• Kontakt
Thursday, August 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zhdukja e vëllezërve kosovarë në burgun serb, SHBA kërkon drejtësi

15:17 : 08/07/2021
në BOTA, KRONIKE

Ambasada amerikane në Beograd, tha të enjten se drejtësia për tre vëllezërit Bytyçi, shtetas amerikanë, të vrarë në vitin 1999, është përparësi në marrëdhëniet dypalëshe me Serbinë dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të harrojnë vrasjen e tyre. Në një komunikatë të ambasadës amerikane thuhet se kanë kaluar njëzet e dy vjet që kur tre amerikanë, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, u zhdukën ndërsa ishin në paraburgim në policinë e posaçme serbe.

Të tre vëllezërit Bytyqi, ishin pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlantiku, i përbërë nga shqiptarë që jetonin në Shtetet e Bashkuara, e të cilët ju bashkuan luftës në Kosovë. Në muajin korrik të vitit 1999 ata ishin arrestuar në rrethana të panjohura nga forcat serbe në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdarë.

Një gjykatë në qytetin e Prokuples në Serbi, i kishte dënuar me nga 15 ditë heqje lirie nën akuzat për siç është thënë, kalim të paligjshëm të kufirit të ish Jugosllavisë. Trupat tyre u gjetën në një varrezë masive në Petrovo Selo në Serbinë lindore, në një bazë të kontrolluar nga njësitë që komandoheshin nga ish gjenerali i policisë serbe, Goran Radosavleviç, i njohur si Guri. Ata ishin me duar të lidhura dhe ishin qëlluar në kokë.

“Ne nuk mund dhe nuk do ta harrojmë këtë krim. Drejtësia për vëllezërit Bytyqi dhe familjen e tyre dhe llogaridhënia për ata që I kanë kryer dhe mbuluar vrasjet e tyre, mbetet një përparësi në marrëdhëniet tona dypalëshe me Serbinë.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara përsëri u bën thirrje autoriteteve serbe, të cilët kanë premtuar të ndihmojnë në këtë rast ndër vite, për një hetim të plotë. Kjo çështje, dhe shumë të tjera, ilustrojnë nevojën urgjente që Serbia të zgjidhë çështjet e pazgjidhura të krimeve të luftës dhe të përqendrohet në forcimin e sundimit të ligjit”, thuhet mes tjerash në komunikatën e ambasadës amerikane.

Në dhjetor të vitit 2018, Departamenti amerikan i shtetit i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish gjeneralit të policisë serbe, Goran Radosavleviç, Guri, ndaj të cilit, siç thuhej në njoftim, ekzistojnë dëshmi të besueshme se është përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyqi.

Lexo edhe:

U kap në laboratorin e drogës në Yzberisht, lihet në burg 61-vjeçari

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

Më 30 qershor, autoritetet serbe shënuan “ditën e Xhandarmërisë” dhe përgjatë manifestimeve u nda medalje për Goran Radosavleviç, Gurin, që është pjesë e partisë së presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Që nga vitit 2006 janë zhvilluar dy procese gjyqësore në lidhje me rastin e vëllezërve Bytyqi ndaj dy ish-policëve serbë, të cilët më pas janë lënë të lirë. Zhvillimi i proceseve u përcoll me shumë reagime të veprimtarëve humanitarë të cilët janë shprehur të pakënaqur me mënyrën e trajtimit të çështjes./VOA/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U kap në laboratorin e drogës në Yzberisht, lihet në burg 61-vjeçari

14:14 : 21/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

14:00 : 21/08/2025
AKTUALITET

Klodiana Lala për zhdukjen e Daniel Shimës: Di shumë, mund të jetë kërcënuar të heshtë

13:44 : 21/08/2025
AKTUALITET

“Ka përgjime”, Berisha: Gerond Meçe ndërhynte në tenderat e AKSHI-t, fitime 46 mln euro me ABS

13:32 : 21/08/2025
AKTUALITET

Arrestohet punonjësi i Bashkisë Fushë Arrëz, akuzohet për përndjekje dhe shpërdorim detyre

13:20 : 21/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Daniel Shima u rrëmbye sepse dinte gjithçka për pazaret e baxhanakut të Ramës

13:05 : 21/08/2025
Para

Vdekja e 29-vjeçares në Durrës, babai mes lotësh: “Do festonte ditëlindjen, e futa në dhe”

TË GJITHA

U kap në laboratorin e drogës në Yzberisht, lihet në burg 61-vjeçari

14:14 : 21/08/2025

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

14:00 : 21/08/2025

Klodiana Lala për zhdukjen e Daniel Shimës: Di shumë, mund të jetë kërcënuar të heshtë

13:44 : 21/08/2025

“Ka përgjime”, Berisha: Gerond Meçe ndërhynte në tenderat e AKSHI-t, fitime 46 mln euro me ABS

13:32 : 21/08/2025

Arrestohet punonjësi i Bashkisë Fushë Arrëz, akuzohet për përndjekje dhe shpërdorim detyre

13:20 : 21/08/2025

Berisha: Daniel Shima u rrëmbye sepse dinte gjithçka për pazaret e baxhanakut të Ramës

13:05 : 21/08/2025

Gjendet i vdekur një 33-vjeçar në Bulqizë

12:55 : 21/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com