Kur flasim për verën, gjëja e parë që na vjen ndërmend është rëra e nxehtë dhe deti. Por gjëra të pakëndshme mund të ndodhin edhe në një udhëtim në plazh, dhe ata me të vërtetë që mund të prishin pushimet.
Ne po ju sjellim disa truke shumë të vlefshme për ju që prisni të merrni pushimet gjatë këtyre ditëve.
Si të ndalosh që rëra të mos ngjitet në këmbë?
Pasi bëheni gati që të ikni dhe doni të vishni sandalet, këmba me rërë ua bën punën paksa të vështirë. Prandaj merrni pak pudër me vete, mbështilleni në një letër, dhe kur të bëheni gati për të veshur sandalet, fshijini pak aty. E gjithë rëra do të bjerë lehtësisht duke i lënë këmbët të pastra.
Si të mbrosh gjërat e tua me vlerë?
Kur jeni në plazh dhe doni të futeni në det të gjithë bashkë, ajo që ju ndalon janë pikërisht sendet me vlerë që keni marrë me vete. Prandaj këshillohet që celularin, çelësat e makinës, portofolin t’i mbështillni në një pelenë bebesh (të papërdorur sigurisht). Asnjë prej grabitësve nuk do t’i shkojë ndërmend, madje as do guxojnë ta prekin.
Shapka të ftohta?
Çfarë duhet të bëni? Për të ndalur mbinxehjen e shapkave, thjesht kthejini përmbys kur nuk i përdorni ato.
Të ndalosh rërën që ngjitet në pije?
Çfarë duhet të bëni: Vendoseni shishet brenda një gote plastike, dhe kështu ajo nuk do ta ketë fundin e saj me rërë, që ju bezdis shumë kur doni të pini.
Si të shmangni dhimbjen e kokës?
Ndryshimi i mprehtë i presionit që ndodh kur zhyteni nën ujë mund t’ju japë dhimbje koke. Fatmirësisht, ka një mënyrë për ta parandaluar këtë.
Çfarë duhet të bëni? Para se të shkoni nën ujë, mbyllni hundën, gojën dhe mbani frymën për 5-10 sekonda. Pastaj merrni frymë thellë dhe përsëriteni këtë proces edhe 2 herë të tjera. Trupi juaj do të përshtatet me presionin e ri dhe ju nuk do të përfundoni me një dhimbje koke.
Veshët tuaj janë bllokuar?
Nëse ju keni marrë të gjithë ujin nga veshët tuaj, por ata janë ende të bllokuar pas një kohe në plazh, duhet të rivendosni presionin natyror në veshin e brendshëm. Të bësh këtë është shumë e lehtë. Çfarë duhet të bëni? Merrni një tullumbace të zakonshme, mbyllni hundën dhe fryni tullumbacen. Në një moment gjatë këtij procesi, do të dëgjosh një tingull “klik” të dobët, që tregon se presioni në veshë është kthyer në normal.
Të djegur në fytyrë? Në ndihmë ju vjen lëngu i ngrirë i aloe verës
Lëngu i aloe vera përmban kimikate që mund të shërojnë plagët, të zvogëlojnë enjtjen dhe të mbajnë lagështi. Ai gjithashtu është një mënyrë e shkëlqyer për të përballuar edhe djegien nga dielli. Blini një xhel aloe vera dhe vendoseni në frigorifer. Pasi të jetë ngrirë, lyeni me të pjesët e djegura të trupit. Kjo do të ndihmojë për të rikthyer shëndetin e lëkurës dhe për të zvogëluar dhimbjen.