Kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton fitoi pole position për Çmimin e Madh të Hungarisë.
Piloti i Mercedesit në pistën “Hungaroring” arriti ‘’pole position’’ e tretë pole këtë sezon, dhe 101 -tën në karrierën e tij. Një rekord absolut ky nga britaniku i cili nuk ka ndërmend të ndalet duke shkruar emrin në histori të këti sporti.
Herën e fundit që Hamilton filloi si i pari këtë sezon ishte në Çmimin e Madh të Spanjës, i cili ishte 6 gara më parë. Shoku i tij i skuadrës Valteri Botas do të nisë nesër i dyti, ndërsa Maks Verstpen i Red Bull do të fillojë nga pozita e tretë.
https://twitter.com/F1/status/1421474311462920192