Aktori i njohur hollivudian, Robert De Niro është drejt falimentimit dhe ka pranuar të punojë 6 ditë në javë për 12 orë në ditë dhe të bëjë çdo rol që i ofrohet.
“Wonderwall” shkruan se sipas avokatëve, divorci dhe pandemia rrënuan financat e aktorit e se nuk mund t’i paguante më 1 milion dollarë në vit ish-bashkëshortes që njihet për shpenzime të çmendura.
Ish-bashkëshortja e tij, e akuzon fituesin e 2 herë të çmimit Oskar se nuk menaxhon si duhet të ardhurat. Avokati i ish-bashkëshortes tha se De Niro fitoi 5 milionë dollarë nga filmi “The Irishman”, por i harxhoi ato me pushime të shtrenjta dhe blerjen e një kantine vere.