• Kontakt
Wednesday, July 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Armëpushimi Izrael-Gaza, Blinken vijon turin e takimeve në Kajro të Egjiptit

19:57 : 26/05/2021
në BOTA

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua të mërkurën në Kajro me zyrtarë të lartë të këtij vendi si pjesë e një turi në Lindjen e Mesme që synon mbështetjen e një armëpushimi që i dha fund përplasjeve më të ashpra ndër vite mes Izraelit dhe militantëve palestinezë.

Egjipti, i cili ka marrëdhënie të gjata me të dyja palët në konflikt, luajti një rol kryesor në ndërmjetësimin e armëpushimit në koordinim me Shtetet e Bashkuara.

Gjatë vizitës së tij të shkurtër, zoti Blinken u takua në pallatin presidencial në Kajro me Presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, Ministrin e Jashtëm Sameh Shoukry dhe kreun e zbulimit Abbas Kamel.

Vizita në Egjipt e zotit Blinken vjen pas ndalesave në Jeruzalem dhe Ramallah. Ai pritet të vizitojë edhe Jordaninë. Të martën zoti Blinken u zotua se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë ndihmë të re për rindërtimin e Rripit të Gazës, përfshirë një ndihmë të menjëhershme për raste fatkeqsish prej 5.5 milionë dollarësh si dhe rreth 33 milionë dollarë për agjensinë e OKB-së mbi ndihmën palestineze me seli atje.

Ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara ka si qëllim të sigurojnë që Hamasi, i cili kontrollon Gazën dhe është shpallur nga Uashingtoni si organizatë terroriste, të mos përfitojë nga ndihma humanitare.

Lexo edhe:

E rëndë/ Nëna dhe i dashuri i saj vr*sin foshnjën 16-muajshe

Ky shtet goditet nga stuhia dhe breshëri, përmbytje në disa zona (Video)

Të mërkurën shefi i Hamasit në Gaza Yehya Al-Sinwar, tha se grup i mirëprit përpjekjet arabe e ndërkombëtare për të rindërtuar enklavën.

“Ne do ta lehtësojmë detyrën për të gjithë dhe do të sigurohemi që procesi të jetë transparent dhe i drejtë, si dhe do të sigurohemi që asnjë qindarkë të mos shkojë për Hamasin ose Qassam-in (krahun e armatosur të Hamasit)“, tha ai në një konferencë për shtyp.

“Ne kemi burime të mjaftueshme parash për Hamas-in dhe Qassam-in. Një pjesë e madhe e tyre vijnë nga Irani dhe një pjesë janë donacione nga arabë, myslimanë e liberalë kudo në botë që janë dashamirës ndaj popullit tonë e të drejtave që ai gëzon“, shtoi ai.

Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit tha para turit rajonal të zotit Blinken se Egjipti, një vend në kufi me Gazën e me kontakte në fushën e sigurisë me Hamasin, ka të ngjarë të luajë një rol në kanalizimin e ndihmave.

Gjatë luftimeve, Egjipti hapi kalimin kufitar në Rafah që ndodhet mes Gazës dhe Gadishullit Sinai, në mënyrë që të siguronte ndihmë mjekësore dhe të evakuonte të plagosurit.

Autoritetet e këtij vendi dislokuan gjithashtu forca sigurie mes Izraelit dhe Gazës për të forcuar armëpushimin pas hyrjes në fuqi të tij të premten e kaluar. /VOA

Etiketa: bota boldnew shost domain

Lajme të lidhura

BOTA

E rëndë/ Nëna dhe i dashuri i saj vr*sin foshnjën 16-muajshe

20:02 : 26/10/2021
BOTA

Ky shtet goditet nga stuhia dhe breshëri, përmbytje në disa zona (Video)

16:53 : 20/10/2021
BOTA

‘Paaftësia shkaktoi rekord të viktimave’/ Presidenti brazilian do të përballet me akuza për vrasje

22:29 : 19/10/2021
BOTA

U hodh nga kati i nëntë por bie mbi një ‘BMW’, shpëton për mrekulli 31 vjeçari

23:40 : 07/10/2021
BOTA

E rëndë/ 24-vjeçarja merr peng të miturën, i jep heroinë dhe e pë*dhunon

17:20 : 07/10/2021
BOTA

Incidenti me naftën po ndot plazhet piktoreske në Kaliforni

21:53 : 04/10/2021
Para

Superiorja një ndeshje larg, Tomorri fiton finalen ndaj Burrelit

TË GJITHA

Foto ilustruese

Përfshihet nga flakët makina në ecje në aksin Fier–Vlorë

08:54 : 30/07/2025

Vodafone dhe One “shkundin” shqiptarët nga xhepat

08:41 : 30/07/2025

Transgjinorja Amber Candy: Nuk rri pa një bashkëjetesë, por s’mund të adoptoj një fëmijë

08:31 : 30/07/2025

Tërmeti me magnitudë 8.8 në Paqësor, centrali bërthamor i Fukushimës evakuohet nga frika e Cunamit

08:23 : 30/07/2025

Evakuime në Japoni dhe SHBA, tërmeti i fuqishëm pranë Rusisë shkakton paralajmërime për cunami

08:14 : 30/07/2025

Kamera mbi kamera: Projekti ‘Smart City’ në shkolla ngre pikëpyetje për të dhënat personale

08:10 : 30/07/2025

Këmbimi valutor 30 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:07 : 30/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com