Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin “Për të huajt”.
Meta shprehet se Shqipëria rrezikon të përballet me një fluks të lartë të kërkesave të detyrueshme për pranim nga shtetas të ndryshëm të vendeve të treta, duke shtuar se fluksi i të huajve nga vendet e treta është përtej mundësive dhe kapaciteteve që Shqipëria mund të përballojë.
Ndërsa ka renditur arsyet e kthimit të këtij ligji, Meta bën me dije se qeveria po përmbush vetëm një qëllim parësor dhe afatshkurtër , ndërsa thekson se shpopullimi është drama më e madhe që po i ndodh vendit.
Arsyetimi sipas Presidentit Meta:
Në seancën plenare të datës 24 qershor 2021, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin nr. 79/2020 “Për të huajt”, ligj ky i cili është përcjellë për shpallje pranë Presidentit të Republikës përmes shkresës me nr. prot. 1525, datë 5.7.2021, të Kuvendit të Shqipërisë.
Kjo nismë rezulton të jetë depozituar në Kuvend në datën 11.2.2021, nga Këshilli i Ministrave.
Para së gjithash, Presidenti i Republikës, vlerëson pozitive çdo nismëligjvënëse që synon të transpozojë Direktivat e Bashkimit Europian në një fushë të caktuar, por nga ana tjetër çmon se ndryshimet erëndësishme tëlegjislacionit që trajton çështje kaq delikate dhe me impakt të gjerë për shoqërinë dhe kombin shqiptar, duhettërealizohen vetëm:
pas një analize të thelluar dhe objektive tëtë gjithëproblematikave që kërkojnë adresim e zgjidhje të njëkohëshme përmes ligjit;
sipas një politike të qartëdhe afatgjatështetërore;
përmes një procesi sa më gjithëpërfshirës për tëtërhequr një konsensus sa më të gjerë;
në mënyrëtë tillëqë zgjidhjet dhe alternativat që do tëduhet tëofrojë ligji i ri, tëjenë në përputhje me vlerat universale, të garantojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të ofrojnëqëndrueshmëri në kohë, dhe mbrojtje sa më të mirë tëinteresavetë shtetit dhe të shtetasve të Republikës së Shqipërisë, që të sigurojnëprosperitetin e të gjithë kombit, kulturën dhe solidaritetin shoqëror, vlera këto të cilat i mishëron më së miri Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë që në Preambulën e saj.
Ligji nr. 79/2020 “Për të huajt”, edhe pse hyn në llojin e atyre akteve ligjore që mund të miratohen nga Kuvendi i Shqipërisë përmes një shumice të thjeshtë, për nga objekti i marrëdhënieve juridiko- shoqërore që rregullon, krijon një impakt afatgjatë për zhvillimet ekonomiko-shoqërore në vend.
Pikërisht për këtë arsye, nisma të tilla legjislative që formalizojnë qëndrimet politike të Këshillit të Ministrave, duhet tëshqyrtohen e miratohen nga Kuvendi i Shqipërisë përmes një procesi sa më të gjerë konsultimi midis shumicës qeverisëse, opozitës, shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare, duke vënë në jetëpërfaqësimin real të vullnetit të popullit në organin ligjvënës,ku deputetët e zgjedhur prej tyre të shprehin mendimin më të shëndoshë, se çfarë qëndrimi do të duhet të mbahet lidhur me këto çështje dhe cili do tëishte trajtimi më i mirë, propocional dhe i pranueshëmi Republikës së Shqipërisë nga këndvështrimi i marrëdhënieve ndërkombëtare lidhur me këto çështje. Kjo në mënyrë që çdo hap që hidhet, të garantojë zgjidhje afatgjatë dhe të përshtatshme në përputhje me realitetin e zhvillimeve ekonomiko- shoqërore të vendit.
Ndërkohë që veprimtaria ligjvënëse përgjatë legjislaturës së IX-të të Kuvendit, ka patur një qasje të kundërt, kur ligjet janë amenduar shpesh, pa një proces të mirëfilltë analize ex ante dhe ex posttë tyre, dhe shpesh në mungesë të një konsultimi gjithëpërfshirës.
Ligji nr. 79/2021, parashikon shfuqizimin e një ligji relativisht të ri, miratuar vetëm në vitin 2013 (ligj nr. 108/2013), e qëështë ndryshuar së fundmi me ligjin nr. 13/2020, miratuar në datën 12.2.2020.
Siç rezulton nga praktika parlamentare e publikuar, në të njëjtin vit kur Këshilli i Ministrave ka propozuar ndryshime në ligjin ekzistues nr. 108/2013 “Për të huajt”, ka planifikuar njëkohësisht në programin e përgjithshëm analitik të projektakteve edhe ndryshime të tjera, që sot formalizohen përmes ligjit tërësisht të ri nr. 79/2021, objekt shqyrtimi.Kjo situatëështëtreguesi kryesor i mungesës së një politike të qartë shtetërore në çështjet e migracionit, azilit dhe të trajtimit të të huajve në Shqipëri.
Sipas publikimit më të fundit të Eurostat, për vitin 2020 , Shqipëria sërish renditet mes vendeve shtetasit e së cilës u është refuzuar më shumëhyrja në një vend të Bashkimit Europian (13 300 shtetas), si dhe mes shteteve, shtetasit esë cilës janë urdhëruar të largohen nga një vend anëtar i Bashkimit Europian (23200). Këto shifra kaq të larta, tregojnëse qytetarët shqiptarë në masë të madhe ndërmarin iniciativa të përsëritura për t`u larguar nga vendi.
Nëvazhdimësiprej kohësh kam shprehur publikisht shqetësimin tim dhe kam përcjellë mesazhe të qarta publike për faktin se, Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile , duke shënuar edhe tkurrjen më të madhe të popullësisë nga migracioni.
Kjo situatë tregon se qytetarët tanë, për shkak të papunësisë, mungesës së të ardhurave, mungesës së mundësive dhe shanseve të barabarta, dhe pasigurisë ligjore, në këto vitet e fundit kanë humbur besimin se kushtet dhe cilësia e jetesës së tyre në Shqipëri, mund të përmirësohen, dhe për këtë shkak ata largohen masivisht!
Kjo situatëështëtepër shqetësuese dhe kërkon vëmendje maksimale dhe trajtim të përgjegjshëmsë pari nga qeveria, por dhe nga të gjitha autoritetet shtetërore, për të ndërtuar një strategjitë qartë, efektive dhe kombëtare që lufton realisht dhe në mënyrë permanente fenomenet që çojnë në braktisjen e vendit nga shqiptarët.
Përmes kësaj strategjie, nismave dhe veprimeve konkrete, shteti Shqiptar duhet tëringjallë shpresëntek të gjithëdhe të ofrojë kushte për një të ardhme më të mirë, për të gjithë, këtu, në vendin e tyre.
Ndërkohë qëShqipëria gjendet përballë këtij fenomeni të shpopullimit me këto përmasa, nga ana tjetër duket qartë se shumica qeverisëse nuk ka një strategji shtetërore se si do të duhet t`i përgjigjet me masa konkrete, afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata këtij fenomeni të rrezikshëm.
Jo vetëm kaq, por vet Kryeministri në daljet e tij publike ka evidentuar qartë se nuk ka asnjë plan për të frenuar shpopullimin e vendit, por përmes deklaratave të tij ka evidentuar se trendi i ikjeve të shqiptarëve nga vendi i tyre do të vazhdojë të jetë i lartë edhe për një dekadë, duke konfirmuar se qeveria shqiptare nuk është e shqetësuar lidhur me këtë gjendje.
Ndërsa nga ana tjetër, Kuvendi i Shqipërisë me propozimin e qeverisë miraton ligjin nr. 79/2021,“Për të huajt”, ku nga shqyrtimi i dispozitave të të cilit me keqardhje konstatoj se, jo vetëm që një strategji shtetërore për frenimin e shpopullimit mungon, porse ligjet që miratohenpasqyrojnë mungesën e vizionit për të adresuar problematikat aktuale të shoqërisë shqiptare, madje i rëndojnë e thellojnë më shumë ato.
Pikërisht kjo është arsyeja kryesore që Presidenti i Republikës, në ushtrim të rolit dhe pozitës së tij kushtetuese, si pjesë e procesit legjislativ, çmon se ky ligj nuk mund të dekretohet me shpallje, por duhet të kthehet në Kuvendin e Shqipërisë për rishqyrtim, me qëllim përmirësimin e tij përmes një procesi të gjerë dhe të thelluar diskutimi dhe konsultimi.
Nga shqyrtimi i dispozitave të ligjit nr. 79/2021, duket sikur qeveria shqiptare, nën ombrellën deklarative se përmes këtij ligji nuk po bën asgjë tjetër përveçse po traspozon direktivat e Bashkimit Evropian, në realitet po përmbush vetëm njëqëllim parësor dhe afat shkurtër,atë tëplotësimi të atyre boshllëqeve që po krijon largimi masiv i shtetasve shqiptarë me shtetas të huaj, duke u fokusuar më shumë tek fuqia punëtore që mund të ofrojnështetasite vendeve të treta.
Nëse ky është qëllimi real i qeverisë Shiptare, ky qëllim duhet shprehur hapur dhe kjo çështje kërkon diskutim të gjerë dhe gjithëpërfshirës, pasi nëse një masë e tillë ligjore nuk mendohet mirë, atëherë mund të krijohen pasoja shumë të rënda, riparimi i të cilave kapërcen disa fish mandatin e një Kuvendi apo një shumice qeverisëse.
Më së shumti, parë në këtë këndvështrim dhe duke konstatuar se qëllimi real i Këshillit të Ministrave në propozimin e kësaj nisme, duket qartë se nuk ështëvetëm ai i deklaruar në relacionin që shoqëron nismën, por synohet përmes disa prej dispozitave atipike që përmban ligji, plotësimi i boshllqëve që po krijon në gjithë jetën shoqërore në vend largimi i forcës më vitale të shoqërisë shqiptare.
Ndajështë shumë e nevojshme qëkëtodispozita të ligjit nr. 79/2021, qësynojnë të krijojnë lehtësira jo proporcionale për punësimin e të huajve në Shqipëri, të rishikohen pasi nuk mbajnë aspak në konsideratëproblematikat dhe aktualitetin social dhe ekonomik të vendit dhe në këtë mënyrë është krejtësisht i paqartë efekti që mund të vijë nga zbatimi i tyre.
Konkretisht, ligji nr. 79/2021, për këtë çështje parashikon:
Nënenin 1:
“Objekti i ligjit
Ky ligj rregullon regjimin e hyrjes, të qëndrimit, të punësimit dhe të daljes të të huajve në/nga Republika e Shqipërisë. Ligji përcakton funksionet dhe kompetencat e autoriteteve shtetërore dhe të subjekteve të tjera, publike e private, shqiptare ose të huaja, që kryejnë aktivitete në Republikën e Shqipërisë, të cilat kanë të bëjnë me të huajt që kërkojnë të hyjnë, që hyjnë, qëndrojnë dhe dalin nga Republika e Shqipërisë.”
Nënenin 2, pika 1:
“1. Subjekt i këtij ligji janë të huajt, të cilët hyjnë ose synojnë të hyjnë në Republikën e Shqipërisë, me qëllim qëndrimin, kalimin transit, punësimin, studimin, si dhe daljen e tyre nga Republika e Shqipërisë.”
Nënenin 3, pika 7:
“7. “Punëtor stinor”, i huaji i cili e ka vendbanimin e tij jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, por përkohësisht qëndron ligjërisht në territorin e saj për të kryer një aktivitet të punës stinore, në bazë të një ose më shumë kontratave të punës me kohë të përcaktuar, të lidhura ndërmjet të huajit dhe punëdhënësit, i cili ndodhet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.”
Nënenin 3, pika 26:
“26. “Punëtor ndërkufitar”, i huaji, që lëviz nga territori i zonave në afërsi të kufirit ndërmjet dy vendeve, për/në Republikën e Shqipërisë, për ushtrimin e veprimtarive të punësimit, me kusht që të rikthehet në vendbanimin e tij të përhershëm çdo ditë ose të paktën një ditë në javë.”
Nënenin 56:
“Parime të përgjithshme për punësimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë
1. I huaji mund të punësohet në Republikën e Shqipërisë duke u pajisur me leje unike, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj, me marrëveshje ndërkombëtare të njohura nga Republika e Shqipërisë apo qëndrim të njëanshëm të shprehur me vendim të Këshillit të Ministrave.
[…] 8. Kriteret, procedurat dhe dokumentacioni për pajisjen e të huajve me leje unike sipas motiveve, në përputhje me këtë ligji, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”
– Nënenin 58:
“Leje unike për punësim stinor
1. Leja unike si punëtor stinor i jepet të huajit, jepet në rast se një shtetas i huaj plotëson kriteret për qëndrimin e përkohshëm, kriteret e posaçme, përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave në zbatim të këtij ligji dhe pas miratimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.
[…] 6. Ky nen nuk zbatohet për shtetasit e vendeve të Bashkimit Evropian dhe zonës Shengen, si dhe rasteve kur zbatohet një regjim i posaçëm, i parashikuar me marrëveshje ndërkombëtare.”
– Nënenin 61:
“Leje unike si punëtor ndërkufitar
1. Leja unike si punëtor ndërkufitar për një të huaj jepet në rast se i huaji plotëson kriteret për qëndrimin e përkohshëm, kriteret e posaçme, përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, në zbatim të këtij ligji dhe pas miratimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive. […]”
– Nënenin 70:
“Leje unike për shërbime kontraktuese
1. I huaji pajiset me leje unike për shërbime kontraktuese, kur ai kryen një veprimtari apo ofron një shërbim bazuar në një kontratë, të nënshkruar me përfituesin e shërbimeve në Republikën e Shqipërisë.
2. I huaji, që nuk është i regjistruar për kryerjen e një aktiviteti dhe që ka qëndrim të vazhdueshëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, mund të marrë leje unike për ofrimin e shërbimeve kontraktuese, vetëm në raste të justifikuara, kur ofruesi i shërbimeve zotëron njohuri të veçanta, të cilat nuk mund të gjenden në ofertën e fuqisë punëtore vendase.
3. I huaji pajiset me leje unike për shërbime kontraktuese nëse: a) është i angazhuar në ofrimin e një shërbimi në një bazë të përkohshme në Republikën e Shqipërisë. Gjatë periudhës së shkëputjes duhet të ekzistojë një marrëdhënie pune ndërmjet punonjësit dhe personit juridik jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, i cili ka një kontratë shërbimi me subjektin e regjistruar në Republikën e Shqipërisë; b) ka të paktën dy vjet eksperiencë në fushën e veçantë, objekt i kontratës së shërbimit; c) ka kualifikimet përkatëse profesionale që lidhen me ofrimin e shërbimit sipas legjislacionit në fuqi. ç) nuk merr shpërblim për ofrimin e shërbimeve të tjera, përveç shpërblimit të dhënë nga klienti, me të cilin punëdhënësi i tij/saj ka një kontratë për ofrimin e shërbimit.
4. “Profesionistët e pavarur”, të cilëve iu lejohet hyrja për ofrimin e shërbimeve, do t’u nënshtrohen këtyre kushteve: a) Të jenë të angazhuar në ofrimin e një shërbimi në një bazë të përkohshme në Republikën e Shqipërisë, kur ata janë të regjistruar si të vetëpunësuar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu, të kenë një kontratë shërbimi për një periudhë që nuk i kalon dymbëdhjetë muaj; b) Të zotërojnë së paku tre vjet përvojë profesionale në fushën e aktivitetit që është objekt i kontratës; c) Të kenë kualifikimet profesionale kur kjo është e nevojshme për të ushtruar një veprimtari në bazë të ligjit, rregulloreve ose kërkesave të palës që e merr këtë shërbim.
5. Hyrja e përkohshme dhe qëndrimi i profesionistëve të pavarur në shërbim të palës së interesuar do të jetë për një periudhë të përgjithshme jo më shumë se dymbëdhjetë muaj ose për kohëzgjatjen e kontratës, cilado qoftë ajo, por, gjithmonë kur qëndrimi nuk e kalon periudhën dymbëdhjetëmujore.[…]”
Për punësimin e të huajve, ligji nr. 79/2021, përveç dispozitave të mësipërme, përmban edhe një seksion më vete, Seksionin VI, nga neni 74 deri nënenin 82, duke përcaktuar rregulla specifike që dukshëm derivojnë nga qëllimi që duhet të ketë një ligj për të huajt- ai i garantimit të të drejtave dhe përcaktimit të detyrimeve të të huajve në Shqipëri, dhe të organeve përgjegjegjëse që trajtojnë kërkesat e tyre.
Qëllimi dhe fryma e këtij seksioni, del më qartë në këto dy dispozita:
Neni 74:
“1. Leja unike për të huajin, brenda kuotave të caktuara, lëshohet duke mbajtur parasysh zhvillimet dhe nevojat e tregut të punës në Republikën e Shqipërisë.”
[…] 9. Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, përpara miratimit të kërkesës për punësimin e një të huaji, propozon brenda afatit kohor të publikimit të vendit të lirë të punës kandidatë të përshtatshëm, sipas profilit të kërkuar, të gatshëm të punojnë në vendin vakant të punës, si më poshtë: a) punëkërkues të papunë shqiptarë; b) të huaj, anëtarë të familjes së shtetasve shqiptarë; c) shtetas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të zonës Shengen dhe anëtarët e familjes së tyre që nuk janë shtetas të këtyre vendeve dhe që janë me qëndrim të ligjshëm në Republikën e Shqipërisë; ç) shtetas të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut; d) anëtarë të familjes të të huajit, me qëndrim të ligjshëm në Republikën e Shqipërisë; dh) Shtetas të vendeve, me të cilat Republika e Shqipërisë ka nënshkruar marrëveshje punësimi dy apo shumëpalëshe; e) të huaj, që gëzojnë përparësi për përfshirje në tregun shqiptar të punës, sipas dispozitave të këtij ligji.
10. Kërkesa për plotësimin e një vendi të lirë pune bëhet publike nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive për një periudhë kohore prej 7 (shtatë) ditësh kalendarike, që nga dita e regjistrimit të kërkesës për miratimin e punësimit për një shtetas të huaj pranë këtij autoriteti.
[…] 12. Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive jep miratimin për punësim, brenda 2 javëve (10 ditë pune) nga marrja e kërkesës për miratim për punësim, kur janë plotësuar të gjitha kriteret e tjera ligjore ose nga momenti i plotësimit të tyre.”
Neni 78:
“Tregu i punës dhe kuotat vjetore të punësimit të të huajve
1. Qeveria e Republikës së Shqipërisë, brenda afatit 1 tetor të çdo viti, cakton kuota vjetore për punësimin e të huajve për vitin pasardhës.
2. Kuotat vjetore për punësimin e të huajve miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për çështjet e migracionit të punës dhe të ministrit përgjegjës të sektorit përkatës.
3. Në rastin kur në një sektor të caktuar nevojat për punëtor të huaj tejkalojnë numrin e përcaktuar në kuotën vjetore, ministri përgjegjës për çështjet e migracionit të punës i propozon Këshiliit të Ministrave miratimin e kuotave të reja për atë sektor.
4. Kuotat vjetore për punësimin e të huajve përcaktohen, duke marrë parasysh analizën e nevojave për aftësi në tregun shqiptar të punës, projeksionet për zhvillimin ekonomik në sektorë të caktuar dhe fuqinë punëtore të nevojshme për ata sektorë.
5. Kuota vjetore për punësimin e të huajve përcakton aktivitetet dhe profesionet, në të cilën puna është e lejuar, si dhe numrin e miratimeve për punësim, sipas aktiviteteve dhe profesioneve.
6. Kuota vjetore për punësimin e të huajve mund të përcaktojë dhe kuotën për punësim sezonal, sipas rastit.
7. Procedurat e bashkëpunimit institucional dhe ndërinstitucional për përcaktimin e kuotave vjetore për punësim miratohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për çështjet e migracionit të punës.”
Lidhur me këto dispozita në veçanti konstatohet se:
Vërehet një qasje e ligjvënësit dhe propozuesve për punësimin e të huajve, pa patur në konsideratë një politikë afatgjatë që synon krijimin e vendeve dhe kushteve më të mira të punës, për tëmbështur më së pari punësimin e shtetasve shqiptarë, dhe për të dekurajuar sa më shumë ikjen nga vendi i tyre.
Një politikë e tillë, kërkon më parë një analizë të problemeve sociale dhe ekonomike të vendit, për të ndërmarrë nisma konkrete dhe të zbatueshme. Deklarata politike se shqiptarët do të vijojnë të ikin edhe për një dekadë, pa analizuar se cili është shkaku real i këtij fenomeni, kush janë problematikat që duhen adresuar, dhe duke iu shmangur përgjegjësisë direkte që qeveria ka për këtë gjendje të krijuar, tregojnë mungesë vizioni, apo dhe mungesë vullneti për ta zgjidhur situatën.
Ligji, në disa dispozita të tij, si në nenin 67, apo 69, jo vetëm përmban rregullime (sa i takon kritereve që vendos) që lënë vend për interpretime subjektive gjatë zbatimit të normës, por bën rregullime ligjore që mbivendosen me legjislacionin në fuqi, që përcakton rregullat për pagën minimale në shkallë vendi dhe legjislacionin mbi të ardhurat, tatimet, dhe përmbushjes së detyrimeve nga ana e subjekteve tregtare.
Për ilustrim, neni 69, pika 1, shkronja “c)”, e ligjit nr. 79/2021, përcakton se i huaji pajiset me leje unike si investitor, kur “paga e tyre të jetë të paktën sa mesatarja e pagës së paguar në Republikën e Shqipërisë për këto poste të vitit pararendës;”.
Një parashikim i tillë nuk mban në konsideratë faktin se për marrëdhëniet e punësimit, ka një pagë minimale në shkallë vendi qëështë detyrim për t`u respektuar nga të gjithë, dhe mbi këtë pagë minimale dhe përmbushjes së detyrimeve për sigurime shoqërore e shëndetësore, marrëdhënia punëdhënës- punëmarrës ka një karakter privat.
Nga ana tjetër, parashikimet, shpehje, apo fraza në këto dispozita, përmbajnë kritere tëpapërcaktuara, të tilla si;“ka një interes ekonomik”, “ka kapital”, “bën një investim”, apo “aktiviteti që do të kryhet pritet të ketë një ndikim pozitiv mbi ekonominë”.
Përcaktime të kësaj natyre janë tërësisht evazive, veçanërisht duke patur në konsideratë që vlerësimi i tyre rast pas rasti do të kryhet nga një komision vlerësues që ngrihet me urdhër ministri. Kur bëhet fjalë për përcaktimin e kritereve që kushtëzojnë përfitimin e një të drejte, ligji duhet të jetëi qartë dhe shterues në përmbajtjen e tij, për të mos lënë asnjë hapësirë për interpetime të ndryshme, rast pas rasti.
Në të kundërt, një Komision i ngritur me urdhër ministri, bazuar në këtë hapësirë kaq të madhe, mund ta keqpërdori këtë të drejtë, rast pas rasti, duke mohuar apo duke zgjeruar të drejta apo detyrime për subjekte të ligjit, dhe duke krijuar natyrshëm hapësira për keqzbatim dhe shpërdorim gjatë zbatimit të ligjit në praktikë.
Edhe pse në dispozitat e sipërcituara, parashikohet rregulli se, një vend pune duhet më parë të shqyrtohet për t`u plotësuar nga kandidatë të përshtatshëm, sipas profilit të kërkuar, të gatshëm të punojnë në vendin vakant të punës (si punëkërkues shqiptarë), sërish parashikimet vijuese në ligj e bëjnë këtë rregull thjesht deklarativ. Kjo sepse, kur afatet kohore për shqyrtimin e kërkesave dhe dhënien e miratimit, janë të ngushta për të vlerësuar realisht mundësinë e punësimit të punëkërkuesve shqiptarë, apo tështetasve që i përkasin kategorive të përcaktuara në pikën 9, të nenit 74, të ligjit, kjo dispozitë ngelet tërësisht deklarative dhe e paaplikueshme.
Për më tepër, neni 56 i këtij ligji njeh mundësinë që shtetas të huaj të mund të punësohen në Republikën e Shqipërisë jo vetëm duke u pajisur me leje unike, sipas kritereve të ligjit, apo përcaktimeve në marrëveshjet ndërkombëtare, por edhe thjesht dhe vetëm me një “qëndrim të njëanshëm të shprehur me vendim të Këshillit të Ministrave”.Një përcaktim i tillë bie ndesh me nenin 118, të Kushtetutës, që përcakton se për të autorizuar nxjerrjen e një akti nënligjor, ligji duhet të përcaktojë qartë çështjet që do të rregullojë, dhe parimet në bazë të të cilave do të nxirren këto akte.
Ligjvënësi nuk mundet të kapërcejë këtë parashikim kushtetues dhe të autorizojë Këshillin e Ministrave për të vendosur për çështje të kësaj natyre, pa i caktuar kritere, madje pa respektuar edhe vetë ligjin për të huajt, siç synon të bëjë dispozita e nenit 56, të ligjit. Kjo do të krijonte një hapësirë të madhe për Këshillin e Ministrave, që sipas dëshirës të shprehet me vendim, duke krijuar pabarazi, apo hapësira që nuk shkojnë me frymën e ligjit. Kjo situatë dhe hapësirë që krijohet tashmë me ligj, praktikisht do ta kthente qeverinë nëorgan ligjvënës, gjë e cila është e papranueshme dhe në kundërshtim edhe me nenin 7, të Kushtetutës, ku përcaktohet parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve.
Ligji, në parashikimet mbi mundësitë e dhënies së lejeve të punësimit për të huajt, nuk përmban asnjë përcaktim qoftë dhe orientues mbi rrethanat, kriteret dhe parimet që duhet të ndjekë Këshilli i Ministrave për një vendimmarrje të tillë, apo dhe për përcaktimin e kuotave vjetore për punësimin e të huajve, sipas nenit 78, të ligjit.
Ky ligj, pa patur në konsideratë kërkesat e nenit 118, të Kushtetutës, dhe faktin se çështja e trajtimit të të huajve duhet adresuar mbështeur në një Strategji Kombëare, të hartuar dhe miratuar në mënyrë gjithëpërfshirëse, lë një hapësirë të gjerë vendimmarrëse për Këshillin e Ministrave, për një çështje që lidhet me një interes më të lartë kombëtar.
Nëse ligji nr. 79/2021, do të hyjë në fuqi dhe do të aplikohet sipas dispozitave të miratuara, Shqipëria rrezikon të përballet me një fluks të lartë të kërkesave të detyrueshme për pranim nga shtetas të ndryshëm tëvendeve të treta, edhe përtej fushës së rregullimit të këtij ligji, përtej mundësive, kapaciteteve që Shqipëria ka, apo mund të ofrojë,dhe mund tëpërballojë.
Kjo situatë kërkon vlerësim të thelluar, pasi mund të ndodhemi përpara rastitkur Shqipëria, të vuajë njëkohësisht si nga braktisja e vendit nga shtetasit shqiptarë, por dhe pamundësia për të përballuar kërkesat e paraqitura nisur nga pritshmëria legjitime e kërkuesve që do t`i mbështesin kërkimet e tyre tek ky ligj dhe kriteret e tij jo mirë të përcaktuara dhe në mënyrë shproporcionale me gjendjen reale ekonomike dhe sociale të vendit.
Kjo do ta rëndonte akoma edhe më shumë situatën në të cilën ndodhet vendi.
Prandaj zgjidhje të këtilla kërkojnë maturi, diskutim gjithëpërfshirës, dhe konsensus të gjerëtë përfaqësuesve realë të sovranit, që për fat të keq ky Kuvend, të ciliti ka përfunduar mandati dhe e drejta për të miratuar ligje, nuk ka as legjitimitetin e duhur për të vendosur e dakordësuar çështje të një rëndësie kaq të madhe.
5. Përpos sa më sipër, vlerësoj se një ligj i ri për të huajt, që reflekton përputhshmëri sa më të plotë me Direktivat e zbatueshme për këtë çështje, është më se i mirëpritur. Megjithatë, çdo nismë ligjore, duhet të ndërmerret duke vlerësuar paraprakisht nevojën për adresimin e problematikave konkrete me të cilat përballet shoqëria shqiptare në një moment të caktuar.
Në rastin konkret, një ligj i ri, që në vend qëtë përcaktojë rregulla të zbatueshme konform legjislacionit dhe standardeve europiane, përafrohet jo plotësisht me acquis, duke lënëhapësirë për t`i “përfaruar plotësisht procedurën me akte nënligjore”, siç referohet vazhdimisht në Tabelën e Përputhshmërisë që shoqëron projektligjin, nuk është qasje aspakt korrekte jo vetëm në kuadër të angazhimeve që ka Shqipëria drejt rrugëtimi europian, por as në raport me zgjidhjet ligjore që i nevojiten për adresimin e problematikave të punësimit dhe tënumrit të lartë të azilkërkuesveshqiptarëdhe braktisjes së vendit, që më së shumti reflekton situatën e vështirë ekonomike me të cilën përballen vet qytetarët shqiptarë.
Në këto kushte, natyrshëm lind pyetja:
Nëse Shqipëria nuk po ofron mundësi punësimi, mirëqënie, stabilitet, siguri dhe garanci për shtetasit e saj, si do të mundet të ofrojë mundësi për të huajt në një masë të gjerë?
Përgjigja në këtë rast del vetiu- ai nivel trajtimi financiar dhe mundësi punësimi që nuk pranohet nga shtetasit e saj, mbetet i pranueshëmvetëm për shtetas të tjerë, që vijnë prej vendeve tëtreta, të cilët kanë standarde më të ulta të kërkesave për punë dhe trajtim financiar.
Nëse jemi në këto kushte, masa pranimi kaq gjerësisht të shtetasve të huaj, përmes kritereve të lehtësuara, mund të ndërmerren vetëm pasi të analizohen paraprakisht dhe të bëhen publike pasojatqëdo tësillte një politikë e tillë shtetërore (si ato pozitive dhe negative dhe shtrirja në kohë e tyre).
Këtëanalizë duhet ta kishte bërë paraprakisht Këshilli i Ministrave dhe ta vlerësonin me përgjegjësi komisionet përgjegjëse në Kuvendin e Shqipërisë.
Por asnjëprej këtyre organeve nuk e ka trajtuar këtë çëshje në këtë drejtim.Përmes hartimit të raporteve deklarative, këto struktura të ekzekutivit dhe legjislativit, i janëshmangur kësaj çështje qëpërbën thelbin e problematikës që mund të sjellë zbatimi i këtij ligji.
Nisma të tilla që lidhen me të ardhmen e vendit, dhe që ndikojnë në cilësinë e jetesës së qytetarëve të tij, kur shifrat mbi kërkesat për azil dhe emigrimin e shqiptarëve janë në nivel alarmant, kërkojnënjë vendimmarrje me bazë të gjerë, që mund dhe duhet ta garantojë vetëm një Kuvend që përfaqëson realisht vullnetin e popullit.
Shtetasit shqiptarë me të drejtë vote, në datën 25 prill 2021 kanë ushtruar të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Pavarësisht problematikave që ka shfaqur ky proces zgjedhor, ai ka prodhuar një rezultat përmes të cilit në shtator 2021, në Kuvendin e Shqipërisë do të zënë vend deputetët që përfaqësojnëedhe opozitën shqiptare, duke dalë kështu nga një moment shumë kritik i krizës së përfaqësimit dhe të legjitimitetit nga i cili karakterizohej Kuvendi, që pas largimit të opozitës në shkurt 2019.
Në këtë kuptim, shqyrtimi apo miratimi i ligjeve që mbartin një vlerë dhe ndikim të posaçëm si për të drejtat dhe parimet kushtetuese, ashtu edhe për aktivitetin ekonomik, makro dhe mikro, në vendin tonë, në analizë të periudhës në të cilën janë synuar të miratohen, nuk duhet të jenë objekt vlerësimi, shqyrtimi dhe vendimmarrjeje nga institucioni në periudhat fundore të mandatit të tij.
Legjitimiteti buron nga votëbesimi i qytetarëve, të cilët një herë në 4-vjet thirren për të shprehur në liri vullnetin e tyre. Në kushtet kur qytetarët e Republikës së Shqipërisë, e kanë shprehur vullnetin e tyre në 25 prill 2021, raporti dhe standardi që duhet të ruhet nga ky Kuvend aktual është posaçërisht ai i lënies për reflektim dhe miratim të projektligjeve me rëndësi, nga ana e deputetëve të rinj të zgjedhur, të cilët do të duhet ta ushtrojnë këtë përfaqësim në katër vitet që vijnë, duke lejuar kështu që qëllimet e synimet e projekteve politike dhe ligjore të vlerësohen pikërisht prej tyre.
Kuvendi i Shqipërisë duhet t`i nisë punimet e tij në Legjislaturën e X, pikërisht me hartimin e një Strategjie Kombëtare me masa konkrete dhe efektive, për të luftuarshpopullimin e vendit,migracionindhe bashkë me këtë,përmes një dialogu dhe luajaliteti midis forcave politike,dhe gjithë aktorëve të tjerë të shoqërisë, tërishikojëme shumë kujdes edhe një herë ligjin nr. 79/2021, në mënyrë që ky ligj të jetë në harmoni me politikën e shtetit shqiptar.
Për gjithë këto arsye, vlerësoj se në rastin konkret, për sa kohëaktualisht ligji nr. 108/2013 “Për të huajt”, i ndryshuar së fundmi në vitin 2020 është aktualisht në fuqi, rishqyrtimi i ligjit nr.79/2021 në shtator 2021, nuk krijon asnjë vakum ligjor për të huajt, por përkundrazi ndihmon në përcaktimin e një strategjie të mirëfillltë kombëtare për çështjet e migracionit.
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë,
Në mbështetje të nenit 92/a, të Kushtetutës, si President i Republikës ju përcjell edhe një herëmesazhet dhe shqetësimet e mia:
Shpopullimi është drama më e madhe, që po i ndodh vendit.
Raporti i Komisionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara, bën me dije se Shqipëria kryeson listën e vendeve, që kanë përjetuar rritjen më të madhe të emigracionit në vitin 2020, pavarësisht situatës së pandemisë.
Sipas këtyre konkluzioneve, mesatarja e të larguarve në vitin 2020 ishte mbi 550 qytetarë për 100 mijë banorë, një tendencë dukshëm në rritje në krahasim me vitin 2015 kur treguesi ishte rreth 350 emigrantë për 100 mijë banorë.
Ndonëse nën masa kufizuese dhe me kufij pothuajse të mbyllur, shqiptarët me të gjitha mënyrat janë përpjekur të largohen jashtë vendit, duke zënë edhe për vitin 2020 vendin e parë në Europë, për numrin e aplikimeve për azil nga Ballkani dhe vendin e dytë në botë, pas Sirisë, në raport me popullsinë.
Të dhënat e fundit të Zyrës Europiane për Azilin (EASO) bëjnë të ditur se, vitin e kaluar nga Shqipëria ka patur 6558 aplikime, nga Serbia 2605, nga Kosova 2114, nga Bosnje dhe Hercegovina 1329, nga Maqedonia e Veriu 1230 dhe nga Mali i Zi 207 .
Largimi i trurit dhe i rinisë është një plagë e madhe për vendin.
Një tjetër institucion prestigjoz, Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës, bën me dije se fenomeni i shpopullimit në Shqipëri, gjatë viteve të fundit është përkeqësuar sidomos me largimin e grupmoshave 20-24 vjeç. Studimi vëren se nga 105 mijë qytetarë që ikin nga Shqipëria, 40,700 persona janë të arsimuar ose 40 për qind e totalit.
Largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë duhet ndalur sa më parë.
Të rinjve tanë u duhet ofruar më shumë shpresë, alternativa edukimi dhe punësimi, ndërsa të arsimuarve më shumë shanse të barabarta, vlerësim meritokracie dhe vende pune, ku të shfaqin talentin dhe potencialin e tyre intelektual. Shqipëria ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain”!
Mbyllja e perspektivës për të rinjtë është rrënja e shpopullimit të Shqipërisë.
Vendi ynë ka treguesit më të lartë të mosarsimimit dhe të mospunësimit të rinisë në Europë dhe në rajon.
Sipas INSTAT, më shumë se 1 në 4 të rinj të grupmoshës 15 – 24 vjeç nuk janë as në shkollë dhe as në punë. Një dramë e vërtetë për familjet shqiptare, ndërkohë që në Europë dhe përafërsisht edhe në rajon vetëm 1 në 10 veta të kësaj grupmoshe nuk i përket kësaj kategorie .
Sipas Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës, nga viti 2010 deri në vitin 2019 janë larguar nga Shqipëria rreth 500 mijë qytetarë, disa herë më shumë në krahasim me Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.
Me këto ritme dramatike, zbrazja e Shqipërisë rrezikon të kthehet në një fatkeqësi kombëtare.
Adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë dhe çdo neglizhencë e mëtejshme do të kishte pasoja katastrofike .
Ndaj duhen shumëfishuar përpjekjet e të gjithë aktorëve jo vetëm për t’i thënë NDAL SHPOPULLIMIT, por për programe konkrete e realiste, që u krijojnë mundësi më të mira qytetarëve e sidomos të rinjve .
Kjo nismë ligjvënëse, ashtu si çështja e shpopullimit të vendit dhe e kërkesave të larta për azil nga ana e shtetasve shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian dhe jo vetëm, janë çështje që meritojnë të trajtohen bashkarisht nga Kuvendi i ri që pritet të mblidhet e të fillojë punimet në Shtator 2021, e që do të duhet të diskutojë dhe të vendosë mbështetur në interesin më të lartë të vendit dhe të shtetasve tanë.
Për gjithësa më sipër, në bindje të Kushtetutës dhe në zbatim të nenit 59, 85, pika 1, 86 pika1, 88 pika 3, 92/a, dhe 93 të saj, kam vendosur kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 79/2021 “Për të huajt”, me vlerësimin se, vendimmarrjet me efekt të qenësishëm në jetën shoqërore dhe zhvillimet ekonomike të vendit, duhet të kenë vlerësimin,diskutimin, dhe votimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Shqipërisë.
Sinqerisht,
Ilir Meta