Rasti në Tiranë i vajzës që rrinte në shtëpi prej 15 muajsh me trupin e motrës së vdekur dhe prej ditësh edhe me kufomën e nënës, është zbuluar të ketë ndodhur edhe në Paris.
Një burrë serb, ka fshehur trupin e kufomën e nënës së tij, në një apartament për afro 7 vite, në mënyrë që të përfitonte pensionin e nënës së tij, noa.al duke cituar publikimin sot nga francezja “Le Parisien”.
47-vjeçari, i identifikuar vetëm me emrin, Sasha, është vetëdorëzuar në polici disa ditë më parë, duke rrëfyer para hetuesve të gjithë ngjarjen.
Sipas dëshmisë që ai ka dhënë, nëna e tij, Zlaka, kishte ndërruar jetë nga kanceri në vitin 2014, në moshën 75-vjeçare. Sasha tha se e kishte bërë këtë sepse donte të vazhdonte të merrte pensionin mujor të të ndjerës edhe pasi ajo ndërroi jetë.
Pas kësaj dëshmie, së bashku me një patrullë policie, ai është drejtuar tek apartamenti.
Trupi i pajetë i 75 vjeçares ishte fshehur në banjë, ndërsa djali i saj, tregon se trupin shpesh e lyente me aroma të këndshme, për të shmangur erërat e rënda.
Sipas mediave të huaja, i dyshuari është arrestuar nga policia, ndërsa pritet që gjykata të marrë një vendim përfundimtar për të