Të hedhësh një vezë në kafen e mëngjesit ose 1 lugë kripë, janë vetëm disa nga mënyrat e shumta e të thjeshta për t’ju ndihmuar të ngriheni në këmbë sa më shpejt në mëngjes. Përveç se e shijshme, veza në kafe është jashtëzakonisht e dobishme dhe ju jep shumë energji. Cilat janë mënyrat për të nisur mëngjesin mbarë?
- Shto kripë në kafe
Nëse keni parë njerëz që hedhin kripë në kafen e mëngjesit, dijeni se e bëjnë këtë për t’i dhënë më shumë shije. Për më tepër, nuk ka kalori. Megjithatë, mos e teproni. Një majë luge kripë është e mjaftueshme.
- Përfshini vezë në mëgjesin tuaj, qoftë edhe në kafe
Mund të duket e çuditshme, por të shtosh të verdhën e vezës në kafe i jep shije të mirë dhe është e shëndetshme për trupin gjithashtu. Ju mund t’i konsumoni ato në çfarëdolloj mënyre tjetër.
- Provoni çaj të zi ose çokollatë të ngrohtë me pak kanellë
Nëse nuk jeni adhurues të kafes, mund të provoni një filxhan çaji të zi, i cili rrit fokusin. Por mund të provoni edhe çokollatë të ngrohtë me kanellë, sepse kontrollon nivelin e sheqerit në gjak, gjë që mban energjinë tuaj të balancuar.
- Pi një gotë ujë ose edhe më mirë ujë me limon
Uji është i domosdoshëm në çdo moment të ditës. Pini ujë sapo të zgjoheni për të përmirësuar performancën e trurit. Por mund të provoni edhe ujë me limon, i cili ju mban të hidratuar dhe ju ndihmon të bini në peshë. Ai përmban vitaminën C që është e mirë për sistemin imunitar dhe lëkurën.
- Ndizni muzikën
Pa diskutim që muzika ndikon në humorin tonë. Studime të ndryshme kanë dalë në përfundimin se muzika ndihmon në largimin e stresit dhe në shtimin e lumturisë.
- Shto ngjyra të ndritshme rreth vetes
Zgjidh ngjyra të ndritshme për shtëpinë dhe dhomën e gjumit në veçanti e sidomos nëse nuk ke shumë dritë në apartament. Këto ngjyra ju ndryshojnë humorin, por mund ta bëjnë edhe dietën më të shëndetshme.
- Bëni gati veshjen një ditë para ose në mbrëmje
Kjo ju ndihmon të kurseni kohë në mëngjes dhe ju largon stresin në lidhje me çfarë duhet të vishni.
- Planifiko ditën dhe kontrollo pikat që kanë prioritet
Kjo ju ndihmon të jeni të organizuar dhe të bëni më shumë gjëra. Nëse e bëni, nuk do të keni arsye për t’u panikosur rreth diçkaje që duhet të përfundonit gjatë ditës.
- Vendose alarmin larg shtratit
Duke e vënë alarmin në vende të ndryshme brenda dhomës dhe jo afër kokës, ju zgjoheni më shpejt, sepse do ju duhet të ecni nëpër dhomë që ta fikni atë.