• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çuçi si “velinë” për të mbrojtur Veliun e Ramës!

16:39 : 28/06/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

U lajmërua konferencë. Shumë prisnin që ministri të shkundte veten dhe vartësit e tij për nëntë vdekje në dy ditë. Një familje me katër anëtarë e shuar në aksident e pa kaluar pak orë nga kjo ngjarje, katër të vrarë për shfrytëzimin e hapësirave të plazhit në Velipojë. Me një bilanc të tillë minimalisht ministri do duhet të shkundte veten dhe mbi të gjithë kreun e policisë së shtetit, por doli për të kundërtën; të mbronte Ardi Veliun e Ramës.

“Policia e Shtetit përtej të metave e dobësive të saj e përtej përmirësimeve që duhet e do të bëhen, as nuk ndjek cdo makinë që lëviz në rrugët e vendit e as nuk mund të parandalojë një sherr në 1 të natës midis dy fqinjve”, u shpreh Çuçi në konferencën për mediat.

Mbrojtje më të mirë se kaq Çuçi nuk mund t’i bënte “nokut të Ramës”, Drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Kush mban përgjegjësi në këtë vend? Policia jo, ministri jo, kryeministri jo dhe jo! Madje, me një indiferentizëm të theksuar, Çuçi e konsideroi si një ngjarje normale, sepse për të vrasje dhe aksidente ka pasur dhe do të ketë. Po sot nuk bëhet fjalë vetëm për bilancin, që të vret sa përmendet shifra nëntë viktima, por për problemin e vërtetë që lidhet me pandëshkueshmërinë dhe dhënien krah të elementëve të krimit nga vetë strukturat policore dhe politike.

Kryepolici i vendit Ardi Veliu u emërua në marsin e vitit 2018 në atë detyrë, pas një konsumimi “bashkëjetese profesionale” me ish-ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ai gëzon edhe mbështetjen e Ramës dhe kjo nuk është pak, pasi shpesh Veliu i bënte karshillëjk edhe ish-ministrit Sandër Lleshaj.

Lexo edhe:

No Content Available

Kanë ikur katër jetë nga plumbat dhe pesë të tjerë nga aksidentet të ardhura nga “djemtë e baballarëve biznesmenë”, që u japin në duar fëmijëve një “armë” të frikshme që quhet makinë e viteve të fundit për të ecur çmendurisht në duart e tyre. Është vrarë një 20-vjeçar i pafajshëm në ditën e parë të punës së tij si kamarier në hotelin ku u bënë kapic katër viktima. As ligj, por as moral nuk po ka…!

Çuçi e di mirë se çfarë është “morali politik”, por vetëm si koncept që e ka lexuar diku, por që nuk është në gjende ta zbatojë për veten. “Unë nuk mund të kem përgjegjësi morale për një gjë që është e zakonshme, jo në kuptimin negativ të fjalës, pra për të bërë zakon këtë gjë, por e zakonshme për të ndodhur një gjë, pavarësisht nga ne. Nuk ndjej ndonjë përgjegjësi. Unë do të ndihesha mirë që si ministër të ulja numrin e vdekjeve”-tha Çuçi.

Ai sot gati sa nuk ulëriti se “jam ministër kot, mos më bini në qafë, mos më kërkoni të propozoj shkarkimin e Veliut, sepse të gjitha i kontrollon Rama”. Po në fakt Çuçi mund të jetë kot dhe me gjasë faktet treguan se ishte i tillë, pasi edhe kur Rama e emëroi Ministër të Brendshëm ai nuk dinte gjë, pasi ishte në aktivitet në Lushnje, duke “inspektuar” serat me kastraveca.

Çuçi është aq i zgjuar për të kuptuar sesi bëhet karrierë politike, ai ndoshta më shumë se kushdo e njeh më mirë Ramën, në çdo “raport” dhe tekë, pasi gjithçka i pëshpërihet në vesh për “karakterin e tij”… Ndaj sot Çuçit i duhet dhënë meritë, është i kapshëm spese për të vijuar karrierën në politike i bindet aq shumë Ramës sa nuk e pati problem të bëhej “velinë” për të mbrojtur Veliun e Ramës.

Etiketa: cuci veline veliaj rama boldnews host domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

"Punonte në lavanderinë e spitalit, pa peshqirin e djalit“, detaje të reja nga vdekja e 20-vjeçarit

TË GJITHA

Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

14:34 : 05/06/2026

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026

Një stuhi gjeomagnetike ka të ngjarë të arrijë tokën së shpejti! Ja kur pritet

13:58 : 05/06/2026

“Miliona euro për konsulencë”/ PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

13:53 : 05/06/2026

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom