• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Basha – Ramës: Qepe! Nëse do vettingun, shkarko Elvis Rroshin. E amendojmë pa Kushtetuesen

14:21 : 29/11/2016
në KRYESORE, POLITIKE

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka reaguar pas sulmit që Rama i bëri PD­-së, si bllokuesja e vetme e çeljes së negociatave e për pasojë integrimit të vendit. Basha i ka kërkuar Ramës ‘ta qepë’ dhe të mos sulmojë opozitën dhe politikanët europianë si Don Kishot.

“Muri që mban të izoluar Shqipërinë është muri i drogës dhe korrupsionit shqiptar. Janë mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kjo i është e bërë e qartë Edi Ramës nga çdo politikan që ka takuar. Më është bërë e qartë edhe mua si kryetari i opozitës. Ndaj në emër të opozitës kam një thirrje për Edi Ramën: Qepe! Mjaft më me sulmet e turpshme prej Don Kishoti, mjaft më duke shpallur armik opozitën dhe shumicën e popullit tënd, nuk do ketë kurrë paqe dhe përparim me drogë  e krim. Nuk do ketë paqe as për ty nëse do fshehësh drogën dhe krimin.

Sa për vetingun i them Edi Ramës jam gati ta bëjmë që tani sipas Kushtetutës. Kushtetuta thotë ta bëjë Kuvendi, Edi Rama do ta bëjë ai. Edi Rama nuk e do vetingun. Zgjidhja mund të bëhet që tani duke respektuar Kushtetutën. Le të shkarkojë që sot Elvis Roshin i dënuar për përdhunim dhe trafik droge nga autoritetet italiane. Për sa kohë mban në politikë, Bushin, Rroshin, Prengën etj përbetimet e tij për vetting në drejtësi janë përralla. Unë dhe shqiptarët e ndershëm e duam Shqipërinë në Europa pa krim dhe korrupsion. Kjo është beteja që na bashkon”, deklaroi Lulzim Basha në një deklaratë për mediat.

DEKLARATA E PLOTË

Muri që mban të izoluar Shqipërinë është muri i krimit, i drogës dhe i korrupsionit qeveritar. Eshtë mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Lexo edhe:

Çfarë do t’i ndodhte trupit tuaj nëse do të flinit më pak se gjashtë orë?

“Është një turp”, ish-lojtari i Real Madrid kundër Vinicius: Hiqeni nga fusha

Shqetësimi kryesor i liderëve europianë për Shqipërinë është depërtimi i krimit në politikë, droga dhe korrupsioni. Kjo, i është bërë e qartë Edi Ramës nga çdo politikan që ka takuar, pa asnjë përjashtim, më është bërë e qartë edhe mua si kryetar i opozitës.

Shikoni mediat shtetërore italiane, gjermane, zvicerane, austriake, britanike,  për të kuptuar se çfarë e shqetëson realisht Europën.

Ndaj në emër të opozitës kam një thirrje të thjeshtë për Edi Ramën:

Qepe!

Mjaft më me sulmet e turpshme prej Don Kishoti ndaj politikanëve më të lartë nga Amerika në Austri, në Gjermani, në Hollandë, në Greqi e kudo.

Mjaft më, duke shpallur armik opozitën dhe shumicën e popullit tënd!

Nuk do të ketë kurrë paqe dhe përparim për Shqipërinë me drogë, krim dhe kriminelë në politikë.

Nuk do të ketë paqe as për ty nëse vazhdon të fshehësh dhe mbështesësh drogën dhe krimin.

Në lidhje me vetingun i bëj thirrje Edi Ramës që të amendojmë ligjin pa pasur nevojë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë jam gati që tani.

Kushtetuta thotë se vetingun duhet ta bëjë Kuvendi, kurse Edi Rama do që vetingun ta bëjë ai vetë me drejtorët dhe vartësit e tij.

Arsyeja është e qartë. Si do ta mbrojë ndryshe krimin dhe korrupsionin.

Edi Rama nuk do zgjidhje për Vetingun. Ai e ka vetingun pretekst për të mbuluar dështimin e tij. Sepse zgjidhja është e thjeshtë dhe mund të bëhet menjëherë, që sot, që tani, duke respektuar Kushtetutën e votuar me konsensus.

Ai vetë kryeministri, nuk ka nevojë të presë vetingun për të bëjë pjesën e tij. Nëse Edi Rama do vërtet pastrimin e politikës dhe drejtësisë nga krimi dhe korrupsioni, le të shkarkojë që sot Elvis Roshin i dënuar për përdhunim dhe trafik droge nga drejtësia e Italisë dhe e Zvicrës.

Për aq kohë sa Edi Rama mban në politikë Rroshin, Bushin, Prengën, dhe kriminelët e tjerë, përbetimet e tij për drejtësi dhe veting janë përralla.

Unë, Partia Demokratike dhe çdo shqiptar i ndershëm e duam Shqipërinë në Europë. E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Pa krim, pa korrupsion dhe me zgjedhje të lira e të ndershme.

Lajme të lidhura

SHENDETI

Çfarë do t’i ndodhte trupit tuaj nëse do të flinit më pak se gjashtë orë?

19:55 : 12/05/2025
SPORT

“Është një turp”, ish-lojtari i Real Madrid kundër Vinicius: Hiqeni nga fusha

19:48 : 12/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Ilir Meta rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit

19:34 : 12/05/2025
AKTUALITET

Mbyllet procesi i numërimit në Ishëm, fiton Partia Socialiste

19:28 : 12/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ PSD fiton Vaun e Dejës, PS forcë e tretë! Rama kërcënoi kryebashkiakun: Mos luaj me dy porta

19:20 : 12/05/2025
AKTUALITET

Përfundon numërimi i kutisë së burgut të Pojskës, kë votuan të dënuarat

19:20 : 12/05/2025
Para

Dëshmia e kushërirës së parukieres: Fjalët e fundit që i tha Alfredi para se ta vriste

TË GJITHA

Çfarë do t’i ndodhte trupit tuaj nëse do të flinit më pak se gjashtë orë?

19:55 : 12/05/2025

“Është një turp”, ish-lojtari i Real Madrid kundër Vinicius: Hiqeni nga fusha

19:48 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Ilir Meta rrezikon të mbetet jashtë Kuvendit

19:34 : 12/05/2025

Mbyllet procesi i numërimit në Ishëm, fiton Partia Socialiste

19:28 : 12/05/2025

VIDEO/ PSD fiton Vaun e Dejës, PS forcë e tretë! Rama kërcënoi kryebashkiakun: Mos luaj me dy porta

19:20 : 12/05/2025

Përfundon numërimi i kutisë së burgut të Pojskës, kë votuan të dënuarat

19:20 : 12/05/2025

PD kryeson bindshëm në Kamëz, 846 vota para PS

19:11 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com