikanëve nuk e fiton dot për disa jave, ndoshta as për gjithë jetën. Prandaj i thotë prerë: “Kjo mundësi nuk ekziston. Nëse do të bëni mbledhje me deputetët thuaju atyre se Sali Berisha e kundërshton prerë këtë version”.

Në fakt, Basha thjesht bën prestigjatorin se ai nuk ka ndërmend të mbledhë njeri dhe të konsultohet me partinë. Ai vërtet i ka thirrur deputetët por do ti lërë ata ta dëgjojnë në hollin e PD, përmes facebookut dhe TV, vendimin që ai ka marrë për Berishën. Edhe gjoja pyetja për doktorin është një lëvizje mashtruese sa për të larë gojën. Disa burime nga PD-ja tregojnë se deklaratën që do të transmetohej në ora 20 10 të së enjtes ai e ka regjistruar me promter që në ora 17 30. Pra kur e ka marë Berishën gjoja sikur e ka testuar për një hipotezë, ai e kishte marrë vendimin.

Gjatë gjithë kohës, që kur mori kërcënimet e para nga amerikanët ai ka luajtur dhe është tallur me njeriun që e zgjodhi në krye të PD për ti mbrojtur krahët, pa e ditur se pikërisht nga Luli, do ti vinte thika pas shpine. Jo më kot Berisha e quajti atë që i ndodhi të enjten: “një pabesi”. /Lapsi.al

Etiketa: BashaBerishadetaje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjyqtarja Ulliri ka kërkuar dorëheqjen nga “Partizani”? GJKKO: Do t’iu njoftojmë për vendimin

11:06 : 30/06/2025
AKTUALITET

Gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen, GJKKO shtyn seancën për dosjen “Partizani”

10:48 : 30/06/2025
AKTUALITET

Dosja “Partizani”, sot mbahet seanca e parë në GJKKO ndaj Berishës dhe Malltezit

08:42 : 30/06/2025
AKTUALITET

Gjokutaj nxjerr dokumentin: Drejtësi me regji politike kundër Sali Berishës

21:40 : 29/06/2025
AKTUALITET

Berisha nxjerr të dhënat: Kutitë e votimit u mbushën jashtë dhe u zëvendësuan në qendrat zgjedhore

13:21 : 27/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Trump e shpalli Ballkanin një zonë të rrezikshme për shkak të Ramës

16:12 : 25/06/2025
Para

Kamioni aksidenton fëmijën 1 vjeç në Prishtinë

TË GJITHA

Aksidentoi turisten 19-vjeçare në Vlorë, vihet në pranga 47-vjeçari

15:08 : 30/06/2025

Favorizuan ndërtuesit/ Prokuroria dërgon për gjykim dy zyrtarët e Bashkisë Korçë (EMRAT)

15:06 : 30/06/2025

Irani: Pasurimi ynë bërthamor nuk do të ndalet kurrë

14:52 : 30/06/2025

Shkelja e barazisë në tendera/ Pezullohet nga detyra kreu i Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri

14:38 : 30/06/2025

Rinumërohen 80 kuti në qarkun e Fierit, PD ka humbur më shumë vota sesa PS

14:30 : 30/06/2025

Kurti: Të akuzuarit për Banjskën shumë afër Vuçiç-it

14:23 : 30/06/2025

Ngërçi për konstituimin e Kuvendit, Osmani do të ftojë në takim krerët e partive politike

14:19 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com