• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Je turpi i Kosovës!’/ Haradinaj kërkon dorëheqjen e Albin Kurtit

18:42 : 04/09/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Ramush Haradinaj akuzon qeverinë e Albin Kurtit për korrupsion dhe i kërkon Kryeministrit të Kosovës të japë sa më parë dorëheqjen, edhe për keqmenaxhimin e pandemisë, situatën ekonomike të vendit dhe dështimin në politikën e jashtme.

“Albin, përderisa i ke angazhuar hajnat e vegjël të dalin nëpër televizione, unë ende nuk mora përgjigjie nga ju për shumë pyetje që i kam bërë vazhdimisht. Ministrat tu, ai i Brendshëm, e Drejtësisë, dhe i Infrastrukturës dikur e akuzonin qeverinë time për Nexhat Krasniqin, siç e quanin “kryekriminel” dhe “baba i tenderëve”. Tash Nexhati është i angazhuar edhe në qeverinë tënde, konkretisht në ministrinë e cila në dy muaj ka dhënë 29 tenderën njëburimore. A u bëre edhe ti si Nexhati, apo ai u bë i mirë tash? Po 38 kontrata sekrete, në dobi të kujt janë? Ku po shkojnë ato para?”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Haradinaj akuzon Kurtin edhe për nepotizëm te emërimet në administratë, se nuk mbajti premtimin për reciprocitet me Serbinë, pas heqjes së taksës 100 për qind të vendosur nga Haradinaj dhe për dështim me pandeminë.

“Hoqe punëtorët shëndetësorë nga puna, profesionistë të trajnuar dhe me përvojë për trajtimin e të prekurve nga virusi. Tri javë pas mburrjeve tua, arritëm në rekordin e zi të vdekjeve. A po e marrin qytetarët tanë kujdesin e duhur shëndetësor? A i ke vizituar spitalet që të shohësh përpjekjet titanike te mjekëve e stafit teknik? Albin, e nise vaksinimin me vonesë, duke e rrezikuar vendin dhe ekonominë që të mbyllet. Asnjë vaksinë nuk u sigurua nga buxheti shtetëror, e edhe ato që erdhën si donacione, po skadojnë për shkak të paaftësisë tënde dhe tagrambledhësve tu që të organizojnë e të hapin më shumë pika vaksinimi për qytetarët”, thotë ai.

Ish-kryeministri shkruan se me Albin Kurtin Kosova është shndërruar në kampione të keqmenaxhimit të pandemisë dhe për blere të gazit rus, në kundërshtim me interesat strategjike të Kosovës, që janë me SHBA.

Lexo edhe:

Haradinaj e quajti Kurtin ‘i luajtur’, deputeti i VV-së: Nuk e di ku e gjen guximin

“Albin, as unë e as Aleanca, kurrë nuk do të mbështesim shkelësit e ligjit. Ne i dojmë ata në burgje, por jo përmes gjykimit tënd publik, përmes hajnave të vegjël që shfaqen si fantazma të gjalla në ekrane. Por, përmes organeve të drejtësisë, të cilave ti e ushtria jote po iu bëni presionin më të madh të mundur. A jemi ne shtet totalitar? Jo, por me çasjen tënde për kapjen e institucioneve të pavarura, po rrezikohemi të arrijmë edhe në atë situatë. Kush je ti? Ku po na çon? Ti që po e përdhos edhe gjakun e Dëshmorëve, që lëkund edhe eshtrat e tyre në varre. Ti që u bëre turpi i Kosovës. Marrë!”, mbyll reagimin e tij, Ramush Haradinaj.

Etiketa: haradinaj kurti boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Haradinaj e quajti Kurtin ‘i luajtur’, deputeti i VV-së: Nuk e di ku e gjen guximin

22:30 : 16/06/2021
Para

A duhet të vaksinohen ata që e kanë kaluar koronavirusin/ Ja si përgjigjet mjeku Alimehmeti

TË GJITHA

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

19:20 : 08/06/2025

“Kanceri i testikujve, më i shpeshti në moshat e reja”, onkologu: Nis në adoleshencë

19:13 : 08/06/2025

Sizmologët grekë të shqetësuar pas tërmetit në malin Athos

19:06 : 08/06/2025

Franca “ngushëllohet” me vendin e tretë në Ligën e Kombeve, fiton “finalen e vogël” ndaj Gjermanisë

18:59 : 08/06/2025

100 mënyrat se si Elon Musk dyshohet se përfitoi nga bashkëpunimi me Donald Trump

18:47 : 08/06/2025

Ankimimi në Apel/ I akuzuar për korrupsion, Veliaj ofron garanci pasurore për të dalë nga qelia

18:37 : 08/06/2025

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

18:13 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com