Nga Zef Preçi
Nuk ka dyshim se ish-kryebashkiaku i Lushnjes, tashme i shkarkuar edhe zyrtarisht ende pa u shprehur gjykata per fajesine ose pafajsine e tij, po sherben si njelloj kavie laboratori per ndeshkimin e zyrtareve publike qe abuzojne me detyrat shteterore. Mirepo ne tere kete makro-skeme dicka me duket nuk shkon.
Se pari, shkelja e barazise ne tendera eshte nje dukuri e gjere, e mirenjohur dhe nje semundje e pakuruar ne fushen e prokurimeve ne vendin tone. Format e shfaqjes jane te shumta, por pranohet gjeresisht se komuniteti i biznesit “nuk ben zhurme”, pro detyrohet te pranoje kushtet e institucioneve qe prokurojne fondet publike, dmth te paguaje nen dore, bile me perqindje qe ne harkun e pese viteve te fundit vleresohet se jane rritur dukshem.
Nder menyrat me te dukshme se si thyhen rregullat e prokurimit vihet re se njesite e prokurimit qe merren me hartimin e specifikimeve teknike bashkepunojne me firmat potenciale fituese apo qe gezojne mbeshtetjen politike te titullareve te entit prokurues. Ndarja e informacionit i vendos ato automatikisht ne pozita fituese, per te mos thene se ne mjaft raste specifikimet vihen te tilla qe vetem disa ose nje ofertues i vetem mund t’i plotesoje ato.
Nuk mungojne edhe rastet kur firmat merren vesh midis tyre per te ndare tregun ose per te fiksuar cmimet, sjellje keto anti-konkurrence dhe te ndeshkueshme nga ligji. Ndersa ne nivel vendor, vihet re se bashkite shpenzojne fonde te konsiderueshme publike ne zera shpenzimesh qe jane teresisht te pamatshme, per te cilat mungojne referencat ne cmime, etj.
Ne kete menyre mundesohet nxjerrja e fondeve nga llogarite e institucionit dhe sigurohen perfitime per vendim-marresit. Eshte ndoshta kjo aresyeja qe ne shume tabela ne qytetet shqiptare flasin per punime rehabilitimi me koston e ndertimit te nje vepre te re infrastrukture publike, madje perdoren edhe emertime qe veshtire se mund te perkthehen ne shqip apo qe nuk gjendjen me manualet tradicionale te cmimeve te ndertimit si “riaftesim”, riijetesim” “rikualifikim”, etj.
Ne te vertete terma te tille qe ne gjuhesi perdoren per frymoret, por gjithsesi ndihmojne per te “sistemuar” fonde te konsiderueshme buxhetore. Kjo eshte aq e vertete sa c’eshte vertete se nese dikush kerkon nje “pasaporte teknike” te vepres publike te riaftesuar ne kete menyre, nuk gjendet dhe kjo le hapur mundesine qe brenda pak vitesh, drejtuesi radhes te vazhdoje jetesimin pa dhe asnjeri llogari per efektivitetin apo dobine e parave publike qe shpenzohen ne kete menyre… Shkurt, barazia ne tendera eshte “fjale e huaj”, kudo dhe kurdo qe te investigohet ky fenomen, rezultati eshte thuajse i njejte: vetem klientet e qeverise dhe pushtetit te saj vendor kane akses (shumica kundrejt pageses) ne tenderat publike…
Nga dosja e ndalimit pompoz dhe pushimit te Tushes se Lushnjes flitet per favoritizem te nje kompanie, por nuk duhet harruar se sistemi i prokurimit ka disa hallka dhe faza dhe titullari eshte instance e fundit e apelimit ne institucion perpara se palet e interesuara te mund t’i drejtohen agjencise perndryshe rregullatorit te prokurimeve. Une nuk deshiroj ta marr ate ne mbrjtje per parregullsite e tenderit ne fjale, por gjej rastin te kujtoj se nese dikush shkel ligjin, pergjegjesia eshte ndividuale, qofte ky antar i komisionit te specifikimeve teknike, apo i vleresimit te ofertave, ndersa per vepren penale te korrupsionit duhet te provohet perfitimi material, dmht marrja e parave, sigurimi i votave ne zgjedhje ose ndonje perfitim tjeter ne natyre nga titullari qe firmos kontraten… Perndryshe, nese ecet me teorine e Vishinsk-it te shekullit te kaluar” cojini njehere ne burg, mandej nenin per denimin penal te tyre e gjej vete”, ceshtje te tilla shfryhen shpejt dhe bile edhe te paragjykuarit e “denuar” me gjyqe popullore kerkojne (dhe ne disa raste edhe marrin) demshperblim per “prishje te qetesise shpirterore”, sic edhe ka ndodhur ne te shkuaren e afert…
Sa u takon ndertimeve te paligjshme, nese nje titullar institucioni si Tushja i Lushnjes ka ushtruar ndikimin e vet mbi inspektoret dhe stafin e bashkise, sic lihet te kuptohet nga bisedat telefonike te publikuara sot, mendoj se ky rast do te jape mundesine si per te kuptuar se si nepunesit shkelin ligjin per llogari te titullarit dhe ndeshkimi duhet te jete i drejtperdrejte edhe per ta, por njekohesisht edhe se si shteti ne periudha fushate zgjedhore perkulet perpara pushtetit, behet tolerant me paligjshmerite (sic jane ndertimet informale). Ne kete rast titullari i institucionit publik (ne rastin tone Tushja i Lushnjes) shfaqet me tere “madheshtine” e vet si nje patronazhist i suksesshem, por qe behet i tille duke demtuar interesin publik, fondet publike dhe bashke me to edhe besimin e qytetareve te shteti i se drejtes…