• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Iluzioni i verbër i një ‘Pax Americana”

11:10 : 11/06/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Një ide e përhapur rëndom, që ka më tepër trajtat e një bestydnie, sesa ato të një rrjedhimi logjik, po i interpteton veprimet e fundit të administratës amerikane për Shqipërinë, si një përpjekje për ta rregulluar me çdo kusht këtë vend.

Shpallja non grata e Sali Berishës po komentohet si një ndihmesë bujare e hiperfuqisë për të mbyllur kapitullin e berishizmit, të cilin, ne shqiptarët, nuk arritëm ta bënin dot as përmes votës, as përmes drejtësisë.

Urdhëri ekzekutiv i presidentit Biden, për ngrirjen e pasurisë dhe ndalimin e hyrjes në SHBA për persona publikë nga Ballkani, u komentua nga Ambasadorja Kim si shpallje e luftës kundër korrupsionit.

Po të shkosh më tej, në deklaratat e atyre që propogandojnë në ekrane se shpëtimi do të na vijë nga Amerika, bëhet një lidhje konspirative mes asaj që ndodh në Uashington dhe asaj që SPAK ndërmerr këtu, duke imagjinuar se nga kamzhikët e goditjes nuk do të shpëtojnë as Fatmir Mediu apo Ilir Meta.

Lexo edhe:

Prej 30 vjetësh vuajnë problemin e tensionit të ulët, banorët e fshatit Rreth-Kale: Na digjen pajisjet

Bëhet “shkrumb e hi” projekti miliarda dollarësh i Akon për qytetin e së ardhmes

Pra, konkluzioni që po përhapet gjithnjë e më shpejt është se ne do ti nxjerrim nga zjarri gështenjat e demokracisë, me duar e zgjatura nga përtej oqeanit.

Ata që i shtojnë besimit të tyre tek feja e pro amerikanizmit njohuritë gjeopolitike, e lidhin valën e ndryshimeve, që po pasqyrohen tek ne edhe me rotacionin e ndodhur pesë muaj më parë në Shtëpinë e Bardhë.

Largimi i një aksidenti si Donald Trump dhe rikthimi i demokratëve të Biden-it në krye të punëve, përjetohet me shpresën e artikuluar gjatë fushatës presidenciale për një aleance të re mes demokracive, rikthimit te vlerat e shoqërisë së hapur dhe liberale.

Por, e gjithë kjo panoramë idilike nuk përputhet aspak me atë që po përthyhet konkretisht në terrenin tonë. Prej një kohe të gjatë, me inkurajimin e zgjedhjeve lokale moniste nga Palmer, me suportin për të kapur në mënyrë të paligjshme Gjykatën Kushtetuese (gjë që më pas e dëshmoi edhe komisioni i Venecias), me heshtjen ndaj skandaleve si shembja e teatrit, tentativës për vjedhje me dokumenta amerikane tek unaza e re, apo mosndëshkimit të krimit zgjedhor, duket sikur diplomatët e ShBA janë renditur haptas në mbështetje të regjimit kleptokratik të Ramës.

Sa herë që dikush përmend këto fakte, sa herë që evidentohet përdorimi flagrant i dy standarteve, ndaj korrupsionit apo abuzimeve që mbajnë vulën e pushtetit dhe të atyre që nuk janë pjesë e rrethit të ngushtë të tij, ata që besojnë tek shkopi magjik i Amerikës e kanë të gatshme përgjigjen.

“Gjithçka ka radhë” argumentojnë ata. Edhe goditja e përfituesve të pasurive publike ka taktikat e saj. Në fillim u takon ish-pushtetarëve, pasi është më e lehtë të përdoren sunduesit aktualë për të goditur pararadhësit, duke i hapur kështu udhën goditjes së pandëshkueshmërisë.

Sipas kësaj logjike optimiste, të artikuluar shpesh edhe në publik, i humburi i madh i shpalljes non grata të Berishës, është vetë Edi Rama, sepse ai e di se, shpejt apo vonë, goditja do trokasë edhe mbi derën e tij.

Në fakt, duhet të jesh tejet naiv që të besosh në këtë fabul. Pasi problemi themelor që ka sot Shqipëria nuk është më korrupsioni. Ai përbën një plagë, madje një gangrenë, qelbin e së cilës kanë kontribuar ta shtojnë, pak nga pak, secili prej atyre që kanë qenë në pushtet. Prej vitesh vendi ka vuajtur nën regjimin e një demokracie të korruptuar. Por tani halli është më i madh. Tani kemi mbërritur në fazën kur korruptimi po e shndërron demokracinë në autokraci. Dhe mandati i tretë i Ramës është triumfi i një modeli, ku grabitja e pasurive publike mbrohet përmes një vjedhjeje tjetër, asaj të votës. Prandaj sa më despotike bëhet qeverisja, po aq në shpërpjestim të drejtë zvogëlohet edhe mundësia e ndëshkimit të hajdutëve.

Kushdo që i njeh ligjësitë e sistemit ideal që ne ëndërrojmë e ka të qartë se nuk mund të ketë një drejtësi të ndershme, të lirë dhe të pavarur, pa një demokraci funksionale dhe institucione të qëndrueshme.

Si rrjedhojë, as ndëshkimi i grabitësve, as shpëtimi i Shqipërisë prej tyre, nuk mund të perceptohet, as si çështje radhe, as si lojë taktikash meskine. Ato kanë të bëjnë me besimin në vlera dhe parime.

Pra edhe nëse duhet besuar me çdo kusht në ekzistencën e një qëllimi për shpëtimin e Shqipërisë, madje edhe po të supozohet se gjithçka është e nisur nga motive beninje, ai nuk mund të realizohet kurrë duke luftuar korrupsionin në dëm të demokracisë.

As Amerika, sado e fuqishme qoftë, nuk mund ta bëjë më të mirë këtë vend duke pasur aleat Edi Ramën. Me këtë rrugë ne nuk do të gëzojmë kurrë një “Pax Americana”. Rreziku është ai i një dështimi të radhës, duke pasur iluzionin se me mbështetjen e Pinoçetit, Sadamit apo Bin Ladenit, mund të përballohet një e keqe më e madhe.

/Lapsi.al/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prej 30 vjetësh vuajnë problemin e tensionit të ulët, banorët e fshatit Rreth-Kale: Na digjen pajisjet

20:53 : 04/07/2025
BOTA

Bëhet “shkrumb e hi” projekti miliarda dollarësh i Akon për qytetin e së ardhmes

20:50 : 04/07/2025
BOTA

Nga fishekzjarrët te shfaqja e makinave klasike, si e festojnë amerikanët Ditën e Pavarësisë

20:46 : 04/07/2025
AKTUALITET

Denoncimi i gazetarit: Pacienti i sëmurë priste që të shiste viçin, për të paguar lekët e operacionit

20:29 : 04/07/2025
BOTA

E pazakontë/ Verilindja e Turqisë përfshihet nga dëbora, teksa vendi digjet nga i nxehti dhe zjarret

20:20 : 04/07/2025
SPORT

Po shkëlqen në Botërorin e klubeve, Reali merr ofertën 40 mln euro për zbulimin e Alonso-s

20:19 : 04/07/2025
Para

Maturantët në provim, testi i matematikës bëhet viral në rrjetet sociale

TË GJITHA

Prej 30 vjetësh vuajnë problemin e tensionit të ulët, banorët e fshatit Rreth-Kale: Na digjen pajisjet

20:53 : 04/07/2025

Bëhet “shkrumb e hi” projekti miliarda dollarësh i Akon për qytetin e së ardhmes

20:50 : 04/07/2025

Nga fishekzjarrët te shfaqja e makinave klasike, si e festojnë amerikanët Ditën e Pavarësisë

20:46 : 04/07/2025

Denoncimi i gazetarit: Pacienti i sëmurë priste që të shiste viçin, për të paguar lekët e operacionit

20:29 : 04/07/2025

E pazakontë/ Verilindja e Turqisë përfshihet nga dëbora, teksa vendi digjet nga i nxehti dhe zjarret

20:20 : 04/07/2025

Po shkëlqen në Botërorin e klubeve, Reali merr ofertën 40 mln euro për zbulimin e Alonso-s

20:19 : 04/07/2025

Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina fajëson Rusinë

20:12 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com