Në aksin rrugor Laç-Patok, në afërsi të një karburanti, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.Z.,21 vjeç është përplasur me mjetin motor me drejtues shtetasin T.N.,21 vjeç, i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.
Drejtuesi i mjetit tip “Benz” shtetasi A.Z.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.