Policia e Përmetit ka arrestuar një 30 vjeçar, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash një 63 vjeçari.
Burimet policore bëjnë me dije se një 63 vjeçar kishte denoncuar vjedhjen e një shumë prej 75 000 euro në banesën e tij, ngjarje për të cilën u ndalua si autore e dyshuar shtetasja O. Sh. dhe u shpall në kërkim shtetasi P. P.,
Gjithashtu Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet ka lëshuar urdhrin e ndalimit për shtetasin E. P., 30 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë vjedhje.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 aparate celularë dhe disa fishekë luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.