• Kontakt
Friday, August 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dokumenti/ Veliaj shpenzoi qindra milionë lekë për imazhin e tij në kulmin e pandemisë

12:26 : 22/04/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Në kulmin e pandemisë nga Covid-19, kur qytetarët shqiptarë u gjendën në vështirësi ekstreme ekonomike, kryetari i Bashkisë së Tiranës vendosi të shpenzojë plot 100 milionë lekë të vjetra të taksapaguesve për të propaganduar imazhin e tij.

Një dokument i siguruar nga “Boldnews.al” tregon se Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë së kryeqytetit miratoi projektin “Tirana për njëri-tjetrin”, i propozuar nga Qendra “Media dhe Çështjet Shoqërore”.

Projekti, sipas asaj që deklarohet zyrtarisht, ishte promovimi i heronjve të heshtuar gjatë pandemisë, përfshirë mjekët, infermierët dhe personazhe të tjerë publikë.

Për realizimin e këtij projekti, Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë së Tiranës vendosi në dispozicion 100 milionë lekë të vjetra.

Lexo edhe:

Nis sezoni i ri në Premier League, Liverpool dhe Bournemouth zbardhin formacionet

Nga Dhërmiu me dashuri

Ky fond i kaloi televizionit “Euronews Albania”, për realizimin e 20 puntatave me nga 10 minuta secila, të cilat përfshinin një periudhë 6-mujore.

Por, këto puntata nuk do të transmetoheshin në televizion. Sipas vartësve të Erion Veliajt, emisionet e shkurtra do të publikoheshin në rrjetin sociale të televizionit, “me qëllim për të marrë një audiencë më të madhe”.

“Boldnews.al” verifikoi faqen zyrtare në rrjete sociale të Qendrës “Media dhe Çështjet Shoqërore”, ku dallohen lehtësisht se ajo i ka bërë një fushatë të gjerë propagandistike kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në foto: Aktivitetet promovuese të ‘Qendrës për Media dhe Shoqëri” në Bashkinë e Tiranës

Nga ana tjetër, televizioni “Euronews Albania”, pas përfitimit të këtij projekti, ka zhvilluar një proces të gjerë sondazhimi për zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit 2021, në të cilat rezulton gjithnjë fituese Partia Socialiste dhe një rritje e ndjeshme e kësaj force në Tiranë, ku fushata drejtohet nga Erion Veliaj.

Krahas, këtij shpenzimi “100-milionësh”, Veliaj ka vendosur në dispozicion të Top Channel edhe një shumë tjetër prej 40 milionë lekësh nga taksat e qytetarëve, gjithnjë në favor të imazhit të tij.

Fondacioni “Dritan Hoxha”, nën kontrollin e drejtuesve të televizionit “Top Channel” ka përfituar rreth 45 milionë lekë nga Bashkia e Tiranës, për realizimin e projektit “Ora e Tiranës”.

Në puntatat video të këtij projekti, stafi përgatitës është kujdesur që të promovojë sa më mirë imazhin e “paguesit”, pra kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në foto: Transaksionet e Thesarit, Fondacioni “Dritan Hoxha” (Top Channel), përfiton 43 mln lekë për “Ora e Tiranës”

Referuar të dhënave zyrtare nga Transaksionet e Thesarit, Bashkia e Tiranës ka shpenzuar edhe dhjetra milionë të tjerë për projekte kulturore, thuajse “fantazëm”, të cilat nuk rezulton të kenë sjellë asnjë impakt domethënës në jetën e kryeqytetit.

Këto qindra milionë lekë të qytetarëve të goditur nga pandemia duket se kanë pasur për qëllim vetëm shfaqjen mediatike të kryebashkiakut të Tiranës.

Lajme të lidhura

SPORT

Nis sezoni i ri në Premier League, Liverpool dhe Bournemouth zbardhin formacionet

20:23 : 15/08/2025
AKTUALITET

Nga Dhërmiu me dashuri

20:00 : 15/08/2025
AKTUALITET

Sherri me thika në Korçë/ Kapet personi i dytë, kush është 41-vjeçari me precedent penal (Emri)

19:58 : 15/08/2025
SPORT

Goli i radhës, ish-mesfushori i Shpresave tund rrjetën në Kupën e Gjermanisë

19:53 : 15/08/2025
BOTA

Putin me arsenal makinash të blinduara drejt Alaskës, bën një ndalesë para se të hyjë në Amerikë

19:48 : 15/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Ja kush është i riu që u qëllua me thikë në Korçë

19:46 : 15/08/2025
Para

Debreshi apel qytetarëve: Votoni njerëzit e drejtë jo mashtruesit

TË GJITHA

Nis sezoni i ri në Premier League, Liverpool dhe Bournemouth zbardhin formacionet

20:23 : 15/08/2025

Nga Dhërmiu me dashuri

20:00 : 15/08/2025

Sherri me thika në Korçë/ Kapet personi i dytë, kush është 41-vjeçari me precedent penal (Emri)

19:58 : 15/08/2025

Goli i radhës, ish-mesfushori i Shpresave tund rrjetën në Kupën e Gjermanisë

19:53 : 15/08/2025

Putin me arsenal makinash të blinduara drejt Alaskës, bën një ndalesë para se të hyjë në Amerikë

19:48 : 15/08/2025

EMRI/ Ja kush është i riu që u qëllua me thikë në Korçë

19:46 : 15/08/2025

Plagosje me thikë në Korçë, një person në gjendje të rëndë

19:34 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com