• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Na ngacmonte vajzën”, Gjykata lë në burg tre vëllezërit/ Dëshmia: Polici u vetëplagos

14:26 : 17/04/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Tre vëllezërit Gerald, Arjan e Marjus Marini, përkatësisht 38 ,40 dhe 42 vjeç janë përballur mesditën e sotme me togat e zeza të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tyre.

Ata kanë mbërritur në ambjentet e brendshme të Gjykatës së Beratit nën masa të rrepta sigurie ,ndërkohë që seanca është zhvilluar pa praninë e mediave. Mësohet se prokurori i çështjes, Dritan Gripshi i ka kërkuar gjykatës “vlerësimin të ligjshëm” të arrestimit të tyre dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” pa afat për të 3 vëllezërit Marini, për veprat penale “Plagosje me dashje” dhe “Kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë së Rendit Publik”.

Të forta kanë qënë akuzat dhe deklarimet e 3 vëllezërve Marini në sallën e gjyqit, deklarata që kanë ngritur pikëpyetje të forta mbi deklaratat zyrtare të dhëna nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat në lidhje me ngjarjen, shkruan faxweb.al.

3 vëllezërit Marini kanë deklaruar në sallën e gjyqit se, konflikti mes dy familjeve (komshinj me njëri-tjetrin) ka ndodhur për shkak të një veprimi të turpshëm që Albert Mema ka kryer ndaj një prej familjarëvë të tyre.

“Njëra nga vajzat tona që është vetëm 15-vjeçe na ka thënë se sa herë që dilte e hynte në shtëpi ngacmohej me fjalë e veprime të turshme nga komshiu Albert Mema. Për këtë arsye, njëri nga ne, Gerald Mema ka shkuar në dyqanin e tij dhe i ka kërkuar të mos e ngacmojë më vajzën dhe të lërë të qetë familjen tonë.

Lexo edhe:

Ndihmuan autorët e vrasjes së Ermir Dedjas, Gjykata lë në burg dy të arrestuarit

Përfshihet nga flakët një shtëpi dykatëshe në Berat

Ka përdorur edhe fjalë kërcënuese e ofenduese ndaj tij por nuk e ka prekur dhe është larguar drejt banesës sonë që ndodhet 50 metra larg nga dyqani. Rreth 15 minuta më vonë në banesën tonë ka mbërritur policia,që ka shqyer derën me forcë, ka hyrë brenda shtëpisë sonë dhe na ka dhunuar. Në këto momente, vëllai Armand Marini që është me probleme të shëndetit mendor i është hedhur përsipër një polici por ky i fundit në përpjekje për të nxjerrë armën e shërbimit që të qëllonte është vetëplagosur”, kanë thënë vëllezërit Marini.

Avokatja e vëllezërve Marini, Flutura Eski, ka deklaruar se klientët e saj nuk kanë kryer asnjë veprim aktiv, me dashje direkte apo jo indirekte për të plagosur efektivët e policisë. Sipas avokates Eski,nuk ka asnjë provë që të vërtetojë kundështimin e punonjësit të policisë së shtetit apo plagosjen e tyre.

Avokatja Flutura Eski ka deklaruar se policia ka dhunuar banesën e familjes Marini, në të cilën ka hyrë me forcë dhe pa asnjë “urdhër ndalimi të ligjshëm” nga prokuroria për ndalimin e vellezërve Marini.

Avokatja Eski ka deklaruar se ndaj vëllezërve Marini është përdorur dhunë nga ana e policisë dhe se nuk është e vertetë që policia ka ndërhyrë për të shuar konfliktin pasi konflikti kishte mbaruar dhe vellezërit Marini ishin në banesën e tyre.

Avokatja Eski i ka kërkuar gjykatës një masë më të lehtë për klientët e saj, pasi siç është shprehur ajo në sallën e gjyqit, nuk ka prova që të vërtetojnë veprën penale dhe askush nga 4 policët e tjerë të Patrulllës së Policisë nuk ka deklaruar se kanë parë sesi ndodhi plagosja por vetëm se kanë dëgjuar krismën e armës.

Pasi ka dëgjuar palën akuzatore dhe atë mbrojtëse ,gjyqtarje Entela Gjoni ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për vëllezërit Arjan e Marjus Marini, përkatësisht 40 dhe 42 vjeç dhe “arrest në burg me afat 30-ditor” për Gerald Marinin, 38-vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në qytetin e Beratit ,pas një konflikti mes dy familjeve Marini e Mema. /Faxweb/

Etiketa: Beratgjykatavellezerit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndihmuan autorët e vrasjes së Ermir Dedjas, Gjykata lë në burg dy të arrestuarit

16:12 : 07/06/2025
AKTUALITET

Përfshihet nga flakët një shtëpi dykatëshe në Berat

17:21 : 05/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e Martin Canit/ 5 të mitur thirren për të dëshmuar në Gjykatë, autori mohon akuzat

14:06 : 02/06/2025
AKTUALITET

Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, gjykata lë në qeli 8 të arrestuarit

11:36 : 01/06/2025
AKTUALITET

Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata

19:42 : 31/05/2025
AKTUALITET

Dalin pamjet e shpërthimit me lëndë plasëse në derën e një lokali në Berat/ VIDEO

21:54 : 27/05/2025
Para

Princ Philip ka modifikuar prej 16 vitesh makinën e tij mortore (Foto)

TË GJITHA

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025

“Mora Fjalë”, momente emocionuese para sfidës, tifozët shqiptarë këndojnë njëzëri (Video)

20:40 : 07/06/2025

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025

Analisti sportiv kritikon formacionin e Silvinjos: Këtë lojtar nuk mund ta lija jashtë ndaj Serbisë

20:19 : 07/06/2025

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

20:06 : 07/06/2025

VIDEO/ Tifozët kuqezi ia marrin këngës në stadium, nuk mungojnë as ofendimet ndaj Serbisë

19:57 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com