• Kontakt
Wednesday, June 17, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Ç`do ndodh me “Zogun e Zi”, Rama: Ndërhyrje edhe te sheshi “Shqiponja”

14:28 : 02/12/2016
në POLITIKE

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot kantierin e ndërtimit të mbikalimit në kryqëzimin e Rrugës së Kavajës me Unazën e Re.

Në këtë inspektim, kryeministri Rama shoqërohej nga ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit shprehu besimin se ky projekt së bashku me atë të sheshit “Skënderbej” dhe bulevardin e ri, do të përfundojnë shpejt.

“Ky segment i jep zgjidhje një nyje të rëndësishme të trafikut. Gjithë trafikut që vjen nga jugu i Tiranës. E sigurisht, stabilizon gjithë trafikun që vjen nga Dogana, nga Durrësi drejt Elbasanit, duke eliminuar futjen mes për mes Tiranës, në Sheshin “Skënderbej” apo në unazat më të vogla të qytetit. Me 600-metërshin që po prokuron Ministria e Transportit, ne besojmë që deri në verë do e kemi përfunduar këtë segment, Sheshin “Skënderbej” dhe Bulevardin e Ri, që janë tre projektet kryesore të Tiranës në këtë moment dhe më emergjente”, u shpreh për projektin kryetari i Bashkisë Veliaj.

Ky segment i Unazës së Madhe që lidhet me rrugën Tiranë-Elbasan kthehet në një nyje të rëndësishme pasi e lidh këtë rrugë edhe me autostradën Tiranë-Durrës.

“Investimi po ecën sipas parashikimeve dhe në pranverë do ketë përfunduar minimalisht segmenti nga ku jemi deri tek TEG-u, në mënyrë që në përfundim të segmentit TEG – tunel i rrugës Tiranë – Elbasan, kjo të jetë një arterie që lidh rrugën Tiranë – Elbasan me autostradën e Durrësit dhe me një koncept shumë më të gjerë të integruar të qarkullimit dhe zhvillimit infrastrukturor. Investimi do përfundojë me sukses dhe do krijojë çlirimin e qarkullimit për këtë pjesë të Tiranës, por edhe lidhjen e akseve kryesore të ekonomisë së vendit”, nënvizoi ministri Dervishaj.

Lexo edhe:

Horoskopi për ditën e enjte, 18 qershor 2026

“Nuk artikulojnë kërkesat”, Klosi vë në pikëpyetje revoltën kundër Ramës

Ndërkohë, Kryeministri iu rikthye dhe njëherë problemit të mbikalimit te “Zogu i Zi”, duke rikujtuar konfliktin e disa viteve me parë. Ai tha se këtë nyje duhet ndërhyrë patjetër, siç duhet tentuar dhe një rimodifikim ne nyjën te sheshi “Shqiponja”.

“E rëndësishme është që u vu në vijë, sepse ishte një nga projektet e bllokuara të Tiranës, njësoj si bulevardi, edhe ky për shkak të zvarritjeve dhe mungesës së një organizimi minimal në Bashkinë e Tiranës. Tashmë, situata është 100% e përmbysur. Gjithashtu, ka shumë rëndësi që ministria e Transporteve do t’i japë zgjidhje shumë shpejt edhe segmentit që lidh këtë vepër të rëndësishme me pjesën tjetër të unazës dhe kjo anë e unazës do bëhet plotësisht funksionale. Ndërkohë, do vazhdojmë me financimin e anës tjetër, për të lidhur pjesën lart të Farkës dhe të Bregu të Lumit. Fatkeqësisht, ajo që ndodhi me “Zogun e Zi” disa vite më parë, sot faktikisht është kthyer në një kosto shumë të madhe për qytetarët, sepse në atë nyje duhet ndërhyrë patjetër, siç duhet tentuar një rimodifikim në nyjën tjetër te “Shqiponja”. Janë vepra që, nëse do i kishim bërë me radhë e në kohën e duhur, e nuk do na kishin dalë pengesat komplet barbare që na dolën, sot do ishim në kushte të tjera. Por rëndësi ka të përfundojë kjo pjesë dhe pastaj me siguri do gjejmë një zgjidhje dhe për “Zogun e Zi”, edhe për “Shqiponjën”. Ndërkohë që përfundimi edhe i Bulevardit të Ri, edhe i Sheshit “Skënderbej”, edhe i kësaj vepre e vendosin në një bazë tjetër platformën e zhvillimit të infrastrukturës së Tiranës”, u shpreh Kryeministri Rama.

Ky segment i Unazës së Madhe ka një gjatësi 1.4 km. Projekti parashikon veç aksit kryesor me 4 kalime dhe dy rrugë paralele në dy krahët, si dhe ndërtimi i dy mbikalimeve, një në zonën e Selitës dhe një në rrugën e Kavajës.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e enjte, 18 qershor 2026

23:01 : 17/06/2026
AKTUALITET

“Nuk artikulojnë kërkesat”, Klosi vë në pikëpyetje revoltën kundër Ramës

22:51 : 17/06/2026
AKTUALITET

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona përfundojnë me motor në humnerë

22:39 : 17/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit marshojnë drejt Pallatit me Shigjeta: Edi Rama ka mbaruar!

22:32 : 17/06/2026
SPORT

Ronaldo nuk arrin të bëjë diferencën në barazimin e Portugalisë

22:26 : 17/06/2026
AKTUALITET

Igli Tare dhe Joana Bushi ‘prestanome’/ Ja si Belinda Balluku fshehu vilën në Dhërmi

22:24 : 17/06/2026
Para
Drejtoresha e Pergjithshme e Tatimeve Briseida Shehaj, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka komentuar ne lidhje me aksionin e qeverise per luften kunder informalitetit./r/n/r/nGeneral Director of Tax office Briseida Shehaj, speaks during a press conference, where she commented on the action of the government in the fight against informality.

Pse u thirr në prokurori ish-drejtoresha e tatimeve

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e enjte, 18 qershor 2026

23:01 : 17/06/2026

“Nuk artikulojnë kërkesat”, Klosi vë në pikëpyetje revoltën kundër Ramës

22:51 : 17/06/2026

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona përfundojnë me motor në humnerë

22:39 : 17/06/2026

Protestuesit marshojnë drejt Pallatit me Shigjeta: Edi Rama ka mbaruar!

22:32 : 17/06/2026

Ronaldo nuk arrin të bëjë diferencën në barazimin e Portugalisë

22:26 : 17/06/2026

Igli Tare dhe Joana Bushi ‘prestanome’/ Ja si Belinda Balluku fshehu vilën në Dhërmi

22:24 : 17/06/2026

Nga ‘Mali i Tiranës’ te kullat e tjera luksoze, cili do jetë fati i projekteve të Ilir Shtufit

22:18 : 17/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetkralbetpadişahbetmeritbet girişbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetjojobetnieuwsCasibomCasibomGrandpashabetcasibomgrandpashabetjojobet girişcasibom girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetjojobet giriş