• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi i Gj.Kushtetuese/ Bardhi: Shkatërroi Teatrin, të arrestohet Erion Veliaj

18:48 : 02/07/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka reaguar pas vendimit Gjykatës Kushtetuese që i jep të drejtë institucionit të Presidencës dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, për Teatrin Kombëtar.

Bardhi shprehet se pas këtij vendimi Veliaj duhet të arrestohet menjëherë si përgjegjësi direkt për shkatërrimin e TK.

‘Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë në Shqipëri. Arroganca, dhuna, paligjshmëria humbën betejën e tyre përballë qëndresës, qytetarisë dhe interesit publik.

Partia Demokratike përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetutese për të shpallur si antikushtetues veprimet e Qeverisë dhe Bashkisë për prishjen e një pasurie kombëtare, si Teatri Kombëtar, me qëllimin e vetëm për ti hapur rrugë një afere të rëndë korruptive.

Shfuqizimi i ligjit special dhe VKM që i kalon pronësinë Bashkisë Tiranë, bën nul, bën antikushtetues, të paligjshëm, çdo veprim të kryer nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet e tjera të përfshira, pavarësisht se për këto akte nuk është kompetente për shqyrtim Gjykata Kushtetuese. Ky vendim merr në mbrojtje Teatrin Kombëtar, duke e cilësuar si një pasuri që përbën trashëgimi kulturore të Shqipërisë.

Lexo edhe:

No Content Available

Teatri është një plagë e hapur në zemër të Tiranës. Sot ai shesh, i zhveshur dhunshëm nga historia e tij është një tjetër vijë ndarëse midis qytetarëve që duan një Shqipëri demokratike dhe një pakice që uzurpoi, plaçkiti dhe shkatërroi një nga institucionet më të shenjta të kombit.

Shkaktarët e kësja plage janë ata që penguan dhunëshëm ndryshimin në 25 prill dhe që mbajnë peng vendin prej 8 vitesh me arrogancë, korrupsion, klientelizëm, paratë e krimit dhe armiqësinë e verbër ndaj trashëgimisë kulturore, ndaj çdo pasurie të kombit tonë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ekspozon para shqiptarëve dhe mbarë botës fytyrat e barbarëve që shembën Teatrin dhe goditën në zemër demokracinë, duke përfituar nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese.

Mirënjohje të thellë për artistët, qytetarët dhe qëndrestarët që nuk u pajtuan kurrë me marrëzinë e një regjimi që dialogun e kryen me fadroma dhe teatrot i përdor si lavatrice për paratë e Ndraghetës.

Mirënjohje për mbështetësit e Partisë Demokratike që ishin në krahë të aktivistëve për Teatrin, në mbrojtje të interesit publik dhe që u bënë pre e dhunës barbare policore.

Vendimmarrja e sotme e Gjykatës Kushtetuetese ëshët vetëm hapi i parë, prova e pakundërshtueshme për abuzimin me pushtetin nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj.’

Pas Gjykatës Kushtetuese, radhën e ka Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK. Autorët e këtij krimi të rëndë kushtetutes dhe ligjor, me pasoja të rënda për interesin publik dhe pasurinë tonë publike, kanë emër dhe mbiemër, janë të gjithë të identifikuar dhe duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë përpara ligjit. Ata janë Edi Rama dhe Erjon Veliaj.

Erjon Veliaj që edhe sot vijoi hapur të sfidojë drejtësinë, të sfidoi vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetutese, të injoroi faktin se në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit ka shkatërruar një pasurie kombëtare, duhet të arrestohet menjëherë.

Duke shpërdoruar rëndë detyrën, në shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ligjit, Erjon Velia është autori dhe përgjegjësi direkt për një dëm me vlerë të jashtëzakonshme për pasurinë tonë kombëtare.

Krimi tashmë nuk fshihet dot më. Prandaj edhe SPAK nuk mund të fshihet më. Provën e paligjshmërisë ulëritëse e ka tashmë gati nga Gjykata Kushtetuese. Tani është koha për të vepruar, për të na treguar të gjithëve se pandëshkueshmëria ka marrë fund, që askush nuk është mbi ligjin, që kushdo është i barabartë përpara ligjit.

SPAK duhet të marrë nën përgjegjësi penale edhe çdo zyrtar publik të përfshirë në këtë paligjshmëri, duke filluar nga Edi Rama e deri tek çdo punonjës policie që u përfshi në aktin e dhunës për shembjen barbare të Teatrit Kombëtar.

Në këtë betejë Partia Demokratike do të mbetet në krah të qytetarëve, sepse vijimi i betejës kundër një regjimi që turpëron Shqipërinë para gjithë botës, është edhe vijimi i betejës për Teatrin aty ku ishte dhe ashtu sic ishte, është vijim i betejës për historinë tonë, vijim i betejës për kthimin e legjitimitetit, vijimi i betejës për kthimin e demokracisë, vijimi I betejës për t’ua kthyer Shqipërinë shqiptarëve!’, deklaroi Bardhi.

 

Etiketa: pd bardhi boldnew shsot domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Jo vetëm afrime te Vllaznia, mbrojtësi konfirmon largimin nga kuqeblutë

TË GJITHA

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

12:46 : 27/07/2025

Ndezi zjarri që shkaktoi djegien e 600 hektarëve në Parkun e Dajtit, arrestohet 63-vjeçari (EMRI)

12:38 : 27/07/2025

Rreziku i cenimit të profesionit të avokatit dhe mbrojtjes efektive të qytetarit në draftin e ri të Kodit Penal

12:26 : 27/07/2025

E rëndë/ E moshuara humb jetën në plazhin e Qerretit

12:08 : 27/07/2025

Izraeli shpall pauzë të luftimeve në pjesë të Gazës mes krizës së thelluar të urisë

12:04 : 27/07/2025

Lushnje/ Tentoi të vidhte sende me vlerë brenda Kishës, arrestohet 48-vjeçari

11:59 : 27/07/2025

Dhunoi kamarierin e një lokali, pezullohet nga detyra ish-shefi i qarkullimit Vlorë

11:50 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com