Përmes një lidhje skype me emisonin ”EUROMANIA” të gazetares Enxhi Biba në ”News 24”, komentatori i njohur shqiptar Dritan Shakohoxha komentoi finalen e nesërme ndërmjet Anglisë dhe Italisë, finale ku do ta komentojë në stadiumin Uembli pasi ndodhet aty prej ditësh dhe do të jetë ndeshja e tij e fundit që do të komentojë.
ATMOSFERA NË UEMBLI-Është finale shumë e bukur, finalja e finaleve janë ata që shpikën futbollin me italianët ku në Shqipëri ka të njëjtët tifozë me Gjermaninë. Ndeshja është përjetuar në mënyrë emotive, shumë njerëz këtu mendojnë se ky Europian ka ndikuar dhe do të ndikojë në ekonominë e këtij vendi. Është një vend ku gëlon ekonomia, dhe ndihet shumë atmosfera e Europianit. Çdo anglez që pyet thotë që do të fitojë Italia, nuk e di përse ndodh kështu. Mbi të gjitha duhet t’i rishtomë dhe hapjen e stadiumeve, do të jetë plot. Të gjitha tifozeritë janë të jashtëzakonshme, por anglezët janë special. Do të jenë 60 mijë tifozë nesër. Këtu mbrapa ka një vend të mbyllur me prenotim dhe njerëzit janë në radhë për 10 ditë për të zënë një vend, është e njëjta dëshirë si për të hyrë në Uembli. Të gjithë mendojnë se do të plakem dhe isha aty kur u shkruajt historia.
MENDIMI-Është Europiani më i bukur i parë ndonjëherë, nga ana kompetitive më i bukuri. Ne nuk e kuptojmë që po përjetojmë këtë moment të mrekullueshëm, sepse është moment historik. Do të kalojnë vitet dhe do të lavdërojmë të gjithë lojtarët, Chiesa Kane. Duhet të kalojnë kohë që trofeu t’i veshi me lavdi, këto dy skuadra janë më se të merituara në finale.
KOMENTIMI NË UEMBLI: Është drithëruese, të duket vetja sikur të kanë futur një fije elektrike te dora dhe të përshkron trupin. I afrohet momentit në Lion, kur Shqipëria luajti me Rumaninë në Europian. Për mua ishte momenti më i bukur në jetën time.
TIFO-Nuk kam qenë tifoz i Notingamit, ka qenë një batutë. Mund të jesh tifoz me disa skuadra jo vetëm me një. E kam thënë këtë batutë, pasi kur kam qenë adoleshent, Notingami fitoi Champions-in. Kam jetuar tre vite në Itali dhe kam një ndjenjë për Italinë. Në Angli studion djali dhe vëëlai jeton prej 25 vitesh këtu.
VENDIMI– Ka kohë që kam vendosur t’i jap fund komentimit,. Të gjithë do t’i japin fund diçkaje një ditë. Po e lë me një finale Europiani, dhe është gjë e mirë, e lash që mos të më lërë ajo. Kam përjetuar shumë emocione, po e lë pas kaq shumë vitesh i jam mërzitur dhe njerëzve. Kam punuar në vendet e duhura në televizonet e duhura, kam luajtur dhe me fat pasi të luash me skuadrat më të mëdha në botë nuk është vetëm meritë e jotja por e gjithë ekipit. I kam provuar të gjitha Klan, Digitalb, Arbëria, RTSH.
E ARDHMJA– Çdo gjë do të jetë afër futbollit, është pasion…
PARASHIKIMI-Europiani më i ekuilibruar i të gjitha kohërave, ditën e nesërme do të zgjasë do të ketë shtesë, penallti do të jenë të gjitha.