Disa drita blu në momentin që Meksika u trondit nga tërmeti i fuqishëm prej 7 ballësh është bërë virale në rrjet duke krijuar panik tek qytetarët.
Sidoqoftë, ekspertët thonë se nuk ka asgjë për t’u frikësuar. Fizikani i Universitetit Rutgers, Troy Shinbrot, shpjegoi se “nëse do të ndodhte, apokalipsi do të kishte ndodhur një mijë vjet më parë kur kjo u zbulua për herë të parë”, pasi pamja interesante është regjistruar historikisht dhe ndodh “rregullisht”.
Disa shkencëtarë besojnë se shpërthimi i dritës, ose shkëlqimi, është shkaktuar nga fërkimi i shkëmbit pranë kores së Tokës, që lëshon energji në atmosferë. Blici i dritës prodhohet pranë sipërfaqes së planetit.
Tërmeti 7 ballë goditi qytetin e Acapulco të mërkurën, duke lënë të vdekur një person; ndërsa shkaktoi dëmtimin e ndërtesave, gjithashtu rrëshqitje dheu që mbulonin një autostradë kryesore. Banorët dolën jashtë objekteve mirëpo u tronditën kur panë dritat blu, të cilat u shfaqën në qiell.
https://www.youtube.com/watch?v=7UR-qVzo0-8