• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shehaj: Pa ndëshkueshmërinë e politikanëve nuk ka përparim. Ndryhimet që do sjell në krye të PD

13:32 : 12/06/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Agron Shehaj, kandidat për kryetar të PD, thotë se në krye të PD duhet të vijnë njerëz të pakorruptuar, që të punojnë për interesin publik.

Në një intervistë për “DW”, ai flet për ndryshimet që do sjellë nëse zgjidhet në krye të PD

DW: Çfarë ndryshimesh do të sillni ju në drejtimin Partisë Demokratike, (PD) nëse të dielën, më 13 qershor, do të zgjidheni kryetar i saj?

Agron Shehaj: PD-ja duhet të rikthehet në vlera të tilla si demokracia e brendshme, meritokracia dhe ndershmëria. PD duhet të ketë në krye njerëz për të cilët qytetarët mendojnë se janë të pakorruptueshëm, të zotë dhe me kurajo për të punuar për interesin publik. Ndryshimi do të fillojë me vendosjen e standardit statutor që kryetarit që humbet zgjedhjet i mbaron automatikisht mandati dhe nuk mundet më të rikandidojë. Vetëm kështu kryetari i PD-së do ketë interes të luftojë për të fituar duke tërhequr njerëzit më të mirë dhe të jetë i vetëdijshëm që ka vetëm një mundësi për ta çuar Partinë Demokratike në fitore.

Ndryshimi i dytë është zgjedhja nga anëtarësia e kandidatëve për deputetë. Në zgjedhjet e kaluara anëtarët e PD u zhgënjyen pasi u ftuan të votonin një listë kandidatësh të caktuar nga lidershipi, sipas një modeli të padëgjuar në botë. Me propozimin tim anëtarësia do të vendosë cili do të jetë kandidat, vendin e kandidatëve në listë përmes votës me parimin “një anëtar, një votë”. Ndryshimi i tretë, që mendoj se është kryesori, është rikthimi i luftës kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit nga oligarkët si prioritet kryesor të opozitës. PD duhet të heqë dorë nga lojërat politike të pakuptimta që nuk u shërbejnë problemeve reale të shqiptarëve dhe të merret me shkakun kryesor të varfërisë që është korrupsioni.

Lexo edhe:

Horoskopi, e hënë, 19 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Exit Poll-et/ Kryetari i Bukureshtit në epërsi të papritur në zgjedhjet në Rumani

DW: Cili është vizioni juaj për rolin që duhet të marrë PD si forca më e madhe opozitare, me 59 deputetë në Parlamentin e ri, që fillon funksionimin e tij në shtator?

Agron Shehaj: PD duhet të luftojë për të mbrojtur interesin e shqiptarëve përballë një qeverie të korruptuar dhe të inkriminuar. Lufta kundër korrupsionit, sidomos ndëshkimi i korrupsionit në nivelet më të larta të pushtetit, duhet të jetë prioriteti kryesor i PD. Pa i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve nuk ka demokraci dhe zhvillim. Kjo duhet të jetë kauza dhe beteja e PD. Papunësia është shqetësimi kryesor i shqiptarëve dhe shkaku kryesor i papunësisë është korrupsioni dhe kapja e ekonomisë nga oligarkët.

DW: Cilat janë epërsitë tuaja në raport me kandidatët e tjerë, që po garojnë për t’u zgjedhur këtë të dielë në postin e kryetarit të PD?

Agron Shehaj: Partisë Demokratike i duhet një lider i besueshëm, i pakapur nga interesa ekonomike dhe mbi të gjitha që shqiptarët të mendojnë, se do t’u thotë jo oligarkëve dhe kompromisit me të keqen.

DW: Çfarë sinjalesh po merrni nga baza e PD dhe mbështetësit e saj në takimet që po zhvilloni me ta. A janë pro ndryshimit?

Agron Shehaj: Demokratët janë shumë të kthjellët në gjykim. Bilanci negativ 8-vjeçar në opozitë është i qartë për të gjithë. Demokratët duan jo thjesht të fitojnë, por duan një qeverisje të mirë dhe të përgjegjshme. Demokratët e dinë që nëse dikush nuk ja ka dalë një herë, dy, tre, katër nuk ka gjasa t’ia dalë herën e pestë.

DW: Cilët konsideroni aleatët tuaj në përpjekjen për të qënë në krye të PD?

Agron Shehaj: Aleatët e mi janë demokratët që nuk i druhen të vërtetës. Ata që kanë sakrifikuar dhe sot vuajnë pasojat e mungesës së përgjegjësisë së lidershipit. Ata që duan të shohin përpara, ata që nuk pranojnë vendimet e gabuara të lidershipit, ata që duan një PD meritokratike, evropiane, demokratike dhe ku promovohen më të mirët. Ata që mendojnë se PD duhet të hapet dhe bashkohet, me njerëz të rinj, që nuk i tremben talentit dhe kontributeve por që i vlerësojnë ato.

DW: A keni kundërshtarë të tjerë përveç tre konkurrentëve në garën për kryetar partie?

Agron Shehaj: Zgjedhjet u imponuan pa mbaruar ende përfundimi i rezultateve zgjedhore. U la një afat kohor i pamjaftueshëm për të bërë fushatën dhe për të bashkëbiseduar me të gjithë demokratët kudo në Shqipëri. Zgjedhja e kreut të PD është momenti më i rëndësishëm, moment kyç, për demokratët ndaj kurrsesi nuk duhet të kalonte kaq shpejt, vetëm e vetëm se lidershipi nuk mban dot përgjegjësi. Sot demokratët vendosin nëse do të fitojnë apo do të humbasin në zgjedhjet e ardhshme.

 DW: A po zhvillohet gara në mënyrë transparente dhe të barabartë?   

Agron Shehaj: PD duhet çliruar nga praktika që kryetari është më i rëndësishëm se parimet dhe vlerat demokratike. Një nga prioritetet e mia, nëse do të fitoj besimin e demokratëve, është të vendos standardet dhe gjithë infrastrukturën e duhur për të mbajtur zgjedhje të ndershme, të lira brenda partisë, të cilat sot nuk ekzistojnë.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 19 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 18/05/2025
BOTA

Exit Poll-et/ Kryetari i Bukureshtit në epërsi të papritur në zgjedhjet në Rumani

22:55 : 18/05/2025
SPORT

VIDEO/ Ylber Ramadani i shënon super gol portierit serb dhe i jep fitoren Leçes

22:46 : 18/05/2025
BOTA

Kryeministrja e Italisë ndërmjetëson bisedime mes Ursula von der Leyen dhe JD Vance

22:45 : 18/05/2025
Në foto: Projekti i miratuar në vitin 2018 dhe projekti i ndryshuar i vitit 2024
AKTUALITET

Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i Tiranës, çunat e APEX-it i marrin “frymën” qendrës

22:37 : 18/05/2025
BOTA

Joe Bideni është diagnostikuar me kancer ‘agresiv’ të prostatës

22:26 : 18/05/2025
Para

Zgjedhjet në PD, Gjana: Nuk do lejohen në komisione emrat që nuk janë anëtarë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 19 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 18/05/2025

Exit Poll-et/ Kryetari i Bukureshtit në epërsi të papritur në zgjedhjet në Rumani

22:55 : 18/05/2025

VIDEO/ Ylber Ramadani i shënon super gol portierit serb dhe i jep fitoren Leçes

22:46 : 18/05/2025

Kryeministrja e Italisë ndërmjetëson bisedime mes Ursula von der Leyen dhe JD Vance

22:45 : 18/05/2025
Në foto: Projekti i miratuar në vitin 2018 dhe projekti i ndryshuar i vitit 2024

Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i Tiranës, çunat e APEX-it i marrin “frymën” qendrës

22:37 : 18/05/2025

Joe Bideni është diagnostikuar me kancer ‘agresiv’ të prostatës

22:26 : 18/05/2025

Papa Leo XIV takohet me Zelensky, çfarë u diskutua mes tyre

22:16 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com