• Kontakt
Wednesday, June 17, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vdekja e 29-vjeçares në Durrës/ Spitali dhe Policia versione të ndryshme për ngjarjen, pritet ekspertiza

10:15 : 08/07/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Mbetet mister shkaku i vdekjes së Lehonës, e cila ndërroi jetë disa ditë pas lindjes së fëmijës së dytë.

Familjarët tentuan ta transportonin në spital, por kur mbërriti në duart e bluzave të bardha, 29-vjeçarja nga Shkallnuri i Durrësit ishte pa shenja jete. Ardita Muça ishte shtruar në maternitetin e qytetit dhe në datën 30 qershor bëri lindje cezariane duke sjellë në jetë fëmijën e dytë. Pas tri ditësh, Lehona doli nga materniteti dhe u kthye në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa asnjë komplikacion

Por dy ditë më pas, më 5 korrik, ajo papritur u shemb në tokë në prezencë edhe të familjarëve. Ende nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes së gruas, por familjarët kanë bërë kallëzim në Policinë e Durrësit, duke akuzuar bluzët e bardha për neglizhencë. Sipas tyre, mjekja nuk i ka bërë hollim gjaku dhe kjo është arsyeja që nuk mbijetoi. Tashmë palët do të presin përgjigjen e ekspertizës mjekoligjore për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes.

Komplikacioni

Familjarët e Lehonës 29- vjeçare i thanë uniformave blu se autoambulanca mbërriti vonë dhe pa pajisjet e duhura për një rast të tillë. Sipas tyre, ekipi mjekësor kërkoi ndihmë nga një mjek i specializuar. Familjarët pretendojnë se oksigjeni i bombolës në autoambulance mbaroi gjatë rrugës për në spital. Është ende e paqartë nëse ajo ndërroi jetë gjatë transportit apo në ambientet e spitalit. Familjarët pretendojnë se mjekët e spitalit u thanë se kishte rrahje zemre në momentin e mbërritjes, ndërsa Policia në njoftimin e saj për mediat ka deklaruar se ajo shkoi pa shenja jete në spital.

Lexo edhe:

Horoskopi për ditën e enjte, 18 qershor 2026

“Nuk artikulojnë kërkesat”, Klosi vë në pikëpyetje revoltën kundër Ramës

“Vajza lindi me operacion çezarian në datë 30 qershor në Spitalin e Durrësit dhe pas katër ditësh ka dalë nga spitali. Dje pasi ishte takuar me motrën e saj, pasi piu ujë, u këput e ra në dysheme. Ambulanca mbërriti vonë dhe pa pajisjet e duhura. Ekipi që erdhi në banesë bëri procedurën, por kërkuan që të vijë një mjek pasi ata nuk ishin të përgatitur për paciente lehonë. Më vonë erdhi mjeku. Bombola e oksigjenit mbaroi, ndërsa vajza në urgjencë mbërriti me rrahje zemre, por mjekët na thanë se truri nuk funksionon pa oksigjen. E keni sjellë vonë na thanë”, tregojnë të afërmit.

Akuza e familjarëve

Familjarët e 29-vjecares akuzojnë mjekët për mjekim të pakujdesshëm duke bërë denoncimin në Drejtorinë e Policisë së Durrësit. Ka qenë tezja e së ndjerës, e cila ka thënë se familja ka denoncuar mjeken Migena Prifti, e cila ka ndjekur gjatë shtatzënisë 29-vjeçaren. Sipas saj, e reja ka ndërruar jetë për shkak të trombozës, pasi nuk i është bërë holluesi i gjakut.

“Kemi bërë denoncim në Polici dhe akuzojmë mjeken Migena Prifti, e cila është doktoresha gjinekologe që e ka ndjekur nga muaji i parë i shtatzënisë deri në muajin e fundit.
Duam drejtësi. Ka vdekur për faj të mjekes. Asnjë nuk ma mbush mendjen. Ka qenë e fuqishme. Do i bënin hollim gjaku. A vdes një gocë 29- vjeçare me trombozë. Ke dëgjuar ti? Vetëm tre hollues ka bërë, po më mbrapa? Hata e madhe. Migena Prifti të arrestohet direkt. Kaq di me thënë. Goca nuk kthehet më, ndaj duam të bëhet drejtësi. Do presim ekspertizën tani”, ka thënë Vera, tezja e së ndjerës.

 

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e enjte, 18 qershor 2026

23:01 : 17/06/2026
AKTUALITET

“Nuk artikulojnë kërkesat”, Klosi vë në pikëpyetje revoltën kundër Ramës

22:51 : 17/06/2026
AKTUALITET

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona përfundojnë me motor në humnerë

22:39 : 17/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit marshojnë drejt Pallatit me Shigjeta: Edi Rama ka mbaruar!

22:32 : 17/06/2026
SPORT

Ronaldo nuk arrin të bëjë diferencën në barazimin e Portugalisë

22:26 : 17/06/2026
AKTUALITET

Igli Tare dhe Joana Bushi ‘prestanome’/ Ja si Belinda Balluku fshehu vilën në Dhërmi

22:24 : 17/06/2026
Para

Rama: E pajustifikueshme rishfaqja e korrupsionit në Polici

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e enjte, 18 qershor 2026

23:01 : 17/06/2026

“Nuk artikulojnë kërkesat”, Klosi vë në pikëpyetje revoltën kundër Ramës

22:51 : 17/06/2026

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona përfundojnë me motor në humnerë

22:39 : 17/06/2026

Protestuesit marshojnë drejt Pallatit me Shigjeta: Edi Rama ka mbaruar!

22:32 : 17/06/2026

Ronaldo nuk arrin të bëjë diferencën në barazimin e Portugalisë

22:26 : 17/06/2026

Igli Tare dhe Joana Bushi ‘prestanome’/ Ja si Belinda Balluku fshehu vilën në Dhërmi

22:24 : 17/06/2026

Nga ‘Mali i Tiranës’ te kullat e tjera luksoze, cili do jetë fati i projekteve të Ilir Shtufit

22:18 : 17/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetkralbetpadişahbetmeritbet girişbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetjojobetnieuwsCasibomCasibomGrandpashabetcasibomgrandpashabetjojobet girişcasibom girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetjojobet giriş