Si trajtohet Covid 19 në shtëpi? Kjo është bërë një temë e debatuar, veçanërisht në Itali pas rastit të Bolonjës, ku specialistët e sëmundjeve infektive të spitalit Sant’Orsola deklaruan se “pacientët, madje edhe të rinj, po vijnë në gjendje të rënduar nëpër spitale, pasi kanë filluar terapinë me kortizon para kohe”.
Ministria e Shëndetësisë Italiane lëshuan udhëzimet dhjetorin e kaluar lidhur me covid 19, të cilat bazoheshin në trajtimet simptomatike (ethe) me paracetamol ose barna anti-inflamatore jo-steroide.
Jo vitamina dhe jo aerosole, jo hidroksiklorokinë, jo ivermektinë. As antibiotikët nuk duhet të përdoren (vetëm pas 72 orësh, nëse vazhdon temperatura dhe supozohet superinfektim bakterial), as heparinë.
Përdorimi i ilaçeve të tilla bëhet vetëm në personat që kanë një infeksionin në zhvillim, ndërsa, përdorimi i kortizonikëve në shtëpi mund të kryhet vetëm në ata pacientë, që nuk arrijnë të kenë një përmirësim brenda 72 orësh, kur përkeqësimi i parametrave kërkon terapi me oksigjen.
Specialistët e sëmundjeve infektive në spitalin Sant’Orsola u kanë kërkuar mjekëve të përgjithshëm që menjëherë të ndalojnë trajtimet me bazë kortizonike të filluar shumë shpejt për pacientët me Covid, të cilët kurohen në shtëpi.
“Trajtimi farmakologjik duhet të fillojë menjëherë, në orët e para, kur shfaqen simptomat (humbja e shijes, nuhatjes, ethe) – thotë Norberto Perico, shefi i departamentit të kërkimit-bioinxhinierisë në Institutin Mario Negri.
Inflamacioni duhet të ndalet me barna anti-inflamatore si Nimesulide dhe Celecoxib. Kjo në rast se simptomat janë të lehta, por “nëse ka temperaturë, mund të përdorë aspirinën e cila ka një efekt anti-inflamator dhe anti-trombotik, një nga problemet e Covid-19 lidhet pikërisht me mikro- trombi – polmonari sqaron Norberto Perico – Unë nuk sugjeroj takipirinë (paracetamol), sepse ajo ka një fuqi anti-inflamatore shumë modeste dhe ul nivelet e glutationës (e cila mbron qelizat nga dëmtimet e shkaktuara nga procesi inflamator).
Kemi vërejtur që pacientët me Covid tashmë kanë nivele të ulëta të glutationës, prandaj ky trajtim mund të jetë dëmtues.
Është e nevojshme të sqarohet se “kjo që themi nuk është një protokoll, aq më pak një udhëzues, është rezultat i përgjigjeve të pyetjeve që qindra mjekë të përgjithshëm na kanë bërë, ato janë rekomandime – thekson studiuesi i Mario Negri”.
Pikërisht për këtë ne së shpejti do të botojmë një studim retrospektiv vëzhguar mbi një grup pacientësh të kuruar duke ndjekur rekomandimet tona dhe një grup të trajtuar me një kurën standarde anti covid.”
Në Francë, situata është e ngjashme me Italinë, “nëse pacienti që kurohet në shtëpi ka simptoma (kollë, ethe, dhimbje koke) nuk merr paracetamol”, thotë Dr. Patrick Aubé, mjek i përgjithshëm. Gjithashtu, edhe në Gjermani “për pacientët jo të shtruar në spital kura është e tillë, kura është e orientuar në trajtimin e simptomave – përsërit Davide Perna, në një spital afër Stuttgart, i cili gjithashtu merret me ndihmën e parë dhe në terapinë intensive.
Paracetamoli është përdorur me sukses për të shmangur temperaturën e lartë. Nëse ethet vazhdojnë, rekomandohet Metamizole, duke preferuar ibuprofen ( ilaçe anti-inflamatore jo-steroide), gjithnjë nën mbikëqyrjen e mjekut, në raste specifike përdoret heparin me peshë të ulët molekulare për të zvogëluar rrezikun e trombo-embolisë.
Nëse, pavarësisht përdorimit të ilaçeve analgjezike dhe anti-inflamatore, simptomat përkeqësohen, këshillohet të konsultoheni me një mjek. Terapia me oksigjen në shtëpi kryhet në raste shumë të rralla, nëse është e nevojshme, pacienti duhet të shtrohet në spital”.
Ndryshimi midis kurës italiane dhe gjermane konsiston në administrimin e kortizonit, ndërsa në Itali mjekët mund ta rekomandojnë përdorimin e tij në shtëpi, në Gjermani nuk lejohet të përdoret në shtëpi, madje edhe në spital jepet vetëm në raste specifike.
Përdorimi i parakohshëm i kortizonit do të çonte në një rëndim të mëtejshëm të sëmundjes, shpjegon Perna.
Në Itali, Ministria e Shëndetësisë lejon përdorimin e kortizonit në ata pacientë, të cilët nuk kanë përmisime brenda 72 orësh dhe pacienti ka nevojë për oksigjen.
Shumë mjekë e kanë sugjeruar kortizonin para se pacienti të ketë vështirësi në frymëmarrje.