Përditë e më shumë po bëhet më e qartë se SHBA janë të vendosur në mbrojte të regjimit kleptokratik të Edi Ramës. Ndërkohë që në 19 maj, sekretari i shtetit Blinken i dha një grusht të fortë opozitës të mbetur me një këmbë në varr nga rrezultati i 25 prillit, duke shpallur non grata liderin e saj histori, këtë të premte ai ka shprehur mbështetjen për fitoren e rilindjes në zgjedhje.
Interesante është po të lexohen me kujdes të dy mesazhet. Në lajmin për shpalljen non garata të ish presidentit dhe ish kryeministrit, si dhe të gjithë familjes së tij të afërt, ai vizatohet si një minuesi i sistemit demokratik, si një shpërdorues i fondeve publike dhe si një politikan që me retorikën e tij ka penguar reformën në drejtësi.
Më shumë sesa këto karakteristika, apo faktin e njohur publikisht se së paku prej dy vitesh familjarëve të Berishës u mohohej viza amerikane, kjo lëvizje e deparatamentit të shtetit, pati jehonë për kohën kur u zgjodh që të bëhej publike. Ajo u komentua si një manovër politike, direkt pas zgjedhjeve për ti vënë fre rrugës radikale të kundërshtimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe hapjes rrugë të qeverisjes autoritarise të rilindjes.
Pikërisht këtë hipotezë e përforcon edhe mesazhi i kësaj të premteje. Ndonëse partitë opozitare dhe vëzhgues të pavarur po flasin gjithnjë e më shumë për një blerje industriale të votës në 25 prill, sekretari i shtetit e uron Ramën dhe PS për “suksesin elektoral”, duke injoruar këto pretendime.
Madje, sikur këto të mos mjaftonin, në mesazhin e vet, Blinken, angazhohet që të bashkëpunojë me Ramën për shtetin e së drejtës dhe reformën në drejtësi.
Pra boll të dekriptosh këto dy mesazhe për të kuptuar se për administratën e Uashingtonit skena shqiptare është e ndarë në dysh mes minuesve të demokracisë, hajdutëve të pasurisë publike nga njëra anë dhe atyre që janë aleatë të SHBA në vendosjen e shtetit të së drejtës dhe për një drejtësi të vërtetë.
Nuk ka dyshim që kjo linjë është një përkrahje e hapur për Edi Ramën dhe për inkurajimin e tij në rrugën që ka nisur.
Letra e plotë:
I nderuar Z. Kryeministër:
Urime për ju dhe partinë tuaj për suksesin tuaj elektoral. Unë gjithashtu dua të përgëzoj popullin e Shqipërisë që, megjithë kufizimet e pandemisë COVID-19, ushtroi të drejtat e tyre themelore në zgjedhjet e 10-të kombëtare të vendit që nga rënia e komunizmit.
Unë pres që të punoj me ju gjatë mandatit tuaj të tretë si Kryeministër për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë mbi demokracinë dhe mbrojtjen, si dhe tregtinë dhe investimet.
Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë ndërsa punon për të forcuar shtetin e së drejtës, për të përmirësuar llogaridhënien e qeverisë dhe për të kryer reformën në drejtësi. Përmes këtyre zgjedhjeve paqësore, Shqipëria ka demonstruar më tej gatishmërinë e saj për të hapur negociatat e pranimit në BE.
Shqipëria është një Aleate e fortë e NATO-s dhe ne ju përgëzojmë për përparimin tuaj drejt Betimit të Uellsit. Ne jemi mirënjohës për bashkëpunimin tonë në fushën e mbrojtjes dhe e vlerësojmë shumë Shqipërinë për pritjen e Defender 21.
Ne përballemi me shumë kriza në të gjithë globin, dhe unë kam besim se së bashku mund të ngrihemi për të përmbushur këto sfida historike. Ne kemi një mundësi dhe një përgjegjësi për të ndërtuar një të ardhme paqësore të rrënjosur në liri dhe prosperitet për të gjithë.
Sinqerisht,
Antony J. Blinken
/Lapsi.al/