• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

8 parime planifikuese për një atdhe drejt prosperimit territorial!

16:29 : 29/11/2016
në OP-ED

Një mënyrë libertariane për të dashur Atdheun.
Zoti/Krijuesi është arkitekti më i madh ndonjëherë! Ai është Arkitekti i natyrores. Shikoni dhe shijoni natyrën. Rregullin, harmoninë, bukurinë, thjeshtësinë dhe elegancën e saj. Bota është kaq e bukur dhe mund të mos ishte kështu. Mund të ishte kaotike, e shëmtuar, e rrëmujshme. Cdo arkitekt – edhe arkitekti më ë mirë i botës njerëzore në të gjitha kohët- është arkitekt i kulturores.
Sado aftësi të këtë një arkitekt i kulturores asnjë ndërhyrje e tij nuk mund të krahasohet me atë të Krijuesit. Puna e tij thjesht dëmton natyroren. Prandaj, një arkitekt i mirë i kulturores është ai që ndërhyn sa më pak në arkitekturën e natyrores dhe përdor sa më pak materiale jashtë saj.

Atdheu duhet dashur në cdo centimetër të territorit të tij! Jo vetëm kufiri që na ndan nga fqinjët apo flamuri që na identifikon. Duhet ti dashurojmë të gjitha burimet natyrore të tij, kudo ku ato ndodhen, dhe jo vetëm buzë Lanës apo në qytetet e mëdha. Atdhedashuria e re duhet të jetë zhvillimi i zgjuar, i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës i burimeve natyrore dhe territoriale të
Atdheut. Nga njëra anë, ti marrim gjithcka dhe të përfitojmë gjithcka të mirë që Krijuesi krijoi për në dhe teknologjia na mundëson ti kthejmë në të mira materiale për të përmirësuar jetesën e sotme, nga ana tjetër ti mirëmbajmë këto burime që t’ia trashëgojmë brezave të ardhshëm.

Toka bujqësore duhet trajtuar si ‘zonë e mbrojtur’! Nuk janë të shumtë që e njohin faktin se, Shqipëria është vendi më i varfër në Europë më tokë bujqësore. Kemi më pak tokë bujqësore edhe se Egjipti, i cili rreth 70% të territorit e ka nën shkretëtirë. Në vitin 1994, sipas statistikave të kohës, ne kishim një fond të tokës bujqësore prej 2300m2/ banor. Ndërsa një statistikë tjetër e mes viteve 2000, na tregon se ky tregues ka arritur në 1700 m2 / banor. Pa shumë impenjim intelektual, është e kuptueshme pse ky rrënim. Prandaj, këtë fond të mbetur duhet ta trajtojmë si nikoqir të vërtetë. Cdo vendim për ndryshim të përdorimit të tij duhet ta peshojmë me mëncuri.

Pas 70 vjetësh shëtitje nëpër populizëm shoqëror e politik, Shqipëria ka domosdoshmëri një formulim të qartë mbi cfarë i delegojmë si fushëveprimi qeverive të tre niveleve që ne kemi. Parimi i zvogëlimit të fushës së veprimtarisë së qeverive duhet ta frymëzojë këtë ushtrim politik. Qeverisja kombëtare, rajonale dhe vendore nuk kanë marrdhënie hirearkike. Asnjë qeverisje nuk është pronari i një niveli tjetër qeverisës. Nivelet e qeverisjes kanë fusheveprime të ndryshme. Secila kryen të sajat në mënyrë autonome, pa mbivendosje dhe pa hapsira boshe, duke përfshirë të gjitha cështjet që shoqëria i konsideron si të sferës publike dhe i ka përcaktuar në Kushtetutë.

Territori është lokal! Ai mund të përdoret, mirëmbahet dhe kurohet më mirë nga njërëzit që jetojnë në këtë territor. Janë këta njerëz që ja njohin më mirë gjeografinë dhe historinë e bashkëjetesës së njeriut me të dhe në të, që mund të sigurojnë vendimarrjet më të qëndrueshme.
Vetëm kur problemet e disbalancat ndeshen/shfaqen përtej një territori vendor, atherë ato duhen trajtuar nga një nivel më i gjerë qeverisës. Shqipëria ka domosdoshmëri një ndarje më decentralizuese të fushëveprimtarisë ndërmjet tre niveleve qeverisëse! Sa më afër komunitetit vendimarrja aq më të qenësishme janë zgjidhjet e problemeve dhe balancimi i disbalancave. Shqipërisë territoriale i duhet një qëndrim politik gjithëpërfshirës për një rishpërndarje të balancuar të popullsisë në territorin kombëtar. Rishpërndarja e pupollsisë duhet të synoj bërjen bashkë të burimeve natyrore, burimeve njerëzore dhe burimeve financiare. Dhe kjo, jo vetëm si një përfitim e mundësi prosperimi ekonomik, por edhe si një tezë patriotike për të mos lejuar shkretimin e pjesëve kufitare dhe periferike të Atdheut dhe për të krijuar kohezion kombëtar e për të mos lejuar atomizimin e komuniteteve. Cdo politikë kombëtare, rajonale dhe vendore, dhe cdo projekt i ndërmarr në kuptim të tyre, duhet ta konsiderojë si prerogativë këtë qëndrim politik.

Lexo edhe:

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

Shqipëria ka nevojë për një ekuilibrim të qëndrave të banuara. Sot ‘Shqipëria Urbane’ përbëhet nga dy tipologji diametrikisht të kundërta të qëndrave urbane: qytete të mëdha, të mbipopulluara dhe me densitete të larta; qëndra urbane të braktisura, të nënpopulluara dhe me densitete minimaliste. Të dyja shumë të vështira e me kosto të lartë për tu qeverisur (administruar). Të parat, si pasojë e një zhvillimi të shpejtë, të padaktësuar as politikisht e as teknikisht, sot paraqesin mungesa të mëdha në mundësi punësimi e aktivitete të tjera jetësore. Kurse të dytat, të harruara që ekzistojnë, vuajnë mungesë financimesh për shërbimet minimale publike.

‘Qyteti ndërtohet për njerëzit dhe nga njerëzit’, nuk është një slogan revistash për urbanistikën, por parimi më bazik në ndërtimin e qëndrave të zgjuara, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të jetesës. Territoret e përshtatura për jetesë humane që nuk zhvillohen në përputhje me planifikime që vijnë si produkt i proceseve demokratike që përfshijnë të gjitha palët e interesuara dhe të prekura nga zhvillimet e propozuara, janë të destinuar të dështojnë në cdo aspekt. Rasti Shqiptar është shembulli më klasik i kësaj mënyre. Prandaj, Shqipëria e sotme ka domosdoshmëri jetike të ndërmarri procese planifikuese ku përfshirja e qytetarëve të interesuar të jetë prerogativë.

Lajme të lidhura

SPORT

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025
SPORT

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025
SPORT

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025
SPORT

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025
Para

FOTOLAJM/ "Enver Hoxha" në varrezat e Dëshmorëve

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com