Dy vatrat e zjarrit të aktivizuar dy ditët e fundit në Majën e Rrunës vijojnë të jenë aktive.
Nga raportimet mësohet se flakët e zjarrit po afrohen mbi tunelin e Kalimashit, ndërsa era e fortë dhe terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen e zjarrëfiksëve.
Pritet që gjatë ditës së sotme të ketë ndërhyrje nga ajri me helikopter për shuarjen e zjarrit.