• Kontakt
Friday, September 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Luftë mes kandidatëve të PS për vota, Rama mbështet Pandin/ Majko: Partia mbi të gjitha

18:07 : 23/03/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga momenti që kryesocialisti Edi Rama shpalli listën e kandidatëve të PS-së dhe renditjen e tyre në listat shumëemërore, nisi një luftë e brendshme, mes disa prej emrave që renditen në atë që konsiderohet si zona e pasigurtë, dhe emrave preferencialë, kryesisht ministra që janë në vendet e para të listës.

Mimi Kodheli, Pandeli Majko apo Fatmir Xhafaj, rrezikojnë të jenë pjesë e Parlamentit të ardhshëm, nëse ata nnuk marrin minimalisht 10001 vota, për të shpresuar më pas zhvendosjen e listës, të emrave që mund tv marrin më pak vota.

Në pjesën preferenciale të listës përfshihen ministra apo deputetë që duket se janë shumë më të bindur ndaj Ramës, ose i kanë shërbyer atij deri në verbëri, madje shumë më tepër se ata që mund të konsiderohen si socialistët qëndrestarë.

Në rrjetet sociale ka nisur një luftë ku kandidatët publikojnë numrat që mbajnë në fletën e votimit, prej kohësh kanë nisur të kërkojnë vota individuale, në një garë me ministra që e kanë më të kollajtë të mbledhin vota, bazuar kjo te pjesa e administratës që drejtojnë.

Edi Rama sot u shfaq hapur në krah të Majkos, duke kujtuar numrin 19 që mbante në fletën e votimit, madje zgjodhi të bëjë batuta me Elisa Spiropalin.

Lexo edhe:

Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij! Asnjë vizion për shqiptarët

Bajram Begaj dekreton Edi Ramën si kryeministër, do mbajë përgjegjësi dhe për ministren “Diella”

Mimi Kodheli në anën tjetër ka nisur fushatën në rrjetet sociale, ndërsa renditet e 20, duke kërkuar votat për numrin që mban. Fatmir Xhafaj i 23 në listë gjithashtu ka nisur fushatën individuale, ndërsa në një studio televizive tha se mjaftonte 1/5 e numrave që kishte në telefon për të siguruar votat e nevojshme.

Pandeli Majko sot zgjodhi të flasë për partinë, duke u shprehur se çështja është për të vazhduar misionin e ndryshimit dhe jo për të arritur një triumf personal. Ai tha se socialistët, konkurrencën e kanë me kundërshtarët dhe jo me njëri-tjetrin.

“Kam një lloj presioni për këto zgjedhje. Jo se jam në atë pozicion në listë por e ka çdo kandidat. Këtu nuk është fjala matematike. Këtu çështja shtrohet më thelbësore. Ky ekip nuk është mbijetese por ekip shprese që bën një diferencë shumë të madhe me ekipin përballë që po përpiqet të mbijetojë në politikë. Përballë ekipit të mbijetesës ne kemi ardhur pa diskutuar me njëri-tjetrin se kush është i pari, i dyti, i treti.

Vota për secilin është në radhë të parë votë për PS, për të vazhduar këtë ndryshim që ngjan edhe si ky stadium i ri që themeli e ka te Qemal Stafa por këtu po ngrihet një gjë e re. Në Tiranë flenë krye-ëndrrat, prandaj kemi detyrimin për të bërë fushatë”, u shpreh Majko.

Etiketa: fushataMajkoRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij! Asnjë vizion për shqiptarët

15:36 : 12/09/2025
AKTUALITET

Bajram Begaj dekreton Edi Ramën si kryeministër, do mbajë përgjegjësi dhe për ministren “Diella”

13:07 : 12/09/2025
AKTUALITET

Kulisat/ Si mbetën jashtë qeverisë “çunat e Belës”, Ceno dhe Klevisi

12:15 : 12/09/2025
AKTUALITET

Rama ironizon PD-në me “Diellën”/ Bardhi: Ajo është pseudonimi i Linda Ramës, pyete për AKSHI-n

12:00 : 12/09/2025
AKTUALITET

“Rama shkelmoi rregulloren e Kuvendit”/ Berisha: Kryesuesi nuk lexoi emrat e deputetëve të vërtetë

11:00 : 12/09/2025
AKTUALITET

Shehaj: Kandidati jopolitik, e vetmja mundësi që opozita të fitojë në Bashkinë e Tiranës

22:56 : 11/09/2025
Para

I injektuan dozë të lartë heroine, vdes 24-vjeçarja/ Arrestohen 6 persona, mes tyre dhe një shqiptar

TË GJITHA

Hija e D’Alemas/ Rama i fal Pashalimanin biznesmenit italian që hetohet për mashtrim 20 mln euro

16:47 : 12/09/2025

Domatet me pesticide/ Gjykata lë në burg eksportuesin e perimeve, liron dy inspektorët e AKU-së

16:40 : 12/09/2025

Nuredin Dumani përfundoi në spital, Drejtoria e Burgjeve zbulon kush ia solli frutat e detit

16:39 : 12/09/2025

Të paktën 40 palestinezë të vr*rë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza

16:28 : 12/09/2025

Një cikël i vështirë mbaron, një rrugë e re fillon! Marrin fund problemet për 4 shenja të horoskopit

16:25 : 12/09/2025

Pesticidet “helmojnë” fermerët, prodhuesit e frutave e perimeve thonë se po dëmtohen që të gjithë nga abuzuesit

16:15 : 12/09/2025

Ky është 22-vjeçari që vrau Charlie Kirk! Babai njoftoi autoritetet pasi i biri i rrëfeu krimin

16:11 : 12/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com