• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

A mbaron hapësira kozmike, apo shtrihet në pafundësi?

20:36 : 10/09/2021
në NDRYSHE

Nga Jack Singal

Mbi kokat tuaja ndodhet qielli, ose siç e quajnë shkencëtarët atmosfera. Ajo shtrihet rreth 32 kilometra) mbi Tokë. Ajo është një përzierje molekulash, me pjesë të vogla të ajrit aq të vogla saqë miliarda prej tyre i thithim sa herë që marrim frymë.

Mbi atmosferë është hapësira. Ajo quhet kështu sepse ka shumë më pak molekula, dhe me shumë hapësira ​​boshe midis tyre. A keni menduar ndonjëherë se si do të ishte të udhëtonit në hapësirën e jashtme, dhe pastaj të vazhdonit më tej? Çfarë do të gjenit vallë? Shkencëtarët si unë janë në gjendje të shpjegojnë shumë nga ato që do të shihnit. Por ka disa gjëra që nuk i dimë ende, si për shembull nëse hapësira shtrihet në pafundësi.

Planetët, yjet dhe galaktikat

Në fillim të udhëtimit tuaj në hapësirë, ju mund të njihni disa nga imazhet. Toka është pjesë e një grupi planetësh që lëvizin në orbitë përreth Diellit – me disa asteroide dhe kometa midis.Ju mund ta dini që Dielli është në fakt vetëm një yll mesatar. Ai duket më i madh dhe më i ndritshëm se sa yjet e tjerë vetëm sepse është më afër Tokës.

Lexo edhe:

Gjinekologu që la shtatzënë fshehurazi 21 gra, historia me pacientet e tij

A jeni inteligjent? Ja shenjat që e tregojnë këtë

Por për të arritur në yllin tjetër më të afërt, do t’ju duhet të udhëtoni 1.6 miliardë km nëpër hapësirë. Edhe nëse do të mund të udhëtonit me sondën më të shpejtë hapësinore që ka prodhuar deri më tani NASA, do t’ju duheshin ende mijëra vjet për të arritur atje.

Nëse yjet janë si shtëpitë, atëherë galaktikat janë si qytete plot shtëpi. Shkencëtarët vlerësojnë se ekzistojnë 100 miliardë yje vetëm në galaktikën ku bën pjesë Toka. Nëse do të mundeshit t’i zmadhonit, përtej galaktikës së Tokës, ato 100 miliardë yje do të përziheshin së bashku, dhe do të ngjanin me dritat e ndërtesave të një qyteti të para nga një avion.

Kohët e fundit astronomët kanë mësuar se shumica e yjeve kanë planetët e tyre që orbitojnë rreth tyre. Madje disa janë si Toka, ndaj është e mundur që ata mund të jenë shtëpia e qenieve të tjera të gjalla. Por do t’ju duhej të udhëtonit nëpër 9.6 trilionë km hapësirë ​​vetëm për të arritur tek një galaktikë tjetër.

Pjesa më e madhe e asaj hapësire është pothuajse plotësisht e zbrazët, me vetëm disa molekula dhe grimca të vogla të padukshme misterioze, që shkencëtarët i quajnë “lënda e errët”. Duke përdorur teleskopë të mëdhenj, astronomët shohin miliona galaktika në çdo drejtim. Nëse do të mund t`i shihnit për një kohë shumë të gjatë, për miliona vjet, do të dukej sikur po shtohej gradualisht një hapësira e re midis të gjitha galaktikave.

A ka një fund hapësira?

Nëse do të mund të dilnit jashtë hapësirës së njohur dhe sa do të dëshironit, a do të vazhdonit të udhëtonit përgjithmonë nëpër galaktika? A ka një numër të pafundmë galaktikash në çdo drejtim? Apo Universi e ka një fund? Dhe nëse po, me çfarë përfundon?

Këto janë pyetje për të cilat shkencëtarët nuk kanë ende përgjigje të prera. Shumë prej tyre mendojnë se ka të ngjarë që ju vetëm të vazhdoni të ndeshni galaktika në çdo drejtim dhe përgjithmonë. Në këtë rast, Universi do të ishte i pafundmë.

Disa shkencëtarë mendojnë se është e mundur që Universi në fund të mbështillet në vetvete, ndaj një ditë do të riktheheshit atje ku do ta kishit filluar udhëtimin por nga drejtimi tjetër. Shkencëtarët e konsiderojnë kryesisht të pamundur që Universi të ketë një fund, pra një rajon ku galaktikat ndalen ose ku do të kishte një pengesë të një lloji të caktuar që do të shënonte fundin e hapësirës. Por askush nuk e di me siguri.

Shënim: Jack Singal, profesor i asociuar i fizikës, Universiteti Riçmond, SHBA.

Etiketa: ndryshe boldnews host domain

Lajme të lidhura

NDRYSHE

Gjinekologu që la shtatzënë fshehurazi 21 gra, historia me pacientet e tij

20:27 : 04/02/2022
NDRYSHE

A jeni inteligjent? Ja shenjat që e tregojnë këtë

22:37 : 23/01/2022
BOTA

Gruaja nxjerr shëtitje burrin e lidhur si qen, rrjeti ‘shpërthen’ me kritika (Video)

18:33 : 14/01/2022
NDRYSHE

Mbushi 119/ Ja sekretet e Tanakës, gruas që jetoi nëpër histori

21:34 : 03/01/2022
NDRYSHE

Pak orë na ndajnë nga ndërrimi i viteve/ Çfarë duhet të bëni në 2022, nga telefoni, te ish-i

16:40 : 31/12/2021
BOTA

Çmenduri! Ndalohet për 11 ditë e qeshura dhe alkooli në Korenë e Veriut

16:49 : 16/12/2021
Para

Presidenti ukrainas: Lufta me Rusinë është mundësia më e keqe

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com