Njihuni me infermieren Aesha Basharat, 23-vjeçarja e cila ka marrë kartën e pacientes së saj për ta përdorur për qëllime personale. Mësohet se e moshuara ndërroi jetë nga Covid-19 dhe infermierja shkeli rregullat.
Kur u kuptua për këtë mashtrim, vajza, u justifikua duke thënë se kishte ngatërruar kartën e pacientes me të sajën. Por, ky pretendim ra poshtë dhe e reja u arrestua nga policia. Në gjykatë, ajo ka pranuar se e ka kryer vjedhjen e për këtë, është pezulluar nga detyra për 18 muaj, shkruajnë mediat e huaja.