Përplasje e ashpër në studian e ‘Open’ mes gazetarit Robert Rakipllarit dhe Frrok Çupit.
Ndërsa po flisnin për situatën në zgjedhje dhe veprimtarinë e presidentit Ilir Meta, Frrok Çupi përplaset ashpër më Rakipllarin. Fillimisht ishte Frrok Çupi që tha se Meta po bënte fushatë në Vlorë. Por për Rakipllarin kjo gjë nuk është shkelje.
Rakipllari: Këndvështrimi im për presidentin nuk është ashtu si tha Frrok Çupi që tha se ai nuk ka pushtet.
Kaq është dashur që Frrok Çupi jo vetëm të ndërhyjë por ka përdorur në studio një fjalor fyes.
Çupi: Nuk të lejoj të përdorësh fjalë që si kam thënë Ti je një idiot, budalla.
Rakipllari: Nuk merrem me një që ka qenë spiun I sigurimit të shtetit. Ti je një shpifës ordiner. Mos u merr me mua. Ti je një mashtrues.
Çupi: Ti je një budalla.
Rakipllari: Për një lëtyrë si ty mund të thonë çfarë të duan për mua. Eni nëse më ke thirrur që të zihem këtu me Frrokun unë s’mund të vazhdojë më. Ti ke thirrur një njeri që të më thotë gjëra personale.
Çupi: Nuk të thashë gjëra personale.
Rakipllari: Të duket vetja burrë ty? Ky është letyrë i neveritshëm. Unë s’kam asnjë gjë personale për të.
Frrok Çupi: Do shkojmë në gjyq me këtë që the.
Rakipllari: Kur të duash ti
Frrok Çupi: Do ta paguash shumë shtrenjtë. Më citon keq.
Rakipllari: Nuk kam ardhur të bëj debat me ty. Kujdes dhe referoju mirë gjërave. Unë të dëgjova dhe të respektova deri në fund.
Frrok Çupi: Pse ku ishte respekti?
Rakipllari: Kujdes me zhargonin! Kaq po them se nuk kam ardhur që të bëj debat me ty. Merre dhe ktheje se çfarë the. The për Metën që ky njeri kërkon pushtet. Ti nuk je jurist fare. Ke qenë, nuk je më tani. Presidenti shkon ku ti dojë qejfi.
Frrok Çupi: S’ka punë me zgjedhjet ai.
Rakipllari: Si nuk ka punë me zgjedhjet ai? Mund të shkojë ku të dojë në çdo vend të Shqipërisë.
Frrok Çupi: Presidenti nuk mund që të rrahë policë dhe të mos shkojë i dehur nëpër studio. Nuk ka kompetencë more djalë. Ehuuuu me kë flas edhe unë. Presidenti nuk bën thirrje.
Rakipllari: Po lexoje more lexo! Ti ke qenë spiun i sigurimit të shteti dhe nuk po them gjë. Je një shpifës ordiner. Spiun! Ti ke qenë dhe mbaje
Frrok Çupi: Ti je i lumtur budalla i dashur
Rakipllari: Do të vazhdoj me arsenalin.
Frrok Çupi: Do të të them ça lexoj me ty
Rakipllari: Se ça thonë për një letyrë si ty. Eni nëse me kë thirrur që të… Nuk vazhdoj dot më, më ke sjellë njërin që të më thotë gjëra personale.
Frrok Çupi: Çfarë të thashë unë gjëra personale?