Kryeministri Edi Rama në një takim të parë me të gjithë deputetët e Partisë Socialiste të mandatit të tretë ka dhënë mesazhet e tij të para për qeverisjen e re që pritet të nisë në Shtator.
Rama u shpreh se shumë shpejt do të ketë një analizë të të gjithë strukturave të Partisë Socialiste dhe u bëri të qartë të gjithë atyre që nuk arritën objektivat se do të largohen. Kreu i PS njoftoi se në 12 Qershor në 30 vjetorin e partisë do të mblidhet Kongresi i Jashtëzakonshëm dhe do të zgjidhet dhe asambleja e re.
Po ashtu njotoi se do të ketë dhe jë proces të hapjes së partisë si dhe ftoi të gjithë deputetët që të nisnin punën për zgjedhjet e vitit 2023 dhe ato të vitit 2025.
Së pari urime nga afër të gjithëve për fitoren shumë domethënëse të mandatit të tretë. Një arritje historike për PS që kemi detyrimin e jashtëzakonshëm ta kthejmë me punë në një arritje historike për Shqipërinë e kësaj dekade ku sapo kemi hyrë. Urimi im është për të gjithë pavarësisht s ejo të gjithë keni dalë të lumtur në nivelin personal.
Të gjithë duhet të ndjeheni fitues si pjesë e kësaj skuadre dhe duhet të mendoni si fitues e duhet të jeni gati të punoni në parlament, në qeveri e në çdo nivel të ekzekutivit. Pavarësisht arritje në këtë ndeshje që ishte dhe një garë e brendshme, të gjithë këtu e kanë dhënë një kontribut në këtë fitore e cila është përgatitur në 4 vjet jo në 4 javët e fundit.
Dua të jem i qartë se për mua nuk kanë asnjë rëndësi votat individual që secili ka marrë por ka rëndësi vetëm realizimi i objektivit të madh. Gara e brendshme në listat e hapura ka sjellë të mirat e saj por edhe disa dëme anësore që duhen analizuar me kujdes për të
Po sigurisht që kjo nuk ë bën më pak të çmuar rimarjren e 74 mandateve njësoj si katër vite më parë. Kjo është një 74 më domethënëse, pasi për shkak të tërmetit dhe pandemisë mandati i dytë ishte më i jashtëzakonshëm në 30 vite tanzicion.
Ajo që dua të them është që të jeni gati për të nisur garën për fitoren në vitit 2025 dhe për zgjedhjet vendose. Gati për të kuptuar se ku do dhe si duhet të ndërhymë në makinerinë tonë elektorale, për të ndryshuar qeverisjen dhe partinë Socialiste.
Nga njëra anë duhet të nisin një hapje të Partisë Socialiste, por dhe për të organizuar të gjithë struktura. Kush nuk ka arritur objektiva t’ia lë vendin dikujt tjetër. Një komision i posaçëm duhet të ngrihet me urgjencë që do të jetë një operacion ripërtëritës.
Në 12 Qershor Partia Socialiste do të mbush 30 vjeç dhe kjo do të jetë data më e duhur për t mbledhur Kongresin e Jashtëzakonshme. Do të zgjidhet dhe Asambleja Kombëtar edhe çdo të hyjnë ata që kanë shkëlqyer më shumë“, u shpreh Rama.