Nga Av. Altin Goxhaj
Per ata qe flasin per nevojen e derdhjes se gjakut ne dhjetor 1990, pyetja eshte kush i kishte armet dhe kush ishte i gatshem te vritej dhe te vriste! Kollaj sot te besh analiza sikur po flet per nje videogame, puna eshte te flasesh me kontekstin e kohes se nje regjimi barbar qe e kishte thare Shqiperine nga cdo opozicion dhe spiunlliku dhe lufta e klasave kishte thare aftesine e individit per tu bashkuar dhe grupuar ne grupime te rezistences klandestine!
I vetmi grupim i armatosur (gjer ne dhembe) i asaj kohe ishte popullsia qe ishte prane regjimit qe mund te vrisnin (pa rrezikuar te vriteshin vete) me urdher te nje pushteti total komunist ndaj dhe e vetmja rruge per ta rrezuar ate regjim barbar ishte nisja e protestave paqesore nga vete femijet e ketyre qindra mije veteve qe me origjinen e tyre familjare ua nxirrnin armet jashte perdorimit regjimit duke i dhene garanci popullsise ne fillim te Tiranes dhe pastaj gjithe Shqiperise qe erdhi dita te dalin te gjithe ne rruge per te permbysur regjimin me te eger komunist te Evropes Lindore!!!
Keto perrallat jo po duhej lufte e jo po duhej gjak jane si ca tipa qe sot punojne ne shtet dhe qe shajne Qeveriun me liber shpije me profile anonime duke akuzuar te tjeret pse s’dalin te protestojne dhe vete jane me profile anonime! Jane po keta qe ne zgjedhje votojne per Rilindjen sic u thote shefi per te ruajtur nje vend pune se duhet te ushqejne kalamajte ne shpi!
Armata e spiuneve ne Shqiperine Komuniste ishte me qindra mije vete dhe asnjeri prej tyre nuk ishte anetar i PPSHse sepse ndalohej qe Sigurimi te rekrutonte spiune te anetaresia e Partise se Punes! Se keshtu ishte rregulli i kohes! Ndersa armata e qindra mije komunisteve apo kandidateve te regjistruar per anetare partie e kishin per detyre te “spiunonin” jo tek Sigurimi por ne organizaten e partise! Armata e caresve te trapit me komunist se komunistet, pra qe nuk ishin anetare apo kandidate partie, qe ishin me komuniste se vete anetaret e PPSHse ne lagje apo vendin e punes, ishte me qindra mije vete dhe ishin tmerr kudo! Kush ka memorie jete e kupton se per cfare po flas! Per te pakten 600 mije vete qe armatoseshin per 24 ore nga regjimi!!!
Po na thone se duhej te derdhej gjak! Kush do te vritej mo? Te vetmet viktima do te ishin kundershtaret e regjimit dhe ata qe flasin harrojne se trimat antikomunist dhe elitat e verteta i kishte vrare, burgosur dhe internuar me kohe familjarisht regjimi ne 45 vjet dhe ishte kujdesur qe te kishte mundesi ti zhdukte per 24 ore kush kishte mbetur apo konsiderohej potencialisht i rrezikshem ne rast te nje grushti shteti antikomunist apo nje krize protestash antikomuniste! Kerkoni ne arkiva se do gjeni se si Regjimi kishte nje liste gati me dhjetra mije vete qe do te zhdukeshin brenda 24 oresh bashke me menyren se si ne rast “sulmi ndaj vendit”! Dhe kete e dinin te gjithe ata te listes qe do te ishin te paret qe do te mbushnin varrezat masive!
Ndaj dhe them se keto reflektimet idiote per dobine e nje Lufte Civile, gjak, e budalliqe si keto jane budalliqe facebooku sikur flisni per ndonje videogame!
Cdo skenar per lufte civile ne ate kohe projektohej vetem nga kokat e nxehta te nomeklatures komuniste si Nexhmija, Vito Kapo apo Spiro Koleka, dhe qindra mijera enveristet dhe spiunet e Shqiperise!
Nese s’do te kishin dale Studentet e Dhjetorit ne Dhjetorin e fundit te Evropes Lindore perballja ne 1991 kur filloi lufta civile dhe etnike ne Jugosllavi do ta bente cdo skenar edhe me te veshtire dhe me katastrofal pasi gjeopolitika eshte faktor thelbesor ne vende te vogla si i yni ne rajonin me te nxehte te planetit ne ate kohe: Ballkanin!!! Dhe ne fillim te 1991 Greqia dhe Serbia, dhe si vagona edhe Mali i Zi dhe Maqedonia, kishin marre superxhiro! Italia as qe e dinte se ku binte Shqiperia! Amerika po menaxhonte renien e Bashkimit Sovjetik! Ishte PD qe e trajtoi ardhjen e Bejkerit si nje ngjarje madhore qe i dha per here te pare vemendje maksimale Shqiperise ne rajon nga SHBA dhe kjo ndodhi ne 1991 dhe jo ne 1990!!!
“Dolen ne proteste femijet e eterve” tha dje nje te vertete te madhe Sali Berisha sepse brezi i trete i regjimit ishte i vetmi grupim qe kish mundesi te hapte syte dhe te kuptonte qe regjimi komunist kishte vec nje pike te dobet: i kishte ardhur fundi i guximit te nomeklatures komuniste pas gjakut te derdhur ne Rumani dhe diten ta shfrytezojne avantazhin e te qenit femijet e dhjetra mije shqiptareve qe konsideroheshin si “shtresa intelektuale” e regjimit komunist! Harroni se struktura familjare e shoqerise shqiptare te kohes e vendoste cdo protestues me familje e fis ne te dy anet e barrikades dhe kjo gje e bente regjimin impotent per shtypje te dhunshme te revolucionit demokratik te dhjetorit 1990! (termi revolucion demokratik i referohet ngjarjeve ne Evropen Lindore ne 1989).
Ndaj dhe PD, Azemi dhe Berisha dhe te gjithe ata qe i dolen per zot nje ndryshimi pa gjak te regjimit komunist kane MERITEN dhe jo FAJIN per kete!
S’ju pelqen kjo e vertete? Atehere shkruani libra dhe tregime fantastiko-shkencore por jo histori! Fakti qe sot sundojne ata qe sundojne mos e kerkoni te verteten ne 8 dhjetor 1990 por ne ate qe ndodhi ne 1997 ku PS udhezohej deri ne detaj nga sherbimet sekrete greke, gazetat si Koha Jone drejtoheshin nga Sorosi! PD dhe Berisha u zhyten me faj dhe injorance te plote ne nje spirale represive krejt te panevojshme dhe te pakuptime qe ne 1996 me zgjedhjet e 26 Majit!!! Para 1997 Ramiz Alia me shoke e shoqe perfunduan ne burgje, ne 1997 ata u liruan dhe erdhen ne pushtet nepermjet femijeve te tyre! Nderkohe ne 1997 u shfarosen me qindra biznese pa lidhje me komunizmin dhe pas 1997 u krijua kjo klasa kapitaliste e bzinesmeneve te majte me pika furnizmi ne Greqi kryesisht, e qe sot jane miliardera! Germoni kot ne 1990 se e keqja u projektua dhe realizua ne 1997 gjate rebelimit gjakesor komunist qe sponsorizohej nga Greqia ne Athine dhe nga Sorosi ne Tirane!!!
Akuzat qe i behen sot Levizjes se Dhjetorit fabrikohen prej 26 vjetesh nga PS dhe Sorosi per ta delegjitimuar ne favor te teorise se demokracine e solli Ramiz Alia dhe PS dmth keta qe na sundojne sot!
Kaq e thjeshte eshte!!!
Lufte civile, gjak… Me kujtojne vec Edi Ramen ne Janar 1991 qe bertiste si i cmendur per lufte civile te Stadiumi Qemal Stafa per tu faktorizuar pasi e nxorren me shkelma nga PD…