• Kontakt
Friday, July 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Mes Covid-19 dhe pastrimit të parave të drogës”, ZDF reportazh për Shqipërinë 1 javë para zgjedhjeve

10:09 : 17/04/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje 2021

Televizioni gjerman ZDF i ka kushtuar një reportazh Shqipërisë vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit duke theksuar se vendi po përballet me një situatë të vështirë nga koronavirusi.

Gazetarët kanë shkuar në Krumë duke intervistuar atje një mjek që përballet çdo ditë me pacientë të infektuar me koronavirus, ndërsa më pas skenat janë nga ndërtimet e ethshme në Tiranë, ku televizioni hedh dyshime se pas tyre fshihet një makineri e madhe pastrami parash.

Ndiqni kronikën e plotë të televizioni gjerman, përgatitur nga gazetarja Britta Hilpert:

Pas dy javësh në Shqipëri do të zgjidhet një Parlament i ri. Këto kohë, këtij vendi të varfër i duhet të luftojë me gjithë ato kriza. Krahas pandemisë së koronës dhe pasojave të tërmetit të para një viti, vendin e ka mbërthyer edhe korrupsioni.

Shkëlzen Ibra punon si mjek i mushkërive në Krumë dhe ndien mbi të gjitha që administrimi është si njëfarë administrimi me mungesa. Spitali i provincës mezi sa siguron furmizimin me oksigjen për rreth 20.000 njerëz. Një katastrofë në këtë krizë kovidi. Janë të detyruar edhe t’i kthejnë pacientët në shtëpi, pasi nganjëherë nuk kanë ç’të bëjnë. “Kërkojmë më shumë. Ka pasur ditë që kemi pasur 12 pacientë që kishin nevojë për oksigjen dhe nuk u jepnim dot.

Lexo edhe:

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

A është Shqipëria në listë? Trump tarifon botën, BE dhe disa vende reagojnë ashpër

U ka rënë të fikët nga mungesa e oksigjenit.” Që Kruma dhe zona rreth e rrotull është kaq e keqfurnizuar është në njëfarë mënyre faj i qeverisë. Të rinjtë emigrojnë për të fituar para diku gjetkë. Kruma është e varfër, kryeqyteti është larg.

“Për politikanët kjo zonë është vetëm për të marrë vota për zgjedhje, – kështu thotë edhe Muhamet Peka që sapo ka kaluar kovidin. – Politikanët premtojnë shumë e bëjnë pak. Këtë e vërtetova pasi më ndodhi kjo (pasi më zuri sëmundja).” “Asnjë ministër nuk ka ardhur të na shikojë se çfarë bëjmë, vijnë vetëm sa për të na u lutur për vota që të vijnë në pushtet.”

Zgjedhje në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama thotë se do që të zgjidhet përsëri.0 Pyetjet e intervistës sonë nuk marrim përgjigje. Me sa duket iu druhet pyetjeve rreth menaxhimit të kovidit dhe kritikave ndërkombëtarë për projektet e dyshimta të ndërtimit dhe korrupsionin në qeverinë e tij. Sektori i ndërtimit në Tiranë ka një bum të madh, i vetmi si i tillë në këtë krizë ekonomike, por shumë kulla me zyra janë bosh. Gazetarja Ornela Liperi ka bërë shumë kërkime rreth kësaj.

Ajo thotë se këto ndërtime, kështu siç po ecin tani, justifikohen vetëm me pastrim parash, para droge. Qeveria ndikon në këtë pike edhe për shkak të zgjedhjeve.

“Qeveria nuk ka treguar kurrë vullnet politik për të hetuar se nga vijnë këto para për investime ndërtimi. Gjithë këto leje ndërtimi, këto ndërtesa gjigante, na bëjnë të mendojmë se një pjesë e këtyre parave të pista shkon për zgjedhje.” Kundër korrupsionit në qeveri, vitet e fundit ka pasur herë pas here protesta masive e megjithatë nuk i dihet nëse kjo qeveri do të shkarkohet për mungesë votash sipas analistit politik Mentor Kikia. “Votuesve nuk u sjell gjë zëvendësimi i një qeverie të korruptuar me një tjetër të tillë.

Shqiptarët kanë zgjedhur gjithmonë të keqen më të vogël dhe kjo ka sjellë gjithmonë po të njëjtin realitet.” Një realitet varfërie dhe korrupsioni të ashpërsuar nga pandemia. Shqipëria dëshiron që një ditë të bëhet anëtare e BE-së, edhe pse shumë këtu shpresojnë që kjo të sjellë më shumë ndryshim sesa zgjedhjet e javës tjetër.

Etiketa: ShqiperiZDFzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

17:24 : 24/07/2026
AKTUALITET

A është Shqipëria në listë? Trump tarifon botën, BE dhe disa vende reagojnë ashpër

14:43 : 24/07/2026
AKTUALITET

Euro s’vjen me dekret

10:31 : 24/07/2026
AKTUALITET

Shqipëria, rekord në Europë për peshën e bar-kafeneve në ekonomi, e treta në raport me popullsinë

09:34 : 24/07/2026
AKTUALITET

“Rama duhet të largohet, është hajdut”/ Reuters: Gaz lotsjellës kundër protestuesve, qytetarët nuk tërhiqen

16:02 : 23/07/2026
AKTUALITET

Probleme që nuk njohin stinë

11:41 : 23/07/2026
Para

“Ik i q**** robt”/ E akuzoi se i ka ofenduar familjen, Juli nxjerr zbuluar Sindin: E ka parapërgatitur

TË GJITHA

Tërhiqen rebelët Huthi: Nuk do ta mbyllin Ngushticën Bab el-Mandab për në Detin e Kuq

17:48 : 24/07/2026

Një zjarr i madh përfshin fshatin Pilur në Himarë

17:37 : 24/07/2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

17:24 : 24/07/2026

Dështojnë negociatat me RENEA-n, vetëvritet brenda makinës Nertil Buzi

16:59 : 24/07/2026

Prej 3 ditësh, zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë vijon të jetë jashtë kontrollit

16:55 : 24/07/2026

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

16:52 : 24/07/2026
Foto ilustruese

“Monologu i Flamingove”/ Rama sherr me Braçen. Deputeti: Emëron anonimë. Kreu i PS: “Mbylle gojën, dil jashtë”

16:43 : 24/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibomJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetgrandpashabetcasibom