Sahit Dollapi jep dorëheqjen nga posti i sekretarit organizativ të PD

Rreth dy javë nga zgjedhjet e 25 prillit jep dorëheqjen sekretari organizativ i PD Sahit Dollapi.

Raportohet se Dollapi ka dhënë dorëheqjen nga funksionet e tij në parti.

Dorëheqja vjen pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare, nga ku PS doli fituese me 74 mandate, teksa PD mori 59 mandate.