Njëzet e tetë persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 të enjten në Kosovë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, këto rezultate dolën nga 2 mijë e 577 testime.
18 pacientë u shëruan nga koronavirusi në 24 orët e fundit, raste aktive mbeten 114, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.
Që nga fillimi i pandemisë, në mars të vitit të kaluar, Kosova ka regjistruar gjithsej 107,954 raste me koronavirus.
Prej tyre, 2,265 pacientë kanë vdekur dhe 105,575 janë shëruar.