NGA BESNIK ALIAJ
Me ne fund nje takim “publik” per planin rregullues te Bashkise Tirane … dhe disa komente mbi procedurat ligjore!
Kryesia e Keshillit te Bashkise Tirane (dmth maxhoranca) shperndau dje nje ftese per dy takime urgjente konsultimi brenda 48 oresh (e shtune, e hene) ne lidhje me planin rregullues dhe buxhetin e Bashkise Tirane, ku administrata e bashkise dhe konsulentet duket se jane gati me ne fund te bejne nje ballafaqim te pare me keshillin bashkiak (ku me ne fund per here te pare u ftua dhe opozita) dhe opinionin publik…
Por vetem pas pak oresh ftesa dje u riformulua dhe u ridergua duke perkeqesuar situaten per t’i organizuar te dy te ashtuquajtuarat takime “publike” (vini re se fjala “publike” ne ftese eshte ne kllapa) brenda nje dite, pra te henen…
Keshtu qe te henen ne nje atmosfere feste presim te shohim nje salle plot keshilltare, qytetare e aktiviste, sipermarres e profesioniste, akademike e te interesuar te tjere, dhe jo nje kuorum te njeanshem politik sic eshte vepruar deri tani Shpresoj qe edhe mediat ta pasqyrojne takimin live e te plote, dhe jo vetem fjalet pershendetese dhe elektorale. Shpresoj, sepse kjo eshte me rendesi per qytetin, dhe te sotmen e te ardhmen e tij! Dhe per kete qytetaret duhen informuar mire non stop e ne menyre te pavarur, dhe jo te manipulohen me regji qendrore!
C’thote ligji per kete lloj takimesh konsultative publike? Bashkia ka detyrim te organizoje minimalisht 2 takime te tilla te medha ne rang qyteti (kjo nuk perjashton takimet me te vogla, tematike e te fokusuara), dhe te shpalle daten dhe materialet e plota qe do te prezantohen, te pakten 1 muaj para takimit publik, si dhe te lere kohe pas takimit publik edhe minimalisht 2 jave te tjera te plota per komente zyrtare me shkrim ose diskutime ne media tradicionale, forume publike dhe rrjete online. Ne fund behet publik edhe procesverbali i ketij debati e procesi. Konsulentet pastaj duhet te marrin kohe te bejne rregullime e saktesime/korrigjime sipas komenteve konstruktive te bera. Pas kesaj procedura nis nga e para per takimin e dyte …
Por me kete akt-njoftim duket se bashkia dhe kryesia e keshillit bashkiak po nxitojne ne thyerje te ligjit, qe ta “konsumojne” ne menyre te jashteligjshme procesin e 2 takimeve publike qe e kane detyrim ligjor. Me shume gjasa ata do ta fusin pastaj me urgjence planin per miratim ne Keshill Bashkiak, ne nje mbledhje urgjente para vitit te ri sic ka vepruar vjet me buxhetin, ne nje mbledhje maratone me aq shume pika sa ceshtjeve thelbesore si plani rregullues do t’i mbeten vetem 30 sekonda per miratim me force kartoni …
Kjo do ishte mjaft e rende dhe me pasoja! Por mos u cudisni se kjo ka ndodhur edhe vjet! Dhe votimi ne 30 sekonda “ne bllok” eshte nje anomali ligjore normale tashme per keshillin bashkiak Tirane …
Kjo duket se do te ndodhe me shume gjasa edhe kete rradhe …. duke vendosur rekorde te reja te moskorrekteses ligjore dhe vendimmarrjes antiligjore, per te mos folur per vlerat minimale te demokracise si: transpances reale publike. Tashme eshte e qarte qe arroganca eshte aq e madhe, sa eshte e denje per ata qe kane rene ne gabimin fatal i cili i ben njerez te caktuar te mendojne veten te perhershem ne pushtet!
Qytetaret dhe institucionet e specializuara duhet te mbajne shenim per kete qe po ndodh, ne menyre qe kur gjerat te normalizohen ligjerisht, gjithkush pergjegjes per kete sulm ndaj interesit publik te jape llogari! Rasti i parkut te liqenit, stadiumi kombetar, sheshi skenderbej dhe disa dhjetra leje te dhena per ndertimet klienteliste jane provat me te fresketa…
Ne kete shenimin tim sot nuk kam ndermend te hyj ne ceshtjet permbajtesore te planit, jo vetem se nuk kam asnje info si qytetar, por sepse si keshilltar bashkiak jam perjashtuar ne menyre antiligjore nga e drejta dhe detyrimi per informim mbi ate se cfare po ndodh me qytetin! Ndaj eshte pak te them se jam teresisht i vendosur kunder vete planit dhe menyres si po veprohet per hartimin e tij, qe duket se do ta kete jeten shume te shkurter!
Nje plan qe futet qellimisht ne llogoren e konfliktualitetit politik dhe tutelen e interesave te oligarkise gjeneron vetem tension social. Eshte nje rast i denje per thelbin e dekriminalizimit te qeverisjes. Per momentin sot dua te ritheksoj vetem faktin se transparenca publike dhe procedura ligjore nuk jane “zhargon” formal per tallje, por garanci juridike ligjore per nje qeverisje normale dhe ne respekt te kushtetutes.
Pjesmarrja reale e publikut dhe institucioneve garante te interesit publik, si keshilli bashkiak dhe opozita, legjitimojne dhe mundësojne informimin e mjaftueshem te komunitetit ne vendimmarrje me karakter strategjik, ku askush nuk ka lluksin te vere veto! Nderkohe i kujtoj bashkise dhe kryesise se keshillit bashkiak se askujt nuk mund t’i mohohet (aq me teper me qellim) mundësia për t’u informuar dhe per te marrë ne posedim ne kohe çdo material teknik e ligjor të mundshëm te planit rregullues aq me teper te zgjedhurve vendore…
Ritheksoj se administrata e Bashkisë ka për detyrim që të shpallë 1 muaj para datës së takimit publik në regjistrin kombëtar të integruar të planifikimit të territorit pranë AKPT, në faqen e Bashkisë Tiranë dhe në forma të tjera alternative të mediave audiovizive (gazeta, tv, online) njoftimin për takim dhe materialet konkrete që do të diskutohen (analiza dhe propozime në formë raporti të shkruar dhe hartash) të plota dhe në gjuhën shqip. Ky kusht qartesisht nuk është plotësuar!
Nga 2 takimet publike që duhen organizuar si detyrim minimal ligjor në nivel makro të Bashkisë (dhe ne prezencen e keshillit bashkiak si garant), duhet që të paktën një takim të jetë për: 1) Dokumentin e Analizave dhe Strategjisë së Zhvillimit, dhe tjetri për: 2) Planin e Përgjithshëm Vendor (PPV).
Pra ligjerisht i bie qe te henen ne rastin me te mire, keshilli bashkiak dhe liderat komunitare të diksutojmë vetëm për ceshtjen e pare. Duhet të kalojë minimalisht edhe një muaj tjetër kalendarik/procedurial që të dikutojme për të dytën, pa fol per kohen 2 javore qe duhet per procedurat e tjera ligjore te transparences publike pas takimit, me qellim qe palet e interesuara dhe publiku te komentojne me shkrim dhe online mbi permbajtjen e materialeve te prezantuara te planit qe duhen bere publike…
Nga verifikimi online, në Regjistrin e Integruar të Territorit pranë AKPT-se, del se postimi i fundit është bere më datë 19.12. 2016, pra në kundërshtim me ligjin nuk është një muaj para takimit të datës 26, por vetem 7 dite para. Ndersa te dhenat sipas monitorimit tone po hidhen ne te vetem nga dje ne dreke. Pra vetem 2 dite para …
Nga verifikimi i faqes zyrtare të Bashkisë Tiranë www.tirana.gov.al, programi transparencës “tirana.al”, ftesa e fundit për dëgjesë publike (plani zhvillimit territorial dhe rregullorja lokale) është bërë më datë 14 shtator 2016 dhe 10 tetor 2016, por nuk ka asnjë material, veç ftesës. Tek transparenca tregohen vetëm procesverbalet e thata te takimeve ne grupe te vogla por jo materiale/raporte. Nuk ka raport, nuk ka material te shkruar, nuk ka harta dhe dokumenta, aq me teper per mbledhjen e te henes …
Nga verifikimi në mediat alternative online figuron në Facebook account-i i bashkise “Tirana 030” që postimin e fundit për një dëgjesë publike e ka në datën 09 tetor 2016 tek piramida. Këshilli bashkiak, të paktën opozita, s’ka patur njoftim dhe ftese. Takimi ka qene i mbyllur. Nuk është publikuar asnjë material në lidhje me planin. Nuk ka raport, nuk material të shkruar, nuk ka harta dhe dokumente as për takimin e te henes …
Vetë konsulentët kanë hapur një faqe online “TR030.com”, ku postimi i fundit është më datë 08 prill 2016. Kjo faqe flet për prezantimin e metodologjisë së planit dhe koncepteve paraprake nga konsulentët dhe për disa takime sektoriale ku janë shpallur vetëm ftesa e disa procesverbale. Nuk ka raport, nuk ka material te shkruar, nuk ka harta dhe dokumente për takimin atehere dhe per kete te njoftuar …
Vete bashkia ne faqen e saj zyrtare online ka te njejten strategji, ndersa ne faqen e AKPT ku bashkia ka detyrimet ligjore qe permenda me siper per informim publik, vetem dje filloi te hedhe materiale pa asnje renditje dhe jo ne baze te raporteve te dy fazave te siperpermendura. Dokumentat jane te medha, te veshtira per tu hapur, kuptuar e komentuar nga publiku. Edhe specialistet s’kane asnje shans te organizojne materialin e jo me ta studiojne e komentojne. Kjo loje e qellimshme eshte e denueshme ligjerisht ne nje shtet qe funksionon normal dhe ne demokraci.
Me pak fjale organizimi i takimeve nga administrata e keshillit bashkiak dhe e bashkise per te henen duket se shmang me qellim transparencën reale me publikun dhe grupet e interesit, dhe sidomos me keshilltaret dhe opoziten qe do te legjitimonin dhe garantonin vleren e dy takimeve publike ne shkalle makro/bashkie. Bashkia dhe perfaqesuesit e saj ne keshill po vepron qartesisht me hile, arrogance dhe ne thyerje te ligjit! Heshtja e keshilltareve te partive te tjera ne koalicionin e maxhorances ne keshill nuk i bene ata te shlyejne fajin e tyre ne kete veper te perbashket joligjore. Ne te kundert ata jane legjitimuesit e ketij akti!
Me tej duhet sqaruar se bazuar në ligji dhe në afatet kohore të tij, sic u spjegua me lart takimi i dytë duhet të ndodhë të paktën 1.5 muaj pas datës 26 dhjetor, diku në fund të dhjetëditëshit të parë të shkurtit. Vetëm pas kësaj mund të pretendohet se është bërë transparenca minimale dhe të fillojë procedura e miratimit në komisione dhe mbledhjen e Këshillit Bashkiak, sipas legjislacionit përkatës …
Keshilltaret e opozites natyrisht do te ballfaqohen me autoret e ketij plani diten e hene! Ne do te kerkojme zbatimin e ligjit, plotesimin e detyrimeve ligjore sidomos ndaj transparences dhe publikut! Opozita si dhe maxhoranca ka te drejten e vete ne baze te Ligjit te Planifikimit të Territorit – si dhe Neni 2, pika 11 të Rregullores së Planifikimit të Territorit te ngreje strukturat e veta konsultative, perderisa maxhoranca i ka organizuar ato me vete dhe jo ne menyre te integruar! Ne keto kushte behet emergjente per keshilltaret e opozites ngritja e “Forumit Këshillimor Vendor” te parashikuar ne ligj me njerez dhe eksperte te lire si një bashkim vullnetar i përfaqësuesve të komunitetit dhe grupeve te interesit, akademisë, shoqërisë civile, profesionisteve dhe aktivisteve, biznesit, të cilët te shprehin interesimin dhe angazhimin e tyre në konsultimin e vendimmarrjes vendore dhe në procesin e përcaktimit të përparësive me interes publik.
Ne nuk duhet te shqetesohemi aspak te henen ne se bashkia dhe maxhoranca ne keshill duan te thyejne ligjin! Ata e marrin vete persiper kete rrisk … Ne duhet te fokusohemi tek qyteti dhe sfidat e tij kryesore, pasi u kemi dhene shansin dhe kohen bashkise dhe eksperteve te performojne. Duket se ata qellimisht nuk kane dashur mbeshtetje dhe kooperim! Jane shmangur qellimisht dhe kane deshtuar ne hartimin e planit dhe zbatimin e procedurave te procesit ligjor qe mbron interesin publik! …
Ne keto kushte opozita, qytetaret dhe ekspertet e lire, apo Forumi i tyre, duhet te fokusohen me perparesi ne procedurat dhe permbajtjen e nje plani alternativ dhe debati publik per rihumanzimin e qytetit, mbrojtjen e mjedisit dhe grupeve te ekskluduara, zgjidhjen e sfidave emergjente si transporti publik, papunesia dhe permbytjet, pa harruar denoncimin ligjor te shkeljeve dhe shkaktareve pergjegjes. Keto jane ceshtjet e verteta me te cilat duhet te merrej plani, nje plan qe nuk mund te mbahet fshehtas, per shkak të mungeses së vullnetit politik, konfliktualitetit politik te imponuar qellimisht, me qellim mbulimin e korrupsionit dhe te interesave te establishmentit!