• Kontakt
Wednesday, July 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga kokaina kolumbiane tek “Doshi-Frroku”, Adnan Xholi, prokurori më i ri i SPAK

11:20 : 23/07/2021
në AKTUALITET, KRYESORE

Nga BoldNews.al

Prej kësaj të Premteje, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK), do të ketë dy prokurorë të rinj.

Adnan Xholi dhe Dorina Bejko i bashkohen trupës aktuale të prokurorëve specialë, pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë i votoi me votë unanime të të gjithë anëtarëve të pranishëm.

Prokurorja Bejko është më familjare për anëtarët e KLP-së, pasi ka aplikuar më herët për një pozicion në SPAK, si edhe është e komanduar në prokurorinë speciale prej muajsh.

Ndërsa Adnan Xholi, një prej zyrtarëve më të rëndësishëm të Prokurorisë Shqiptare, u përball për herë të parë me trupën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, nga ku mori edhe mandatin e prokurorit të SPAK-ut.

Lexo edhe:

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Xholi mban aktualisht detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa më parë ka ushtruar prej më shumë se 5 vitesh funksionin e Drejtorit të Kontrollit të Hetimit në institucionin qendror të Akuzës.

Më herët, prokurori Adnan Xholi ka mbajtur poste drejtuese në prokurori lokale, si edhe për shumë vite ka qenë prokuror pranë ish-Prokurorisë për Krime të Rënda.

Mëngjesin e të Premtes (dt. 23.07.2021), kandidatët për SPAK, Adnan Xholi dhe Dorina Bejko, u paraqitën në intervistë para Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Xholi paraqiti një përmbledhje të punës së tij shumë-vjeçare në institucionin e Prokurorisë, duke informuar anëtarët e KLP-së edhe për disa nga hetime më domethënëse të karrierës së tij.

“Në vitin 2011, si prokuror i Krimeve të Rënda dhe në bashkëpunim me autoritetet belge, holandeze, spanjolle e të tjerë, kam ndjekur hetimin e parë të zhvilluar në Shqipëri për trafikun e kokainës nga Kolumbia drejt vendit tonë”, u shpreh prokurori Adnan Xholi.

Ai vijoi më tej me detaje të përmbledhura të atij rasti. “Hetimi u finalizua me sekuestrimin e një ngarkese me 52 fuçi me vaj palme, brenda të cilës ishte shkrirë kokainë, në një sasi prej mbi 200 kilogramë”.

Po ashtu, duke risjellë në vëmendje dosjet e ndjekura si ish-prokuror i Krimeve të Rënda, Xholi deklaroi para anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë se kishte zhvilluar hetime për ato që quhen “Masakra e Cërrikut”, “Masakra e Qafë-Gjashtës”, e të tjerë.

Këto ngjarje të rënda kanë ndodhur gjatë vitit 1997. “Hetimet për këto raste ishin pushuar nga prokuroritë lokale. Ato u rihapën pas 10 viteve dhe, në përfundim, autorët e këtyre krimeve, u dënuan me burgime të gjata”, deklaroi prokurori Xholi gjatë intervistës.

Ndërkohë, në cilësinë e prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Adnan Xholi deklaroi se ka ndjekur hetimet për dy deputetë, duke kërkuar heqjen e mandatit të tyre në vitin 2015, si edhe ka përfaqësuar rastin pranë Gjykatës së Lartë.

Prokurori Xholi i referohej hetimeve të zhvilluara në Mars 2015 ndaj ish-deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.

Pas përmbledhjes së aktivitetit profesional, prokurori Adnan Xholi u deklarua para anëtarëve të KLP-së se emërimi i tij në SPAK do të jetë një mundësi shumë e mirë për të vendosur njohuritë e tij për hetimet pro-aktive në funksion të procedimeve penale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Pasi dëgjoi dy kandidatët, Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh në një seancë të veçantë, ku vendosi miratimin e Adnan Xholit dhe Dorina Bejko si prokurorë të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit-SPAK.

Lajme të lidhura

SPORT

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

23:03 : 01/07/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 01/07/2025
AKTUALITET

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

22:54 : 01/07/2025
BOTA

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

22:49 : 01/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Kontratë për 3 vite, Lindon Selahi bashkohet me Juljan Shehun te Widzew Lodz

22:43 : 01/07/2025
BOTA

Greqia, 8 miliardë euro investime nga BE

22:38 : 01/07/2025
Para

E frikshme, një tornado përshkon fushën e futbollit (Video)

TË GJITHA

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

23:03 : 01/07/2025

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 01/07/2025

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

22:54 : 01/07/2025

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

22:49 : 01/07/2025

Zyrtare/ Kontratë për 3 vite, Lindon Selahi bashkohet me Juljan Shehun te Widzew Lodz

22:43 : 01/07/2025

Greqia, 8 miliardë euro investime nga BE

22:38 : 01/07/2025

Studimi: Varësia nga ekranet po nxit ankth, lodhje dhe probleme gjumi

22:28 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com