• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi i PD: Si u arrestua dhe u lirua me urdhër të Ramës krimineli që blinte vota për kandidatin socialist

13:16 : 10/05/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Partia Demokratike ka vijuar edhe këtë të Hënë denoncimet për shit-blerje votash nga Partia Socialiste.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi deklaroi nga selia blu se kryeministri Rama ka urdhëruar lirimin nga qelia të një personi të arrestuar nën akuzën se blinte vota për kandidatin socialist Frrok Gjini.

PD hodhi akuza dhe ndaj prokurorisë për mosveprim.

“Çdo ditë, Partia Demokratike po bën publike gjithnjë e më shumë fakte, prova dhe të dhëna rreth vjedhjes më të madhe të zgjedhjeve në histori kryer nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi. Viktimat e masakrës elektorale Rama-Doshi-Rakipi janë qytetarët shqiptarë të cilët nuk u lejuan të sjellin me votë masive ndryshimin që i nevojitej vendit”, deklaroi Bardhi.

Lexo edhe:

Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese në Kurbin

Trump propozon masën ekstreme: Dënimin me vdekje për v*asësit në Uashington

“Prej më shumë se një muaji, Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’, ‘Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’, ‘Korrupsionit aktiv në zgjedhje’ dhe ‘grupit të strukturuar kriminal” për shtetasit Edi Rama, Frrok Gjini, Niko Ibrahimaj, Ilir Babaj/Baba, Basri Babaj/Baba dhe çdo person tjetër të paidentifikuar nga ana e jonë. Në krye të kësaj skeme të manipulimit kriminal të zgjedhjeve që po denoncojmë sot qëndron personalisht Edi Rama dhe pjesë e saj janë Drejtori i Policisë së Qarkut Shkodër, Niko Ibrahimaj, Frrok Gjini kandidat për deputet i Partisë Socialiste në Shkodër dhe vëllezërit Ilir e Basri Babaj/Baba. Basri Babaj/Baba që qarkullonte me makinë të blinduar në Laç, Vau Dejës është ndaluar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër nga vetë drejtori i Policisë së Qarkut Shkodër Niko Ibrahimaj ditën e mërkurë, 3 ditë përpara datës së zgjedhjeve”, shtoi ai.

“Na makinë janë gjetur, në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri, shuma të mëdha parash që përdoreshin për të blerë vota si dhe materiale zgjedhore dhe lista të banorëve të zonës. Me ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama, Basri Babaj është lënë i lirë në mesnatën e po asaj dite. Ndërhyrjen e Edi Ramës e ka ndërmjetësuar një telefonatë e Frrok Gjinit, i renditur i pesti në listën e Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës.  Mënjeherë pas lirimit, Edi Rama ka zhvilluar një telefonatë me Ilir Babajn, person me të shkuar kriminale dhe njëkohësisht Drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve Vau i Dejës ku i ka kërkuar atij të punojnë sa më fort për fitoren e Partisë Socialiste”, vijoi ai.

“Janë dhjetëra përfaqësues të Partisë Socialiste, drejtues të administratës qendrore dhe lokale, njerëz të krimit të organizuar që janë identifikuar nga Partia Demokratike në veprimtarinë kriminale të blerjes së votës dhe shantazhimit të votuesve. SPAK është në provë edhe për këtë operacion kriminal të blerjes dhe tjetërsimit të votës, për shkrirjen e shtetit me Partinë Socialiste dhe për nënshtrimin e policisë përpara krimit të organizuar. Partia Demokratike nuk do ta ndalë luftën për rikthimin e demokracisë. Beteja jonë do të zhvillohet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë: përmbysja e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve. Kjo betejë nuk ka të bëjë me PD-në por me të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë dhe të demokracisë. Shqipëria sot ka humbur, por nëse ne do të kishim fituar me banda, Shqipëria do të kishte humbur edhe nesër, jo vetëm sot. Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend”, përfundoi Bardhi.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese në Kurbin

21:04 : 26/08/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo
BOTA

Trump propozon masën ekstreme: Dënimin me vdekje për v*asësit në Uashington

20:53 : 26/08/2025
AKTUALITET

Situata me zjarret në vend: 12 vatra aktive në 24 orët e fundit

20:29 : 26/08/2025
BOTA

Tragjedi në Portugali, demi sulmon dhe v*et një 22-vjeçar gjatë ndeshjes/ VIDEO

20:13 : 26/08/2025
SHOW BIZ

Taylor Swift dhe Travis Kelce zyrtarisht të fejuar

19:50 : 26/08/2025
AKTUALITET

Zjarri në pyllin e Poros jashtë kontrollit! Përkeqësohet situata

19:34 : 26/08/2025
Para

Sahit Dollapi jep dorëheqjen nga posti i sekretarit organizativ të PD

TË GJITHA

Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese në Kurbin

21:04 : 26/08/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo

Trump propozon masën ekstreme: Dënimin me vdekje për v*asësit në Uashington

20:53 : 26/08/2025

Situata me zjarret në vend: 12 vatra aktive në 24 orët e fundit

20:29 : 26/08/2025

Tragjedi në Portugali, demi sulmon dhe v*et një 22-vjeçar gjatë ndeshjes/ VIDEO

20:13 : 26/08/2025

Taylor Swift dhe Travis Kelce zyrtarisht të fejuar

19:50 : 26/08/2025

Zjarri në pyllin e Poros jashtë kontrollit! Përkeqësohet situata

19:34 : 26/08/2025

Një grup turistësh bllokohen në det pas defektit të gomones në Gjirin e Kakomesë

19:07 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com