• Kontakt
Friday, July 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ish-deputeti i PS: Bashkëqeverisja Rama-Basha? Ja marrëveshja që duhet dhe shansi historik i kreut të PD

22:06 : 08/05/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Ish-deputeti socialist, Taulant Dedja, përmes një komenti, thekson se ideja e bashkëqeverisjes mes PD dhe PS do të kishte kuptim vetëm nëse do të realizoheshin zgjedhje të parakohshme me një afat 1 apo 2 vjeçar, bazuar në një marrëveshje transparente.

Dedja shkruan se Edi Rama është përgjegjësi kryesor për krimin zgjedhor dhe nuk duhet të mandatohet dhe pranohet si kryeministër.

“Bashkeqeverisja me Ramën kryeministër do ishte vetvrasje për PD dhe dëm i pallogaritshëm për vendin”, shkruan ai.

“Rama mendoj se me lëvizjet që po tenton të bëjë, kërkon të blejë imunitetin dhe të garantojë paprekshmërinë e pasurive të tij të paligjshme.

Personalisht nuk më vjen keq për askënd që do shkonte pas hekurave, nëse ka abuzuar me pushtetin, cilido qofte, nga i pari tek i fundit me funksione kushtetuese!

Lexo edhe:

Stuhi breshëri në Elbasan dhe zonat përreth, vështirësi në qarkullim

Një prerje në besë e “Shqipërisë së re”

Kjo skemë që përmenda më lart sipas meje e shpëton të ardhmen e Shqipërisë dhe jo marrëveshjet e tipit “Restorant Krokodili”.

Nëse Basha e nxit dhe e realizon një zgjidhje të tillë, do hyjë në histori si politikani që solli kthesën për mbarë të Shqiperisë dhe që zhduku përfundimisht nga skena politike skemat e Ramiz Alisë të Dhjetorit 1990”, shkruan Dedja.

Nga Taulant Dedja

Pas ftesës djallëzore të Kryepatronazhistit të zgjedhjeve të vjedhura të 25 Prillit, bashkëqeverisja PS-PD është një tezë që po përflitet gjithnjë e më shumë. Parimisht nuk jam kundër një ideje të tillë. Gjithsesi, pa penguar aspak hetimin e krimit zgjedhor apo përsëritjen e zgjedhjeve në zona të caktuara nëse do jetë e nevojshme, bashkëqeverisja do kishte kuptim vetëm me skenarin e zgjedhjeve të parakohshme në një afat 1-2 vjeçar, bazuar në një marrëveshje transparente, për hir të paqes sociale dhe përparimit të procesit të integrimit në BE. Ajo çka është më e rëndësishmja është që Rama, përgjegjësi kryesor për krimin zgjedhor nuk duhet të mandatohet dhe pranohet si kryeministër. Bashkeqeverisja me Ramën kryeministër do ishte vetvrasje për PD dhe dëm i pallogaritshëm për vendin.

Një marrëveshje transparente dhe parimore, domosdoshmërisht do duhet të përfshinte reformimin e sistemi zgjedhor, zvogëlimin drastik deri në përgjysmim të numrit të deputetëve (mundësisht të mos jenë rrogëtare por të ndiqet modeli zviceran) rishikimin e ndarjes territoriale (ndarja mekanike në 65 bashki jo vetëm është gerrymandering por është dhe idiotizëm me brirë kundër çdo logjike zhvillimore social-ekonomike) garantimin e votës së Diasporës si dhe zgjedhjen e Presidentit të Republikës jo me pazare por me votim të drejtpërdrejtë nga populli në rastin më të mire.

Gjithashtu në kabinetin qeveritar (me jo më shumë se 10 ministri mundësisht) që do drejtojë vendin deri në zgjedhjet e parakohshme (që mund të zhvilloheshin në një ditë edhe me zgjedhjet lokale) nuk duhet të ketë persona politikë por ekspertë, të cilet të marrin mbeshtetjen si nga PS edhe nga PD (5 të propozohen nga secila palë).

Kryeministri të mos jetë partiak, por një profesionist, mundësisht ekonomist ose jurist, figurë e pranuar nga të gjithë. Kjo ide ngjan pak a shumë me stilin që ka qeverisur Italia në shumë raste.

Gjyqësori dhe SPAK të mbështeten nga të gjithë, përfshi faktorin ndërkombëtar, që të veprojnë të pavarur dhe të çojnë pas hekurave cilindo që ka abuzuar me pushtetin, pa perjashtim.

Sipas meje, Rama e di që nuk e ka të gjatë mbijetesën me stil autokratik. Këtë mund ta tolerojnë amerikanët duke mbyllur një sy për njëfarë kohe, por kurrsesi nuk do ta tolerojnë pafundësisht europianët e në radhë të parë Gjermania.

Rama mendoj se me lëvizjet që po tenton të bëjë, kërkon të blejë imunitetin dhe të garantojë paprekshmërinë e pasurive të tij të paligjshme.

Personalisht nuk më vjen keq për askënd që do shkonte pas hekurave, nëse ka abuzuar me pushtetin, cilido qofte, nga i pari tek i fundit me funksione kushtetuese!

Kjo skemë që përmenda më lart sipas meje e shpëton të ardhmen e Shqipërisë dhe jo marrëveshjet e tipit “Restorant Krokodili”.

Nëse Basha e nxit dhe e realizon një zgjidhje të tillë, do hyjë në histori si politikani që solli kthesën për mbarë të Shqiperisë dhe që zhduku përfundimisht nga skena politike skemat e Ramiz Alisë të Dhjetorit 1990

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Stuhi breshëri në Elbasan dhe zonat përreth, vështirësi në qarkullim

13:55 : 24/07/2026
AKTUALITET

Një prerje në besë e “Shqipërisë së re”

13:52 : 24/07/2026
AKTUALITET

Aktiv prej 3 ditësh, zjarri mes Voskopojës dhe Lekasit përhapet me shpejtësi

13:50 : 24/07/2026
AKTUALITET

Përplasi për vdekje 74-vjeçaren dhe u arratis, arrestohet 65-vjeçari dhe djali i tij (Emrat)

13:37 : 24/07/2026
AKTUALITET

Gaz dhe piper djalit me aftësi ndryshe/ Reagon organizata: Të sqarohen rrethanat

13:30 : 24/07/2026
AKTUALITET

Protesta/ Rama “iu lëshohet” socialistëve: Fajin e ka administrata

13:23 : 24/07/2026
Para

Basketboll/ Partizani triumfon në derbi ndaj Tiranës, Flamurtari vijon me fitoret

TË GJITHA

Stuhi breshëri në Elbasan dhe zonat përreth, vështirësi në qarkullim

13:55 : 24/07/2026

Një prerje në besë e “Shqipërisë së re”

13:52 : 24/07/2026

Aktiv prej 3 ditësh, zjarri mes Voskopojës dhe Lekasit përhapet me shpejtësi

13:50 : 24/07/2026

Përplasi për vdekje 74-vjeçaren dhe u arratis, arrestohet 65-vjeçari dhe djali i tij (Emrat)

13:37 : 24/07/2026

Gaz dhe piper djalit me aftësi ndryshe/ Reagon organizata: Të sqarohen rrethanat

13:30 : 24/07/2026

Protesta/ Rama “iu lëshohet” socialistëve: Fajin e ka administrata

13:23 : 24/07/2026

Turizmi fryn faturën e mbetjeve, Saranda dhe Himara përballen me kostot më të larta

13:14 : 24/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibomJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetgrandpashabetcasibom