Martin Skëndaj, efektivi i burgut të Fierit që me armën e shërbimit një pistoletë tip “Glock”, vrau Manol Rapaj dhe Elis Kapaj, është dënuar me 10 vite burgim.
Vendimi u mor nga gjykata e Fierit, ku gjyqtari Piro Sota deklaroi fajtor dhe dënoi fillimisht me 15 vjet heqje lirie Skëndaj, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim u reduktua përfundimisht në 10 vite burgim.
Skëndaj u dënua për akuzën e “Vrasjes së kryer në kushtet e tronditjes së fortë psiqike” ndaj Elis Kapaj dhe Manol Rapaj.
Sipas vendimit të gjykatës, dy viktimat kishin provokuar dhe goditur me sende të forta Martin Skëndaj, duke i lënë dëmtime të rënda në kokë dhe thyer tre gishta.
Në dokumentin e gjykatës thuhet se më 17 dhjetor 2019 efektivi i policisë së burgjeve, Martin Skëndaj, është goditur fillimisht me levë hekuri nga Elis Kapaj, sapo ai ka dalë nga ambulanca e Patosit dhe si pasojë e kësaj goditje, Skëndaj ka marrë dëmtime në kokë dhe i janë thyer tre gishta të dorës së djathtë.
Për më tepër, Skëndaj ka vijuar të goditet me grushta nga dy kushërinjtë, veprime të cilat kanë detyruar efektivin e policisë së burgjeve Martin Skëndaj që të nxjerë armën e shërbimit, një pistoletë “Glock” dhe të hapi zjarr.
Skëndaj ka qëlluar plot 13 herë drejt Elis Kapajt, i cili po e qëllonte me levë hekuri. Ekzekutimi i Elis Kapaj, është bërë në sheshin qëndror të Qëndrës Shëndetësore të Patosit, dhe e gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë.
Nga këto goditje, Kapaj ka mbetur i vdekur në vend. Ndërsa më pas ka vijuar me armë në dorë të ndjekë Manol Rapajn, të cilin e ka qëlluar për vdekje. Rezulton se pasi ka vrarë dy kushërinjtë, efektivi i policisë Martin Skëndaj, është kthyer sërish ku qëndronte i pajetë Manol Rapaj, duke e qëlluar një herë të vetme me armë. Pas këtij moment autori ka qëndruar në vendgjarje, duke hedhur armën luftarake dhe i ka kërkuar një mjeku të Qëndrës Spitalore, që të njoftonte policinë.
Shkak i kësaj ngjarje të rëndë që solli dy viktima në Patos, ka ardhur një sherr i një dite më parë, mes Martin Skëndaj, babait të tij, Aleksandër Skëndaj dhe Manol Rapaj, pasi ky i fundit kishte krijuar një raport intime me motrën e Martin Skëndaj. Si paosojë e kësaj lidhje intime, motra e Martinit ishte divorcuar nga bashkëshorti i saj, dhe kishte shkuar të banojë në një qëndër sociale në Vlorë./Ora