Janë rreth 5 mijë banorë të 6 fshatrave të Luznisë që vuajnë nga mungesa e rrugës kryesore që lidh qytetin e Peshkopisë me qendrën e Komunës Luzni. Një pjesë e kësaj rruge u asfaltua në 2009, deri tek lumi drin, ndërsa më tej nuk shkoi më, duke lënë në baltë gjithë zonën.
Siç shihet nga pamjet rruga është shumë e keqe, dhe prej 8 vitesh as nuk ka hyrë asnjë fadromë qoftë edhe për të rrafshuar gropat. Banorët shprehen se u duhet të organizohen fshatçe me kazma e lopata për ta rregulluar pasi dimri me shira dhe borë e dëmton keqazi.
Të tjerë banorë ankohen se janë edhe më keq rrugër e fshatrave, pasi edhe terreni është më malor. Gjatë dimrit pothuajse gjoyhë kohës janë të bllokuara. Probleme me energjinë elektrike, pasi u është dashur ti riparojnë shtyllat dhe telat vetë. Shkolla që nga ndërtimi i saj në 2009 nuk është vendosur as edhe një xham,nuk furnizohet me dru zjarri, duke vjedhur paratë dhe duke lënë fëmijët pa ngrohje.
Drejtuesi politik i Qarkut Dibër Xhelal Mziu u shpreh:
Të jesh vetëm 10 km larg qytetit dhe të jetë kjo gjendje skandaloze, është e pa pranueshme që të braktisen qytetarët në këtë formë. Është vërtet për të ardhur keq që jo vetëm fshatrat e Luznisë por janë rreth 70%e fshatrave të pa asfaltuar. Në 8 vjet Rilindja ka rregulluar vetëm 2 rrugë fshatrash 6 km dhe ka fytyrë del të kërkojë votat e qytetarëve. Kështu paguhet blerja e votës. Shpagimi i shit-blerjes së votës gjithmonë bëhet me braktisje, vjedhje dhe në fund qytetarëve u mbetet zhgënjimi.
Ne në programin e Partisë Demokratike kemi prioritete të qarta;
Ngritjen e infrastrukturës rrugore, investimin në infrastrukturën turistike, dhe mbështetjen e bujtinave.
Mbështetjen e fermerëve me subvencione dhe grante për pikat e grimbullimit me qëllim që produktet tuaja të mos kalben dhe të hidhen përrenjve.
Hartimi i politikave të punësimit dhe kthimin e të rinjve(mendjes) për ti shërbyer vendit, si dhe çeljen e negociatave me BE.