• Kontakt
Sunday, June 7, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama: Zhdukëm kanabizimin. Prokuroria: Kultivimi u rrit me 40 përqind. Kush duhet besuar?

14:13 : 14/05/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Kryeministri Edi Rama deklaroi mesditën e së Premtes se “Policia e Shtetit shfarosi fenomenin e kultivimit masiv të lëndës narkotike në të gjithë territorin”, gjatë një aktiviteti ku sugjeroi masa shtesë për paligjshmërinë në përgjithësi në vend.

Deklarata pompoze e kryeministrit është shumë larg realitetit dhe shifrave të publikuara nga agjencitë e zbatimit të ligjit.

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, në raportin mbi Gjendjen e Kriminalitetit për vitin 2020, konstaton se kultivimi i lëndëve narkotike është rritur 40 përqind, krahasuar me një vit më parë.

Pra, për Prokurorinë Shqiptare, jo vetëm që nuk bëhet fjalë për shfarosje, por, për më tepër, ka shënuar rritje të ndjeshme.

Lexo edhe:

Lezhë/ Banorët e Mabës pa ujë të pijshëm: Detyrohemi ta blejmë me bidona

Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

Në vitin 2020, “nga të dhënat statistikore, vërehet tendenca në rritje prej 40.92 përqind e procedimeve të regjistruara për këtë vepër penale (kultivim narkotikësh), krahasuar me vitin 2019”, shkruhet në raportin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Pra, duket qartë se kryeministri Rama po mundohet të fshehë realitetin, nëpërmjet takimeve butaforike, në të cilat mbledhin drejtuesit e lartë të Policisë dhe bëjnë sikur u “kërcasin dhëmbët” për forcimin e kontrollit në territor.

Qeveria e “Rilindjes” nuk ka pasur asnjëherë raporte të mira me luftën kundër kanabizimit të vendit.

Në vitin 2014, një operacion i bujshëm policor theu “mitin” e Lazaratit, një fshat në periferinë jugore të vendit që ishte shndërruar simbol të kultivimit të lëndës narkotike.

Por, pas këtij operacioni, Policia Shqiptare toleroi përhapjen e parcelave me drogë nga cepi në cep të Shqipërisë.

Në periudhën 2015-2017, mijëra hektarë nga Tropoja në Sarandë u lulëzuan me bimën e ndaluar, ndërkohë që tonelata droge u dyndën në brigjet e Italisë dhe në vendet e tjera fqinje, përfshirë Greqinë.

Kanabizimi i vendit u krye me “leje të posaçme” të drejtuesve të lartë të policisë, një pjesë e të cilëve u arrestuan apo u hetuan për bashkëpunim me trafikantët.

Pas një rënie të kultivimit në periudhën 2018-2019, për shkak të mbingopjes së tregut, fenomeni i kanabizimit është rikthyer sërish në vitin 2020, një vit para zgjedhjeve të përgjithshme, nga të cilat Rama siguroi mandatin e tretë nëpërmjet “masakrës elektorale” të blerjes së votave, siç akuzohet zyrtarisht nga opozita.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lezhë/ Banorët e Mabës pa ujë të pijshëm: Detyrohemi ta blejmë me bidona

09:54 : 07/06/2026
AKTUALITET

Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

09:37 : 07/06/2026
AKTUALITET

Dhunohen dy persona në Sarandë, disa të shoqëruar në polici

09:35 : 07/06/2026
AKTUALITET

EMRI/ Iu gjet pistoletë dhe kokainë në lokal, arrestohet 37-vjeçari në Sarandë

09:21 : 07/06/2026
BOTA

Shkëmbime të ashpra zjarri në Liban, pavarësisht marrëveshjes së njoftuar në Uashington

09:14 : 07/06/2026
AKTUALITET

‘Qershia po na kalbet në pemë’/ Fermerët e Drobonikut: S’ka treg dhe as mbështetje nga shteti

09:04 : 07/06/2026
Para

VIDEO/ Makina përfundon në kanal, pamje nga aksidenti me 2 viktima

TË GJITHA

Lezhë/ Banorët e Mabës pa ujë të pijshëm: Detyrohemi ta blejmë me bidona

09:54 : 07/06/2026

Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

09:37 : 07/06/2026

Dhunohen dy persona në Sarandë, disa të shoqëruar në polici

09:35 : 07/06/2026

EMRI/ Iu gjet pistoletë dhe kokainë në lokal, arrestohet 37-vjeçari në Sarandë

09:21 : 07/06/2026

Shkëmbime të ashpra zjarri në Liban, pavarësisht marrëveshjes së njoftuar në Uashington

09:14 : 07/06/2026

‘Qershia po na kalbet në pemë’/ Fermerët e Drobonikut: S’ka treg dhe as mbështetje nga shteti

09:04 : 07/06/2026

“Lufta hibride” si alibi e Ramës për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

08:51 : 07/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetgrandpashabetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom GirişCasibomcasibom