• Kontakt
Friday, September 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kokëdhima: Rama, dështim total. Jeta e tij politike një gënjeshtër

18:53 : 16/03/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i partisë “Zgjidhja” Koço Kokëdhima deklaron se Partia Socialiste ka dështuar të udhëheqë Shqipërinë në këto tetë vite dhe është shndërruar në një parti pa standarte dhe pa transparencë. Kokëdhima tha se “Edi Rama është dështim total, e gjithë jeta e tij në politikë është një gënjeshtër”.

Me marrëveshjen PS-PD, sipas Kokëdhimës pushteti iu dha kryetarëve të partive, të cilët po ashtu sipas kreut të partisë “Zgjidhja” kanë tradhtuar aspiratat e shqiptarëve për liri dhe zhvillim.

Kanë kaluar 8 vjet që kurse PS mori pushtetin. Ju vetë keni qenë deputet i saj. Tani që e ndiqni në distancë PS, si e shihni sot PS?

E keni fjalën për këto dy mandatet e fundit? Kam qenë deputet i PS për 30 muaj dhe kam shumë informacion për PS, siç kam edhe për parti të tjera sepse nuk mbetet gjë pa u marrë vesh në këtë vend të vogël. PS dështoi të udhëheqë Shqipërinë në një rrugë zhvilluese dhe t’i jepte Shqipërisë atë që meritonte. PS është shndërruar në një parti pa standarte dhe nuk ka transparencë dhe nuk përfaqëson popullin.

Është roli i Ramës që mbyll zërat kritikë?

Lexo edhe:

Kodi i Ri Penal – Ndryshimet që janë thjesht një mjet kontrolli i Ramës

“Reforma” e tretë e ujit brenda 10 vitesh/ Financat kanë ecur keq, Qeveria me koncepte të paqarta

Nuk kam dëshirë të flas për këto lidera të vjetër. Nuk po bëjmë një analizë se kush është fajtori, por po konstatojmë të vërtetat. Ajo ishte fatkeqe për të konstatuar se humbi demokracinë para 8 vitesh, duke u bërë gjithnjë më autokratike.

Unë kam pasur rezerva për PS, por në atë periudhë që u përfshiva pata mundësinë të njohja nga brenda çfarë ndodhte në përgjithësi dhe brenda PS. Që atëherë kam përqafuar tezat që kanë të bëjnë me qeverisjen e vendit. Nuk mund të ketë qeverisje demokratike me parti autokratike.

Ku e çoi Edi Rama PS qëkurse mori pushtetin? Cili ka qenë sipas jush udhëtimi i PS referuar asaj që duhej te bënte e majta në pushtet?

Nuk ka asnjë shans PS të përmirësojë ndonjë gjë. Tashmë është një parti e kapur dhe nuk i shërben Shqipërisë dhe shqiptarëve. Këto parti e kanë mbyllur sistemin, kanë uzurpuar sistemin, shtetin.

Cili është dështimi më i madh i Edi Ramës sipas jush?

Rama për shumë vite ishte djalë trendi dhe i paparashikueshëm, solli risi në komunikim me publikun dhe Shqipëria e përkrahu, e përkrahu për nevojat e saj që të ndryshonte politika dhe shteti të modernizohej. Rama është dështim total, e gjithë jeta e tij në politikë është një gënjeshtër.

Nuk ka asnjë komunikim me ju tani?

Unë kam komunikim me gjithë Shqipërinë, nuk kam ngarkesa negative për askënd dhe mund të them që jam dashamirës, por jam i vërtetë dhe më pëlqen të jem kështu.

Kemi një situatë në qarkun e Vlorës, si nga PD edhe nga PS. Pse ka probleme të tilla në Vlorë?

Nuk ka lidhje me qarkun por me kryetarët e partive, ata i emërojnë kandidatët për deputetë. Nuk janë të popullit ata që shkojnë sot në parlament, ka respekt për shumë prej tyre, por parlamenti sot është i mbushur me të emëruar nga kryetarët e partive dhe kush nuk i shërben nuk është i pëlqyeshëm.

Duket se ka një rotacion brezash në PS. Lëvizjet brenda partive ju duken normale?

S’ka asnjë kauzë më në këto parti, kanë luftën për këto tre parti për pushtet.

Përjashtimi i Lelit ishte i drejtë sipas jush?

Nuk kam dëshirë ta komentoj shumë këtë gjë sepse nuk dua të bëhem pjesë e këtyre trillerave por di të them se ky është show që i shërben pushtetit të qytetarëve.

Marrë me shkrtime nga televizioni “MCN”

Etiketa: KokedhimaRamazgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kodi i Ri Penal – Ndryshimet që janë thjesht një mjet kontrolli i Ramës

14:33 : 05/09/2025
AKTUALITET

“Reforma” e tretë e ujit brenda 10 vitesh/ Financat kanë ecur keq, Qeveria me koncepte të paqarta

14:16 : 05/09/2025
AKTUALITET

Dosja “McGonigal”/ Berisha: Hetimi për Ramën në SHBA vazhdon, Altin Troplini nuk e shpëton dot

14:06 : 05/09/2025
AKTUALITET

“Ç’më duhet mua se sulmohet nga Trump”/ Rama konfirmon darkën me Soros në Dhërmi: Është miku im!

08:54 : 05/09/2025
AKTUALITET

A do të shmangë ministrat që po hetohen nga SPAK? Rama komenton thashthemet për Qeverinë e re

08:30 : 05/09/2025
AKTUALITET

“Ksamilin s’ja lemë më në dorë privatit”/ Rama kujtohet për gjelbërimin, pasi betonizoi bregdetin

14:11 : 04/09/2025
Para

Majko e pranon: Brenda të majtës ka njerëz që ruajnë nostalgji për komunizmin

TË GJITHA

BE gjobit Google me 2.95 miliardë euro për shkelje të konkurrencës në reklamim dixhital

20:15 : 05/09/2025

Shqipëria U-21 reziston vetëm një pjesë, Gjermania e Grudës fiton miqësoren

20:11 : 05/09/2025

“Analfabete, famën e more nga unë”, Fero i përgjigjet me fyerje e kërcënime Arbenita Ismajlit

20:02 : 05/09/2025

Produktet shqiptare refuzohen sërish! Siguria ushqimore në vend në alarm

19:59 : 05/09/2025

E shkuara kriminale e Nuredin Dumanit/ Vëllai: Grupi e tradhtoi, Talo Çela u ekzekutua nga Çopjat

19:55 : 05/09/2025

Kurti përkujton Nënë Terezën: Kur kanë kaluar 28 vite nga vdekja e saj, bota vazhdon ta nderojë

19:43 : 05/09/2025

Sllovenia tërheq nga tregu specat nga Shqipëria: Nivelet e pesticideve jashtë normave

19:29 : 05/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com